Nga ana biologjike deri diku, në realitet ende nuk kemi një gjë të matshme që të mundemi që ta menaxhojmë. Po, nga ana mjeksore, mund të menaxhohet stresi nëpërmjet faktoreve të tij biologjikë, edhe mënyra sesi suportohet stresi. Janë dy degë të reja mjekësie aktualisht që merren me menaxhimin e stresit në mënyrë direkte dhe indirekte.
Të dyja janë mbispecializime të Kirurgjise Estetike dhe bëjnë pjesë në grupin e “Mjekësisë së Bjutifikimit” dhe endokrinologjisë, “Health and Wellbeing” dhe “Circadian Ritm”. Të gjithë degjojmë lart e poshtë për antioksidantë, per Vit D3 për Antiinflamator, Telomeraze, etj. Këto janë pikërisht mjetet e këtyre dy nëndegeve mjekësore, me qëllimin e vetëm të mundin të riaktivizojnë aftësinë e vetë trupit për të pastruar toksicitetin dhe për t’u rigjeneruar. Stresi, në saje të kërkimeve shkencore, nuk është më një faktor emocional i pakapshëm, atje lart në re, por një grup modifikimesh biologjike disa të matshme të tjerat ende për t’u njohur.
Klikoni këtu për të lexuar artikullin e plotë
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi