Po me behet shume shpesh pyetja nga doktore, pacient dhe stomatolog ne rrjetet sociale a munden stomatologet te bejne injektim me acid hialuronik ne buze apo zonen nazo labiale.
Zona naso_labiale dhe buzet jane indikimi I pare per cdo lloje filleri ( substance mbushese) dhe po ashtu per injektimet me acid hialuronik ne pergjithesi. Cdo mjek qofte ai dermatolog, kirurg Plasticien apo mjek estetik keshtu fillon apo ka filluar njohurite e tij me filler ne dermato kozmetike. Nuk eshte hera e pare qe me behet kjo pyetje. Per here te pare kam mbajtur kurse trajnimi per injektimin me acid hialuronik ne Athine ne 2010, se bashku me dr. Liras dhe me vone me dr. Tsagkari. Dua te permend se nder mjeket stomatologe te paret “ studente” te mi dhe ndjekes te vazhdueshem te workshopeve te mia dhe kolegeve te mi, kane qene nga figurat me te respektuara dhe sukseshme ne Athine dhe Greqi.
Dy ishin shef katedre kirurg bucomaxilofacial. Kursetve trajnimit paten shume sukses, u rriten ne frekuence po ashtu filluan edhe ne Selanike dhe Peloponez per shkak te interesimit te madh. Performanca e mjekeve “ student” u rrit shume dhe kurset u bene per specialist ne dermo filler dhe jo vetem me acid hialuronik. Me sa di une ky ka qene nje nga kurset e para qe perfshinte ne pjesemarrje mjeket stomatologe dhe me pas fenomeni u perhap edhe ne kryeqytete te tjera te Evropes. Me kenaqesi dhe krenari mundem te them qe shume prej doktoreve “ student” te mije jane nga mjeket me te sukseshme dermato kozmetike ne Athine dhe Evrope. Disa tashme jane trajner dhe mesues trajneresh per injektimin me acid hialuronik. Nje prej tyre eshte edhe dr. Rubin Zhorda I pari stomatolog “ student” I imi shqiptar, ndjekes I vazhdueshem I kurseve dhe tashme prej vitesh beshkepuntor I imi. Derisa stomatologet Grek dhe Evropian munden atehere pse jo stomatologet shqiptar? Per me teper qe njohin shume mire dinamiken e buzeqeshjes. Pjesa tjeter I perket deshires tyre per tu perfeksionuar, sa kuptojne lekuren, seriozitetit dhe etikes se punes dhe padiskutim.
A pati kundershtime nga komuniteti i mjekeve?
Sigurisht qe pati, cdo gje e re tremb. Por te mos harrojme dicka shume te rendesishme: Restylane qe eshte filleri I pare me acid hialuronik ne Prill te 2016 beri 20 vjetorin te cilin e festoi ne AMWC ne Montekarlo , Principata e Monako- s. midis shume pjesmarresve kisha edhe une nderin dhe kenaqesine te isha e ftuar. Ishte dhe nje prilegj te takoja koleg dhe bashkepuntor te vjeter dermatolog dhe kirurg plasticien. Kujtuam me nostalgji qe deri ne vitet 2006- 2008 kjo fushe dermato kosmetika atehere quhej Inxhinjeri Gjenetike pastaj kirurgji estetike dhe tashme kozmetik , dermato kosmetike dhe ata qe e perqafuan ishin te paket . Tashme per shkak te rritjes se mahnitshme mbi 600% / ne vite mbas krises ekonimike te 2008 eshte nje nga fushat me ne zhvillim dhe me pjesmarrje e perfshirjen e mjekeve nga cdo specialitet I mjeksise. Gjithperfshirje e cila sjell risin, kendveshtrimin dhe njohurite e gjithe fushave te mjeksise. Kjo ka rritur edhe performancen. Tashme me nje filler dhe botulinium toksine mund te realizohen facelifte pa kirurgji biketostomi pa kirurgji rinoplasty pa kirurgji, zvogelime moshe pa kirurgji, blefaroplasty pa kirurgji. Performanca eshte e mahniteshme dhe e paimagjinueshme po ta mendosh se deri ne 2006 edhe ata te pakte mjeke te ciletet e perqafuan dhe u bene pjese e kirurgjise estetike sot dermatobkosmetikes , injektonin me acid hialuronik vetem zonen naso labiale dhe buzet.
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi