Çdo gjë që na shikojnë sytë është e motivuar nga nevoja për të qenë i dashur apo nga dëshpërimi që sjell mosplotësimi i kësaj nevoje. Ky mosplotësim është baza e pjesës më të madhe të konflikteve, pakënaqësive, në familje, në shoqëri.
Shkaku kryesor i depresionit dhe në thellësi të psiqikut arsyeja kryesore e vetëvrasjeve, pavarësisht se kush është arsyeja në sipërfaqe. Po gjithashtu dhe arsyeja kryesore e dëshirës për të dominuar mbi të tjerët dhe luftërave si vijim. Siç thonë Romakët: Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë. Me zhvillimet, dhe zbulimet e reja në fushën e biologjisë dhe epigjenezës, neuroshkencave dhe së fundmi dhe kardiologjisë (ku dhe investohet me shumë aktualisht se ne çdo fushë tjetër të mjekesisë) të gjitha degët e mjekësisë janë ngushtë të lidhura me psikologjinë. Tashmë është e vërtetuar në shumë patologji, që pjesa emocionale e pacientit është të paktën faktor trigger, (ngacmues) apo faktor favorizues.
Teori të reja thonë që pjesa emocionale mund të jetë deri në 98% faktori kryesor i çdo sëmundejeje. Mjeksia e Bukurisë është më drejtpërdrejt e lidhura me psikologjinë dhe psiqikun njerëzor. Në mënyrë direkte apo indirekte të dyja, janë të shqetësuara lidhur me rritjen e self esteem- es, dhe indirekt te self steem -es. (Self esteem=Besimi në vete që na vjen nga lavdërimet e të tjerëve, apo nga një fakt konkret i vlerësueshëm, si na perceptojnë të tjerët dhe self steem = besimi në vetevete, i pandikuar nga faktëorë të jashtëm, vetëperceptimi). Në vizionin tim të dyja këto specialitete janë një vektor transportues në kthimin e pacientit tek ai imazh i vetes, familjar dhe i pranuar. Një rikthim në vetvete. Kontakti i parë, raporti i parë dhe dashuria e parë është ajo me veten përpara pasqyrës.
Në bazë të e këtij raporti dhe indentiteti që kemi krijuar, stabilizohen dhe pasqyrohen raportet me familjarët, kolegët e me pas me botën. Gjatë jetës ka ditë më të mira dhe me pak të mira, ka surpriza të mrekullueshme, por edhe situata të pakontrollueshme. Dhe janë pikërisht këto situata të pakontrollueshme që lënë gjurmët më të përhershme të padëshirueshme, dhe na krijojnë një mimike speciale në bazë të ndjenjës predominuese me të fortë, apo impresionuese. Që nga meraku për fëmijën me temperaturë, deri tek humbja e nje personi të dashur.
Ketu mund te klikoni per te lexuar artikullin e plote
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi