Skip to content

Shenjat Post Akne

71aXyk825SL._SL1500_-700x591

Në bazë të preferencave, trajtimi i shenjave post akne bëhet pas stabilizimit të aknes konglobate, apo fulminante, akne të cilat kanë predispozitën më të madhe të lënë shenja. Mënyrat e trajtimit të shenjave janë:

  • Peeling kirurgjikal
  • Mezoterapi për shenja dhe stretchmarks
  • Mezoterapi dehiscente
  • Mezoterapi revitalizues
  • Filler mbushës
  • Filler vitalizues

Sipas rastit, vjetërsisë, llojit të shenjave dhe llojit të lëkurës, mund të jetë e nevojshme vetëm një procedurë si peeling kirurgjikal (disa seanca, nga 4- 6, peeling-u te mesëm me zona te mesme te thella apo peeling-u kirurgjikal), që është edhe pjesë e domosdoshme për trajtimin e aknes konglobate dhe fulminante. Dhe atëherë 70 % e trajtimit të shenjave bëhet përgjatë trajtimit klasik të aknes. Për rastet më të veçanta, bëhet një kombinim i peeling-ut me metodat e përmendura më lart.

E rëndësishme është që shenjat trajtohen shumë mirë. Zgjidhja është shumë e mundshme, shumë efikase, e shëndetshme. Përdoret aftësia e vetë lëkurës për t’u ripërtërirë. Dhe rezultati i përfituar nuk humbet kurrë. Sigurisht, trajtimi i suksesshëm i shenjave të aknes nuk e ndalon dot pacientin të krijojë shenja të tjera.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News