Si mund ta bëjmë linjën e profilit të hollë?

Bikektomia Joinvazive është një metodë që është rikthyer në trend? Si mund ta bëjmë linjën e profilit të hollë?

Kjo është një metodë që po kërkohet shumë dhe sot. Ka si rezultat formen perfekte te fytyres ate te moshes 30. Eshte nje metode e lehte per ke di ta beje, eshte shume efikase, 30% e efektit dallon pernjehere per sa kohe je Akoma ne klinike, eshte nje metode shume elegante, dhe ne ditet e sotme eshte edhe joinvazive. Megjithese emertimi emotional vazhdon te jete “Bikektomi” tashme nga Bikektomia ka mbetur vetem rezultati I perfituar (pa deme fizike) por vete metoda me rritjen profesionale te mjekeve estetike, me eksperiencen e perfituar nga 20 vite injektime Botox dhe nje kuptim me I mire I muskujve te mimikes, ka progresuar ne nje metode totalisht jo invasive. Çfarë ndodh në koncept. Kjo si procedurë është për ata që kanë fytyra lehtësisht të rrumbullakëta ose I kane muskujt e kafshimit shume te forte apo muskujt e fytyres te leshuar poshte nga mosha apo nje gjendje e caktuar emocionale per kohe te gjate. Disa prej tyre dëshirojnë të kenë një linjë të hollë, e cila i nxjerr linjat më evidente, më të qartë, mollëzat të jenë më në pah dhe fytyra të duket më e gjatë. Fillimi i parë do të ishte “prerja” e muskulit, pra ngritja e zigomatikëve dhe prerja e profilit me botulinium toksic. Procedura do të ishte e njëjtë, si atëherë kur ne trajtojmë qafën dhe e ngremë sipër, thjesht që sasia e botox-it që ne e përdorim për të modeluar muskulin e nofullave është pak më e madhe se sa normalisht. Si rezultat I injektimit te botulinium Toksin ne vendin e duhur dhe ne sasine e duhur perfitohet një zbutje e muskujve masseter ( te kafshimit te sipermit) dhe vizualisht nje prerje natyrale e fytyres, po aq evidente sa edhe me metoden kirurgjikale miniinvazive Bikektomine. Pacientët si rezultat kane nje mollez me te evidentuar te ngritur lart ne menyre natyrale pa ndonje ndihmen e nje substance mbushese. pra nuk bie më në sy nofulla dhe duke marre force muskujt zigomatike bien me shume ne sy në sy mollezat. Kjo është pjesa e parë e procedurës që është edhe më e rëndësishmja, siç e thamë muskujt janë edhe më interesantë. Muskujt janë të tërë në komunikim constant me njëri-tjetrin dhe në momentin që ke prekur njërin i ke prekur të tërë. Praktikisht mund të ndryshosh të gjitha parametrat e fytyrës. Pjesa e dytë e procedurës, është nëse personi ka nevojë bëhen disa injektime me lipolizën nga mesoterapia, që tret zona të caktuara në dhjamit, megjithatë kjo procedurë preferohet nga personat e një moshe të caktuar apo personat qe per arsye personale ose shendetesore kane patur nje shperthim kortizonik. Pjesa me thelbesore e procedures dhe rezultati me I dukshem mberrihet pas injektimit te Botulinium toksine. Megjithate per nje rezultat me te mire me te qendrueshem ne kohe tek disa paciente vazhdohet me tretjen e dhjamit ne gushen dyfishe apo ne zonen e poshtem te faqeve( aty ku si pjese e karakteristekes natyrale te fytyres eshte nje depozite dhjamore me proeminente te cilen pacienti nuk e deshiron estetikisht) . Nje pjesë plotësuese e rezultatit nëse është nevoja dhe pacienti e deshiron eshte injektimi me acidi hialuronik për të ridefinuar më fort mollëzat , linjën mandikulare ( jowl line).

Klikoni per te lexuar artikullin e plote

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

BIKEKTOMIA JOINVAZIVE – Nga Dr. Rudina Thanasi

Dr: Rudina Thanasi/ Fytyrë të gjatë, të hollë si yjet e kinemasë ndërkombëtare Bikektomia jokirurgjikale, ‘prerja e fytyrës’ ideale, mollëza të theksuara në pesë minuta. Pse duhet të jemi pacientë të kirurgjisë estetike dhe si mundet të kurojmë depresionin vetëm me një botox.Të gjithë ata që kanë fytyrë të rrumbullakët , te influencuar nga të gjitha modelet që na serviren nga kinemaja apo fotomodelet ku te gjithe anë me fytyrë të gjatë të hollë, me prerje ku thellohen mollëzat. Ndonjëherë na është dukur se ky është fati, këto janë genet dhe nuk mund të bëjmë gjë kundër kësaj. Por, jo! Kjo lloj fytyre mund të rregullohet për pesë deri në dhjetë minuta me disa pika botox.

 

Continue reading