E vetmja procedurë mjekësore e njohur që në lashtësi, të paktën 6000 vjet përpara ekzistencës së mjekësisë moderne, ku për shkak të rezultateve dhe njohurive që kërkonte, vlerësohej dhe lejohej të performohej vetëm nga sharmani i perandoreshës, vetëm tek anëtarët e familjes së ngushtë perandorake. I konsideruar si privilegj vetëm për hyjnitë. Peeling kirurgjikal apo Medium-Deep Peeling është një procedurë kirurgjikale minimalisht invazive, e cila heq kimikisht dhe fizikisht shtresat e lëkurës së vdekur dhe të gjallë deri në hipodermë, por dhe ndikon sipas dëshirës dhe nevojës edhe pjesën e mbetur të lëkurës. Shkakton ndryshime rigjeneruese dhe rindërton lëkurën e re në tone dhe teksture vetëm me një seancë.
Eshte procedure e sakte, precise, shume mire e kontrollueshme, dhe me efekte te mrekullueshme qe mbajne per kohe te gjate.
Pervecese efekteve te perfituara drejt – perdrejt, ka nje efekt sekondar special ne shtrengimin e fytyres, Efekt-lifting I cili fillon 45 dite mbas kryerjes se procedures dhe vazhdon te permiresohet gradualisht per rreth 12-16 muaj.
Mbas 15 vitesh eksperience dhe mijera pacienteve te trajtuar, ende vazhdon te me mahnise cdo dite me rezultatet e shpejta, dhe mbreslenese per nje kohe shume te shkurter, dhe efektet sekondare edhe me te pelqyera se vete qellimi fillestar, vetem me nje trajtim.
Sa zgjat si procedure peeling?
I gjithe trajtimi mund te zgjasi nga 15 min deri ne nje ore ne fytyre, dhe deri ne nje ore ne zonat e tjera te trupit.
Peeling ne vetvete zgjat maksimalisht 10 min, ne fytyre. Pjesa tjeter e kohes konsumohet me parapergatitjen e fytyres dhe trajtimin mbas kirurgjise.
Kush mundet te beje peeling kirurgjikal?
Mosha – cdo pacjent nga 10-100 vjec, megjithate mosha me e zakoneshme eshte nga 16-75 vjec.
Sexy– eshte e vetmja procedure qe eshte po aq popullore ne te dyja gjinite.
Lloji I lekures- cdo lloje lekure, me pak rezerva lekura fare e zeze, per shkak te zbardhjes se padeshiruar qe mundet te shkaktoje, Effekti- Prince-like
Stina– Ne cdo stine. Konsiderohet metoda me e mencur sepse lekura e djegur nuk shkeputet por qendron derisa qelizat e reja te jene teresisht te rindertuara, vetfunksionale dhe te afta per mbrojtje. Eshte procedura me e perdorur ne vendet e Lindjes se Mesme. Per me teper, me sa dihet, ka lindur ne Egjipt.
Zonat e preferences – zona me e preferuar eshte fytyra, qafa dhe dekolteja. Keto jane dhe zonat ku rezultatet jane me te mira. Por edhe pjese te vecanta apo I gjithe trupi.
Fillimisht ndihet nje ndjesi e papaercaktuar midis nje pickimi apo gudulisje te lehte ( tingeling) dhe mpirjeje te lekures.
Vete peeling – ka nje ndjesi nxehtesie apo djegje ashtu sic ndjehet pas nje expozimit te gjate ne djell. Ndjesi qe zgjat 20-30 sekonda.
Perfundon po me te njejten ndjesi sic ka filluar tingelling
Pas peelingut – Ndjehet nje nxehtesi apo gudulisje e lehte edhe per 15-30 min. Po ashtu lekura mund te duket lehtesisht e bardhe apo e zbehte per 10-30 min
Cfare ndjehet gjate trajtimit dhe pas tij?
Fillimisht ndihet nje ndjesi e papaercaktuar midis nje pickimi apo gudulisje te lehte ( tingeling) dhe mpirjeje te lekures.
Vete peeling – ka nje ndjesi nxehtesie apo djegje ashtu sic ndjehet pas nje expozimit te gjate ne djell. Ndjesi qe zgjat 20-30 sekonda.
Perfundon po me te njejten ndjesi sic ka filluar tingelling
Pas peelingut – Ndjehet nje nxehtesi apo gudulisje e lehte edhe per 15-30 min. Po ashtu lekura mund te duket lehtesisht e bardhe apo e zbehte per 10-30 min
Cfare duhet bere perpara Peelingut Kirurgjikal?
Peeling Kirurgjikal eshte nje metode me tre Kohe dhe ne bashkepunim te ngushte me pacientin.
Perpara pergatitja dhe post-peeling jane pjese po aq te rendesishme sa vete procedura.
Doktori perpara se te marri pacjentin ne trajtim, sigurohet qe pacjenti eshte shume mire I informuar, e di se cfare duhet te perdori dhe jo, eshte I vetedijeshem per perjudhen e riberjes se lekures, dhe ka pritshmeri realiste.
Nga 2-6 jave perpara pergatitet lekura me trajtimin perkates te individualizuar per cdo pacjent. Ku perfshihet:
Higjena e lekures sipas rekomandimit te mjekut
Mbrojtja e lekures me Photoprotektore plus
Mbrojtja me medikamente nga goja, sipas rastit
Trajtime rigjeneruese, ribalancuese ose exfoliative te lekures ne zonen e deshiruar
Periudha perpara pergatitore eshte vendimtare. Pacienti kupton nese e ka te lehte te kete kujdes ashtu sic nevojitet per rezultat sa me te mire dhe te zgjatur ne kohe apo jo.
Mjeku percakton nese pacienti eshte klient apo pacient.
A ka efekte sekondare te menjehereshme?
Ka nje ndjesi nxehtesie dhe kruarje te lehte 15-30 mbas peelingut.
Lekura mund te duket lehtesisht e bardhe apo e kuqe 10-30 minuta pastaj normalizohet.
Pritet nje enjtje e mesme.
Lekura mund te duket si e rrjepur apo “ e thyeshme”
Shpesh merr ngjyre si ne bronz apo me e erret se normalisht dhe e ngurt deri ne momentin qe fillon procesi I peeling.
Rindertimi I lekures behet per 5-10 dite ne varesi te shpejtesise individuale me te cilen sherohet pacienti zakonisht.
A ka efekte negative secondare?
Eshte procedura me e sakte e njohur deri me sot. Me nje pergatitje te mire te pacientit nuk ka surpriza.
Efektet sekondare jane te lidhura ngushte me dy faktore:
- Pa aftesine e mjekut
- Pacienti ka prekur fytyren gjate periudhes se rindertimit
Per kete arsye pacienti duhet pergatitur shume mire me informationin e nevojshem si dhe shpirterisht.
Po u ngacmua fytyra efekti mundet te jete mutilim I perjetshem
A mund te dalesh nga shtepia ne kete periudhe?
Nga ana shendetesore pacienti eshte teresisht I sigurt dhe I lire te vazhdoje jeten ne menyre normale. 2 ditet e para pacienti duket normal, si dhe me I paraqitshem se perpara procedures.
Dita 3-5 jane me te veshtirat nga ana sociale.
Per shkak te paraqitjes se lekures diten 3-5 mbas kirurgjise ne u rekomandojme te mos kene asnje program te rendesishem. Asgje qe nuk mbulohet me make-up.
I qete dhe shume I paraqitshem ne public, pacienti eshte ne diten e shtate.
Si behet mirembajtja post peeling?
Diten e pare mbas kirurgjise pacienti nuk ben absolutisht asgje ne fytyre.
Qe diten e dyte fillon te ndjeke rekomandimet e mjekut se cfare produktesh duhet te perdori, koha si dhe kohezgjatja.
Kategorikisht nuk duhet te preki apo heqi lekurat e vjetra.
Lekura e djegur bie vete ne momentin perfekt qe lekura e re eshte teresisht e rindertuar.
Kush jane rezultatet qe priten mbas peelingut Kirurgjikal? Sa zgjat efekti I perfituar nga piling kirurgjikal?
Permiresime te konsiderueshme ne
- tonifikim
- tekstura e lekures
- rrudhat e vogla
- pigmentime
- njolla kafe
- rivitalizim
- shtrengim, zvogelim I poreve
- permiresim I aknese se thjeshte
- aknee konglobate apo te komplikuar,
- permiresim ne rrathet kafe ose te zi te syve,
- shenjat e moshes
- pasterti
- homogjenizim
- shkelqim dhe revitalizim i lekures dhe paraqitjes ne pergjithesi
- balancim i sebiumit
Rezultatet permiresohen ne kohe, rezultati eshte edhe me I mire ne 45 dite kur nje Lift up efekt fillon te vihet re.
Keto efekte zgjasin per 6-12 muaj. Me kujdesin e vazhdueshem te lekures sipas rekomandimit te mjekut edhe per 2-5 vjet ne kushtet perfekte.
Rezultati mund te mbahet me peeling siperfaqesor apo te shtohet ndjeshem progresivisht me tjeter peeling Kirurgjikal.
Per nje rezultat optimal sa shpesh rekomandohet peeling Kirurgjikal?
Normalisht rekomandohen 4-6 ne vit kur interesi eshte estetik dhe rinues.
Ne raste si shenjat e thella te aknes, strechmarks, aknee conglobate, cancer lekure, pigmentime te thella, apo lekure te rende me shenja te fort plakjeje te parakohshme, rekomandohen 4-6 seanca te bera intensivisht. Pastaj perseritje cdo 3-4 muaj.
E bere keshtu kjo procedure ka rezultate mahnitese si shendetesore ashtu dhe estetike. Eshte minimalisht invasive dhe efekti secondare Lifting eshte shume I pelqyer nga te gjithe.
Kush duhet ta performoje kete procedure?
Peeling Kirurgjikal eshte e vetmja procedure qe nuk fallsifikohet dot.
Nuk te mbulojne dot as makinerite dhe as kremrat lluksoze.
Kjo procedure aq e lehte sa duket ne paraqitje eshte procedura mjeksore qe kerkone njohurite me te thella te lekures, histopatologjise se lekures dhe procesit te wound healing.
Te kualifikuar jane mjeket Kirurg Dermatolog, Dermatolog te specializuar ne Endermologi dhe Peeling dhe Kirurget Plasticien qe njohin shume mire procesin e wound healing.
A ka pacient te cileve nuk u rekomandohet?
U rekomandohet te gjitheve por refuzohet klienti, te pakten deri ne momentin qe behet pacient.
Evitohet pacienti qe ka nxitim, deri sa te kete te gjithe informationin e nevojshem edhe per te ruajtur efektet mbas procedures.
Evitohet ai pacient I cili ka nje ekuiliber te dobet emocional, deri sa te ndihet me mire.
Konkluzion piling kirurgjikal
Eshte metoda ideale per trajtimin e 90% te shqetesimeve dermatologjike dhe estetike.
Eshte e lehte dhe e sigurt per ate qe e posedon dhe e respekton .
Cdo rast eshte , dhe duhet trajtuar si individual.
Eshte nje procedure ne dukje shume e thjesht, qe behet ne kushtet e zyres, por e sakte ne cdo detaje.
Eshte nje nga procedurat me te verteta te mjeksise aktuale dhe pse vjen qe nga antikiteti .
U eshte e rekomanduar te gjitheve ne cdo moshe dhe kohe.
Performohet nga Kirurg Dermatolog, Dermatolog I specializuar ne Endermologji dhe Peeling, Kirurg Plastician.
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi