Kanë disa shkaqe, jo vetëm një shkak. Një është dermatit atopik, që është një dispozitë gjenetike, janë personat që lindin me një hiersensibilitet. Tashmë dermatiti atopike është aq i shpeshtë sa besoj kjo do jetë lloji i lëkurës normale në të ardhmen e afërt. Karakteristikë për njohjen e dermatitit Atopik është linja “Mërfi”, që është një linjë e parë, një rrudhë e parë që në fëmijërinë e hershme në qepallën e poshtme, dhe “dark circles” apo rrathët e nxirë të syve, që zakonisht duken më shumë pas një nate pa gjumë, kur personi ka ndenjur në ambient me pluhura.
E dyta janë sklerodermitë. Është shumë interesante, sepse të njëjtat shqetësime që krijojnë që bëjnë sëmundjet hiperimune, të njëjtat probleme krijojnë dhe sëmundjet autoimmune. Janë si dy anë të të njëjtës monedhë. Janë kolagjenozat, autoimmune, çregullimet e thjeshta të elasticitetit, që japin atë që ne themi “puffy eye”.
Klikoni këtu për të lexuar artikullin e plotë;
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi