Skip to content

Si mund ta bëjmë linjën e profilit të hollë?

o-que-e-bichectomia
Bikektomia Joinvazive është një metodë që është rikthyer në trend? Si mund ta bëjmë linjën e profilit të hollë?

Kjo është një metodë që po kërkohet shumë dhe sot. Ka si rezultat formen perfekte te fytyres ate te moshes 30. Eshte nje metode e lehte per ke di ta beje, eshte shume efikase, 30% e efektit dallon pernjehere per sa kohe je Akoma ne klinike, eshte nje metode shume elegante, dhe ne ditet e sotme eshte edhe joinvazive. Megjithese emertimi emotional vazhdon te jete “Bikektomi” tashme nga Bikektomia ka mbetur vetem rezultati I perfituar (pa deme fizike) por vete metoda me rritjen profesionale te mjekeve estetike, me eksperiencen e perfituar nga 20 vite injektime Botox dhe nje kuptim me I mire I muskujve te mimikes, ka progresuar ne nje metode totalisht jo invasive. Çfarë ndodh në koncept. Kjo si procedurë është për ata që kanë fytyra lehtësisht të rrumbullakëta ose I kane muskujt e kafshimit shume te forte apo muskujt e fytyres te leshuar poshte nga mosha apo nje gjendje e caktuar emocionale per kohe te gjate. Disa prej tyre dëshirojnë të kenë një linjë të hollë, e cila i nxjerr linjat më evidente, më të qartë, mollëzat të jenë më në pah dhe fytyra të duket më e gjatë. Fillimi i parë do të ishte “prerja” e muskulit, pra ngritja e zigomatikëve dhe prerja e profilit me botulinium toksic. Procedura do të ishte e njëjtë, si atëherë kur ne trajtojmë qafën dhe e ngremë sipër, thjesht që sasia e botox-it që ne e përdorim për të modeluar muskulin e nofullave është pak më e madhe se sa normalisht. Si rezultat I injektimit te botulinium Toksin ne vendin e duhur dhe ne sasine e duhur perfitohet një zbutje e muskujve masseter ( te kafshimit te sipermit) dhe vizualisht nje prerje natyrale e fytyres, po aq evidente sa edhe me metoden kirurgjikale miniinvazive Bikektomine. Pacientët si rezultat kane nje mollez me te evidentuar te ngritur lart ne menyre natyrale pa ndonje ndihmen e nje substance mbushese. pra nuk bie më në sy nofulla dhe duke marre force muskujt zigomatike bien me shume ne sy në sy mollezat. Kjo është pjesa e parë e procedurës që është edhe më e rëndësishmja, siç e thamë muskujt janë edhe më interesantë. Muskujt janë të tërë në komunikim constant me njëri-tjetrin dhe në momentin që ke prekur njërin i ke prekur të tërë. Praktikisht mund të ndryshosh të gjitha parametrat e fytyrës. Pjesa e dytë e procedurës, është nëse personi ka nevojë bëhen disa injektime me lipolizën nga mesoterapia, që tret zona të caktuara në dhjamit, megjithatë kjo procedurë preferohet nga personat e një moshe të caktuar apo personat qe per arsye personale ose shendetesore kane patur nje shperthim kortizonik. Pjesa me thelbesore e procedures dhe rezultati me I dukshem mberrihet pas injektimit te Botulinium toksine. Megjithate per nje rezultat me te mire me te qendrueshem ne kohe tek disa paciente vazhdohet me tretjen e dhjamit ne gushen dyfishe apo ne zonen e poshtem te faqeve( aty ku si pjese e karakteristekes natyrale te fytyres eshte nje depozite dhjamore me proeminente te cilen pacienti nuk e deshiron estetikisht) . Nje pjesë plotësuese e rezultatit nëse është nevoja dhe pacienti e deshiron eshte injektimi me acidi hialuronik për të ridefinuar më fort mollëzat , linjën mandikulare ( jowl line).

Klikoni per te lexuar artikullin e plote

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News