Skip to content

Këshilla Mjeksore 1 Trupi Dhe Shëndeti Pyet Dr. Rudina Thanasi

keshilla1

Pershendetje Dr. Jam 29 vjec , ne zonen e syve sapo kan filluar rrudhat e para , cfare me rekomandoni?

linja e pare e trajtimit per rrudhat e mimikes jane injektimet me botulinium toksin apo rendom e njohur si Botox ( botoks)
Nese rrudhat jane te lehta atehere ju rekomadohet piling i mesem i thelle
Nese rrudhat jane per shkak te predispozites se lekures se thare ju rekomandohet injektim me acid hialuronik filler apo volumetrik.
Nese ju ka humbur elasticiteti i lekures rekomandohet mezoterapi apo mezolife.
Per nje rezultat me te mire dhe te qendryeshem ne kohe mundet te beni edhe nje trajtim te kombinuar.
Drejtohuni nje dermatologu  estetik t ju jap rekomandimin ekzakt per rastin tuaj.
 

Gjate ekspozimit ne djell “ftyra me behet me pulla dhe e kam te ndjeshme, Cfare te perdor.

Nga pershkrimi juaj duket se keni dermatite atopike dhe hipersensibilitet ndaj djellit ( ndjeshmeri te larte)
Duhet te evitoni oret e ekspoximit maximal 11 a.m – 6.p.m
30 min  perpara se te ekspozoheni ne djell duhet te vendosni mbrojtes nga djelli spf 50 per lekura te ndjeshme dhe ta rifreskoni cdo 80 min
ka mundesi t ju nevojitet edhe nje antialergjik .
Megjithate me e mira dhe me e duhura per ju,  eshte t ju shikoje nje dermatolog nga afer. Djagnostikimi i lekures behet me te pare dhe me te prekur nga dermatologu.
 
 

A sherohet ekzema? Dhe a ekziston ilac te hiqen njollat kafe nga trupi

Ekzema eshte nje patologji kronike familjare qe shfaqet here pas here dhe rralle here qendron konstante.  Eshte patologji multifaktriciale dhe  si e tille, sherohet episodi qe keni aktualisht por jo predispozita. Mundet te mbahet mire nen kontroll me ndihmen e nje specialisti dermatolog
 
Njollat kafe te kurrizit ne rastin me te zakonshem jane Pitiriasisi Versikolor. Jane nje alge e cila jeton ne trupin tone dhe shfaqet kur na ndryshon ph i lekures. Jane benigne, pra nuk jane te rezikshme por jane tregues qe trupi juaj ka qene nen nje ndryshim.   Ne  rastin e mesiperm , po hiqen. por edhe mbas trajtimit ndryshimi i ngjyres ekziston edhe per rreth nje viti. Edhe pse te trajtuara plotesisht mund te rishfaqen pas disa kohesh perseri kur ju ndryshon ph i trupit. Trajtimi behet me shampo, kremra dhe solutione antimikotike.
 

Kam pucrra te vogla kur koha eshte e nxehte ose periudhe stresi . me se ta trajtoj lekuren

Mundet te jete sudam, alergji nga djelli apo pucra apo nje kombinim i tyre.
Nese eshte ne vetem nje formeprobabiliteti me i larte jane te jene  jane pucrra.
Pucrat apo akneja jane nje patologji kronike familjare me shume faktore triger apo nxites, gjithmone e shoqeruar me nje crregullim keratinizimi ( lekura e vjeter nuk bie por qendron si tap persiper dhe bllokon duktet) Faktoret kryesor nxites jane flukset hormonale dhe stresi neuro psiqik sic ju vete keni vene re.  Trajtimi eshte i gjate nga 8 muaj ( ne rastet me te lehta deri ne 3 vjet apo gjithe jeten ne rastet e renda dhe duhet bere i vazhdueshem pa nderprerje.
Ju duhet patjeter konsulta e vazhdueshme e nje dermatologu.
 Nderkohe vete ne shtepi do perdorni nje lares per fytyre me akne 2 here ne dite, i cili duhet nderruarr cdo 45 dite.
 Solutione me metronidazol, eritromicine apo benzoat 1 here apo 2 here ne dite  21 dite, krem me tretinoin ( te rekomaduara nga dermatologu) dhe shume efikase jane disa seanca pilingu kimik tek dermatologu qe zgjidhni ju.
 Per raste me te veshtira rekomandohet edhe trajtim sistemik nen kontrollin e specialistit si  antibiotik  te ndryshem apo  derivate tretinoini nga goja.
 

Pershendetje doja te pyesja ne lidhje me ato aknet qe ngelen shenje si grop si ti trajtojm?

Shenja kryesisht le akneja konglobate apo akneja e rende. Pasi jeni siguruar qe e keni nen kontroll trajtimin e aknese fillon trajtimi i shenjave. Trajtimi i shenjave ka si linje te pare trajtimi ka  Peeling te mesem te thelle disa seanca.
dhe trajtime komplementare jane ,  kremra me tretinoin lokal, injektime me acid hialuronik filler, injektime me acid hialuronik volumetri, lasser, mezoterapi, mezolife
Ka doktore qe rekomandojne dermabrazion apo dermopen, keto nuk jane te rekomanduara nga une personalisht.

Ne fund te shpines kam disa si shenja ( njolla pulla) me te erreta se lekura ( qe kur kam qen i vogel)

Skerdi duhet t’ju shikoj nje specialist dermatolog. Ato njollat apo pullat munden te jene dhjetra djagnoza te ndryshme. duhet ti shpjegosh rastin tend doktorit dermatolog.

Related News