Skip to content

Si të evitojmë njollat kafe, rrudhat dhe alergjitë nga dielli gjatë periudhës së plazhit?

brown-spots-sun-damage (1)

FOTOPROTEKTORI

1- Vendosim fotoprotektor ( krem plazhi) me faktor mbrojtjeje të paktën 15 .

2- Fotoprotektori vendoset 30 minuta përpara expozimit në djell.

3- Fotoprotektori vendoset në mënyre homogjene si veshje për fytyrën dhe trupin..

4- E rifreskojmë fotoprotektorin cdo 2 ore.

5- Rifreskimi i fotoprotektorit bëhet në hije dhe jo direkt në djell.

6- Nëse kemi hyrë në det apo jemi djersitur, e rivendosim fotoprotektorin edhe nëse s’kanë kaluar 2 ore.

7- Nëse fotoprotektori është i yndyrsheëm, peërdorim një letër picetë për të përthithur yndyrën përpara expozimit në diell.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News