Botulinium Toxina bllokon sinjalet e gjendrave te djersitjes eccine dhe keshtu redukton ndjeshem djersitjen. Qellimi i trajtimit eshte qe te beje djersitjen me normale, te menaxhueshme. Pacientit i rekomandohen ne disa raste disa analiza apo konsulta specialiteti per te detektuar shkakun e mbrendshem te shfaqjes se djersitjes se tepert.
Perpara trajtimit per tu administruar doza e duhur , behet nje test minor me jod dhe puder talk, qe evidenton zonat me me teper djersitje dhe intensitetin e Hiperhidrozes. Meshkujt zakonisht kane nevoje per doza me te medha se sa femrat. Injektimi me BTX A behet direkt ne gjendrat e djersitjes edhe 2 cm rreth e rrotull per te evituar kompensimin natyral . Kjo ndihmon qe perkohesisht te evitohen impulse qe shkaktojne djersitjen e tepert dhe marrja e funksionit te djersitjes nga gjendrat rreth e rrotull.
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi