Skip to content

Si trajtohen stretchmarks (strijat) nga Dr. Rudina Thanasi

d3b2c61ee750927cc5f1ff2eb95baf4c

Stretchmarks (strijat) nje nder sfidat e dermatologjise dhe kirurgjise estetike sot. Subjekt mbi te cilin investohen miliarda ne kerkime shkencore cdo vit. Ne ne kliniken tone kemi krijuar nje protokoll per trajtimin e stretchmarks, strijat, me rezultat ne cdo rast mbi 70%.


Çfarë janë stretchmarks?

Stretchmarks janë çarjet e lëkurës që ndodhin si pasojë e humbjes së elasticitetit dhe plasticitetit të lëkurës, nën presion. Janë shumë shpesh me predispozite familjare gjenetike.

“Healing is not a science, but the intuitive art of wooing nature.”

“Shërimi nuk është një shkencë, por arti intuitiv i një natyre dashamirëse.”

H. Auden, “The Art of Healing”


Si ndodh?

Për arsye të ndryshme, lëkura nuk e përballon dot presionin dhe efektivisht çahet. Si mekanizëm kompensimi, një ind fibroz jonatyral i tendosur apo i flashkët ndërtohet si arnë që lëkura në përgjithësi të vazhdojë të ofrojë funksionin e saj primar – mbrojtjen nga faktorët e jashtëm.
Pjesa më e madhe e kushteve të formimit është shumë e njohur pothuajse te të gjithë njerëzit:

  • Gjatë dhe pas shtatzanisë,
  • Adoleshenca me adaptimet hormonale
  • Shëndeti i menjëhershëm
  • Humbja e menjëhershme në peshë
  • Trajtim me kortizonikë, etj.

Po ashtu, edhe arsye jo aq shumë të njohura, si sëmundja Nelson, apo dhe defekte të elasticitetit, në shumicën e rasteve sipas përvojës sime, bashkëekzistojnë me patologjitë e metabolizmit.

Trajtimi i stretchmarks është një sfidë jo e vogël për mjekësinë, por totalisht i mundshëm dhe shumë efikas.

Në parim, trajtimi i stretchmarks përfshin, ndihmon dhe është shumë efikas në të gjitha patologjitë plagëshëruese dhe atyre të elastozës, duke iu adresuar për më tepër, për çdocilin nga këto probleme, edhe specifikës së tyre individuale:

  • Shenjat post-akne,
  • Humbjet e elasticitetit,
  • Shenjat post-operative,
  • Shenjat e kafshimeve me humbje substance,
  • Cikatricet hipertrofike, hipotrofike,
  • Cikatricet keloidiane retraktile,
  • Cikatrice pas djegies,
  • Cikatrice imobilizuese,
  • Cikatrice mutiluese.

Si funksionon? 

Për të trajtuar stretchmarks me rezultate shumë të mira, duhen marre në shqyrtim të gjithë faktorët etiopatogjenikë dhe sëmundjet apo predispozitat personale dhe familjare. Në rastin e nevojshëm, rekomandohen konsulta tek specialisti i fushës së patologjisë mbështetëse dhe nëse është nevoja, bashkëpunim. Rekomandohen disa analiza për të depistuar shkakun kryesor dhe ekuilibrin hormonal.

Trajtimi ka katër qëllime:

  1. Të rindërtojë lëkurën e shkëputur poshtë indit fibroz jo natyral
  2. Në kohën e duhur të shkatërrojë indin fibroz jo natyral
  3. Rindërtimi i një shtrese sipërfaqësore indi fibroz natyral të shëndetshëm.
  4. Qëllimi për të arritur me kalimin e kohës drejt një lëkure pothuajse normale, duke u bazuar tek prirja e natyrshme dhe vetë-aftësia e lëkurës për t’u rindërtuar, pasi të gjallërohet, vitalizohet dhe t’i largohet indi fibroz jonatyral si pengesë.

Secili nga këto qëllime, terapi-target, ka trajtim më vete. Zakonisht, janë 1-12 seanca trajtimi.  Të performuara në 1-3 javë distance nga njëra-tjetra. Nëse seancat bëhen me diferencë muajsh apo vitesh midis tyre, kjo nuk do të ketë ndikim në rezultatin përfundimtar në asnjë mënyrë. Çfarëdo që përfitohet nga secila séance, mbetet përgjithmonë dhe e pavarur nga vazhdimi i trajtimit.

Rezultatet

Rezultatet e stretchmarks pas trajtimit janë të mrekullueshme dhe shumë efikase për të gjithë ata që konsiderojnë 70% përmirësim, efikas, sepse gjithë terapia, në parim, është e ndërtuar në aftësinë e lëkurës për vetërigjenerim dhe seancat e trajtimit varen nga vitaliteti individual personal i çdo pacienti.

Rezultatet në më shumë se 90 % të rasteve janë të mrekullueshme, shumë efikase, me të paktën 70% përmirësim të përhershëm. Janë të qëndrueshme dhe të parikthyeshme, të paktën në 9 vjet përvojë personale në kët fushë e them me siguri.

Kur do filloj t’i shoh rezultatet?

Rezultatet fillojnë të shihen qysh në seancën e parë, në disa raste janë dramatike (për mirë). Në përgjithësi, ndryshimet dhe dallimin e bën në seancën e dytë-të tretë.

Cilat janë efektet anësore?

Efektet anësore te stretchmarks janë vetëm locale, të përkohshme deri në 1 javë, dhe vetëm estetike, dhe respektivisht, sipas procedurave, konsistojnë në:

  • Nxirje
  • Enjtje
  • Skuqje
  • Nxehtësi lokale
  • Njolla kafe
  • Ndjeshmëri të përkohshme

Mjetet e trajtimit

    • Peeling kirurgjikal
    • Mezoterapi revitalizuese
    • Mezoterapi specifike stretchmarks me substanca:
    • Antiproliferuese
    • Anticicatriciale,
    • Oligoelement
    • Antifibrolitike
    • Accelerator celular
    • Activator etj.
    • Dhe fluidizante hidratuese dhe restabilizuese
    • Nanoterapi

Çfarë duhet të shmangë pacienti gjatë trajtimit?

    • Nuk duhet të
      bëjë dush me ujë të nxehtë për 6 orë
    • Jo sauna për 12 orë
    • Ditën e trajtimit nuk rekomandohen kafeja, pijet stimuluese, aspirina dhe të gjitha AINS, por nuk janë të detyrueshme
    • Duhet të përdorë fotoprotektor në zonën e trajtuar gjatë gjithë kohës së trajtimit dhe një muaj mbas tij, si dhe gjatë dimrit.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News