Shkaqet e renies se flokut janë me natyrë të shumëllojshme: metabolike, hormonale, autoimune, sëmundje kutanate, sëmundje sistemike kronike, sëmundje neurologjike, sëmundje neuropsiqike, sëmundje infektive, etj.
Patologjia e rënies së flokut si rregull është shumë komplekse, rrallëherë po u kap që në fazat e fillimit mund të jetë e thjeshtë, por kushdo qoftë patologjia, procesi i rënies është gjithmonë autoimun. Trupit i duken të huaja bulbet e tij të flokut. Në disa raste, rënia e flokut mund të vijë pas një sëmundjeje kutanate (të lëkurës) apo sistemike, si: lupus ertematos, lichen, infeksione me kërpurdha, lichenifikime, tiroide, etj. Për një trajtim të suksesshëm është thelbësore gjetja e shkakut apo shkaqeve dhe trajtimi i individualizuar në tërësi, jo vetëm i rënies së flokut dhe shkaqeve, por edhe i mirëqenies së pacientit.
Diagnostikimi i llojit të alopecisë bëhet nga mjeku dermatolog, në një konsultë shumë të detajuar, në të cilën duhet t’u kushtohet vëmendje aspekteve etioptogjenike:
- Alopeci areata
- Alopeci difuze metabolike
- Alopeci difuze androgjenike
- Alopeci toksike
- Alopeci neurologjike
- Alopeci difuze elfuvium telogjen
- Alopeci sekondare
- Apo kombinimi i tyre
Klikoni ketu per te lexuar artikullin e plote
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi