Skip to content

Rhinoplastika

Foto-Rudina-Thanasi

Po, kur flasim për rhinoplastikën, mund të më shpjegoni, se cila është rruga që ju ndiqni, kur një pacient ju paraqitet me një shqetësim të tillë? Në qoftë se personi ka probleme funksionale, ka një devijim septi të theksuar, ka mish në hundë, unë e drejtoj tek një specialist otorinolog. Nëse devijimi është për shkak të ndonjë goditje, apo aksidenti, atëherë i rekomandoj t’i drejtohen një doktori specialist Kirurg Plastik, apo Kirurg Otorinolog.
 Në qoftë se bëhet fjalë për një ndërhyrje estetike, për t’i rregulluar paraqitjen e hundës, për t’i sheshuar gungën, për t’ja drejtuar, për t’i rregulluar harkun, apo për ngritjen dhe modelimin e majës dhe projeksionit të hundës, atëherë modelimi bëhet shumë i thjeshtë, jo invaziv, pa efekte sekondare dhe pa kohë rekuperimi, po me botox apo me acidin hialuronik, efekti është i menjëhershëm.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News