Mbushja e buzeve me Acid Hialuronik.
Dermatologjia estetike po fiton terren gjithnjë e më shumë. Një element shumë i rëndësishëm i fytyrës është buza dhe mbushja e buzeve është një nga proçedurat më të kërkuara.
Dermatologjia estetike po fiton terren gjithnjë e më shumë. Një element shumë i rëndësishëm i fytyrës është buza dhe mbushja e buzeve është një nga proçedurat më të kërkuara.
Teknikat, metodat dhe mjetet për rimodelimin/ mbushja e buzeve janë të panumërta. Sa Mjekë specialistë që modelojnë buzët ka, aq teknika ka. Megjithëse modelimi dhe volumizimi i buzëve janë një nga procedurat mjekësore më të shpeshta, më popullore dhe nga më të vjetrat, përsëri modelimi i buzëve ka ngelur një nga sfidat e Dermatologjisë Kozmetike dhe Mjekësisë Estetike.
Personalisht, kam vite që nuk përdor ndonjë metodë apo teknikë fikse, megjithatë mundem të relatoj disa nga teknikat kryesore që janë orientuese për një doktor, sidomos në fillimet e tij. Pastaj, çdo doktor krijon teknikën e tij, mund të përdorë 10 teknika brenda një rasti apo edhe të shpikë të reja, për të plotësuar nevojat e pacientit. Atë që pacienti kërkon dhe ajo që i duhet, mbase nuk i realizohet mirë vetëm me një metodë, apo me të tëra ato teknika dhe metoda fikse që ne dimë.
Pra, si variojnë teknikat tek mbushja e buzeve?
Teknikat variojnë sipas formës së buzës. Ka teknika të ndryshme për të tetë llojet e ndryshme të buzëve. E megjithatë, në të tetë llojet e formave të buzëve, ka disa elementë që janë të rëndësishëm dhe të barazvlefshëm për çdo pacient, në çdo moshë. E para është, linja e konturit apo vermilion. Konturi është shumë interesant, pasi vermilion është si një tub, që vete rreth e përqark buzës përgjatë të njëjtës linjë, që përdoret dhe lapsi i buzëve. Konturi jep apo përforcon formën dhe projektimin e buzës së sipërme dhe të poshtme. Dhe, po ta vëmë re me vëmendje është pak më i fryrë, tek të tërë personat, gjë që është evidente në moshën e re dhe zbehet me vitet apo situata të caktuara në jetë. Dhe, është një unitet më vete. Teknika e parë për çdo lloj buze është të ndiqet linja e konturit ose të krijohet kjo linjë, nëse nuk ekziston në përshtatje me fytyrën dhe kërkesën e pacientit. Duhet të njohësh mirë anatominë, ndryshe mundet të injektosh jashtë Vermilionit dhe atëherë, substanca migron mbi buzë. Ai është si një tub dhe vetëm në rast të një operacioni apo goditjeje ai mund të prishet, atëherë substanca mundet të emigrojë. Teknika e dytë për konturin e buzëve është më moderne, është më e re, është më praktike, injektohet vetëm në një pikë të vermilionit; një pikë të sipërme dhe në një pikë të poshtme dhe po dite ta gjesh mirë atë pikën, atëherë ti ke plotësuar të tërë buzën. Doktori mundet të rimodelojë nga 3-5 buzë për 10 minuta. Kjo metodë nuk të jep mundësinë të ndryshosh projektimin e buzëve dhe as t’i zmadhosh, përdoret me preferencë tek pacientët shumë të rinj, të cilët kanë buzë të plota.
Pjesa e dytë shumë e rëndësishme është volumi i buzëve.
Projektimi i buzëve.
Profili.
Gjysëm profili.
Cepi i buzëve dhe zona përreth buzëve.
Dhe, harmonizimi i të gjithë fytyrës nëpërmjet modelimit të buzëve.
Çfarë është tjetër e rëndësishme për të konsideruar kur rimodelon buzët apo sic thuhet në përditshmëri mbushja e buzeve?
Eshtë shumë e rëndësishme të jenë të ndërgjegjshëm edhe pacienti, edhe doktori, për faktin se 1/3 inferiore e fytyrës dhe sidomos buzët, janë përgjegjëse për mënyrën se si perceptohemi nga të tjerët. Ndryshe, e thënë: Ndryshon buzët, ndryshove fatin, për mirë apo për keq!
p.s. Ky artikull eshte i publikuar nga Dr. Rudina Thanasi tek Super Shendeti, Shkurt, 2018 http://supershendeti.com/dr-rudina-thanasi-ndryshove-buzen-ndryshove-fatin/
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi