Skip to content

Si të evitojmë njollat kafe, rrudhat dhe alergjitë nga dielli gjatë periudhës së plazhit?

njollat kafe ne lekure

FOTOPROTEKTORI

1- Vendosim fotoprotektor (krem plazhi) me faktor mbrojtjeje të paktën 15.

2- Fotoprotektori vendoset 30 minuta përpara ekspozimit në diell.

3- Fotoprotektori vendoset në mënyrë homogjene si veshje për fytyrën dhe trupin.

4- E rifreskojmë fotoprotektorin cdo 2 orë.

5- Rifreskimi i fotoprotektorit bëhet në hije dhe jo direkt në djell.

6- Nëse kemi hyrë në det apo jemi djersitur, e rivendosim fotoprotektorin edhe nëse s’kanë kaluar 2 orë.

7- Nëse fotoprotektori është i yndyrshëm, përdorim një letër picetë për të përthithur yndyrën përpara ekspozimit në diell.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News