Aknet dhe cikatricet, trajtimet rinuese qe i japin fund makthit nga Dr. Rudina Thanasi

Aknet dhe cikatricet, trajtimet rinuese qe i japin fund makthit!

Transkript Intervistë.
Intervistoi: Silvana Balliu
Dr. Rudina Thanasi shpjegon me një gjuhë të thjesht për kuptimin e të gjithëve.

Nëse jeni një person, femër apo mashkull dhe keni apo keni pasur një lëkurë me akne, me siguri diku-diku keni gabuar në trajtimin apo agravimin e situatës së tyre. Ai brez, që tashmë është rritur dhe e ka kaluar fazën e shpërthimit të akneve, me siguri nëse nuk ka ndërhyrë në momentin e duhur me medikamentet e duhura, në rastin më të keq, ka bërë të kundërtën. Ndërsa, sot jeton më makthin që lënë çikatriçet. Por, nëse mendoni, se tashmë ky ishte fati juaj dhe jeni mësuar me praninë e tyre ka ardhur koha të mendoni të kundërtën. Ja ku vjen një lajm shumë i mirë për ju! Çikatriçet jo vetëm që kanë zgjidhje, por lëkura juaj do të rinohet me shumë vite, pasi t’i jeni nënshtruar trajtimit anti-age, që në fakt nuk është as i vështirë. Lexoni argumentet bindëse të Dr. Rudina Thanasi. Me siguri pas kësaj interviste do të merrni guximin t’i riktheheni problemit tuaj të vjetër, e ta bëni lëkurën tuaj të duket e re….

A janë të trajtueshme çikatriçet? Pra, a ekziston mundësia, që një person që ka shenja në fytyrë nga aknet, të vijë një ditë dhe të ketë një lëkurë të shëndetshme?

Për çikatriçet e aknesë marr shumë pyetje. Njerëzit mendojnë se nuk ka shpresë. Madje, edhe për vetë aknenë mendojnë se nuk ka shpresë. Është e çuditshme, megjithëse kam me dhjetëra postime në website, facebook apo instagram, ku mund të gjesh foto pafund me njerëz realë. Njerëzit vazhdojnë të mendojnë, që nuk ekziston shpresë për të trajtuar aknenë dhe për më tepër çikatriçet e aknesë. Marr përditë nga dy tre pyetje të tilla: A trajtohen, a është e mundur?

 

Ndoshta janë zhgënjyer nga trajtime të mëparshme, apo e kanë nisur trajtimin dhe e kanë lënë përgjysmë?

Edhe trajtimi i aknesë edhe trajtimi i çikatriçeve të aknesë është një trajtim serioz, i cili siç u them gjithmonë pacientëve, që në fillim kur hyjnë ose BËJE, OSE MOS E BËJ. Kur bëhet fjalë, sidomos për AKNENË. Është një mjekim me disa lloj linjash terapie, megjithatë ekziston një e madhe e përgjithshme. Unë i them pacientit, që trajtimi do të jetë intensiv, tre muajt e parë, sidomos një muaj e gjysmë. Për tre deri në pesë muaj, kur fillohet trajtimi intensiv, atëherë lëkura e pacientit do të jetë edhe më e mirë, se sa përpara se ta fillonte trajtimin, pastaj duhet mbajtur, 18 muaj deri në dy vjet. Duhet mbajtur ky rezultat perfekt. Por, vazhdueshmëria është edhe më e rëndësishme se vetë trajtimi intensiv. Ka disa linja trajtimi, është ajo kujdesja e përditshme, është trajtimi me peeling të mesëm të thellë, por janë edhe disa substanca që merren nga goja. Ka shumë pacientë, që e lënë mjekimin fiks në muajin e tyre të pestë, kur lëkura e tyre është perfekte, sigurisht nuk do të mund të kthehen kurrë atje ku ishin përpara, pasi ka një vlerë të depozituar trajtimi. Por, nëqoftëse nuk ndiqet edhe ato tetë 18 muajt e tjerë, që janë shumë elegantë si ndjekje, sigurisht që do të rikthehet. Pra, jo vetëm që ka shpresë, por rezultati është shumë i sukseshëm. Është i sukseshëm, jo vetëm në akne dhe në çikatriçet e aknesë, por edhe në kualitetin e përgjithshëm të lëkurës, shëndetit, flokëve, thonjve, sepse janë të tëra të lidhura bashkë.

 

Sa e mundur është që të trajtohet çikatriçja, që duket gati-gati mitike, që ta besosh, që do të shërohet?

Po të shikosh fotot e trajtimeve që kemi arritur, nuk është kaq mitike. Pjesa e parë apo 50 për qind trajtohen lehtë, që në fillim. Gjithnjë, trajtimi është individual. E para, dhe më e rëndësishmja është për të parë, sa e vjetër është çikatriçja. Sa më e vjetër, që të jetë çikatriçja, aq më i vështirë është edhe trajtimi. Jo, në rezultat. Por, pjesa më e madhe e punës është që pacienti të besojë që mundet. Kur fillon trajtimin e parë dhe shikon që ka rezultate, atëherë kemi të bëjmë me një tjetër lloj pacienti dhe punon ndryshe me të. Sigurisht, ka shumë pjesë të trajtimit, që mund të konsiderohen një për të tërë, si koncepte të mëdha, por gjithnjë trajtimi është individual, sepse lëkura është individuale. Edhe brenda një familje, ti ke të njëjtin lloj lëkure, por jo fiks të njëjtën. Çdo lëkurë ka të mirat e veta dhe të metat e veta. Lëkura në fakt është një lloj manifesti, apo një lloj pasaporte e gjendjes tuaj të përgjithshme shëndetësore.

 

Ju thoni, që suksesi me çikatriçet mund të arrijë shifrën minimalisht 50 për qind?

Unë zakonisht pacientëve u premtoj 70 për qind. Por, ky nuk është maksimumi që unë mund të bëj, por le të themi për të qenë korrekt dhe duke lënë mënjanë modestinë. 50 për qind e këtij rezultati mbërrihet shumë kollaj dhe shumë shpejt. Edhe te çikatriçet shumë të vështira. Sepse, trajtimi i çikatriçeve të aknesë është i njëjti me atë të çikatriçeve të djegieve. Sigurisht është shumë e rëndësishme të bëhet anamneza e parë, për të parë sa e vjetër është çikatriçja. Ndonjëherë, edhe vetë çikatriçet e freskëta, ato që janë akoma të kuqe, janë më të vështira se çikatriçet shumë të vjetra. Çfarë është problem te çikatriçet e vjetra është gjendja emocionale e pacientit. Kur, çikatriçja është e bardhë, është më e lehtë për t’u trajtuar nga ana mjekësore, nga ana psikologjike është më e vështirë për të punuar me këtë pacient. Dhe bëhet një anamnezë apo një bashkëbisedim me pacientin për të parë: 1. Llojin e stilit të tij të jetës, sepse është e kotë të fillosh me një trajtim, të cilin ai nuk e mban dot. 2. Shikohet nëse çikatriçet janë të lidhura apo jo me muskujt. Komunikojnë apo jo me njëra-tjetrën. Se mund të jetë një çikatriçe shumë e thellë apo shumë e vjetër, shumë e madhe, por nëse rreth e rrotull ka lëkurë të mirë, procesi i të ribërit është shumë më i shpejtë, sesa te dikush tjetër që ka shumë çikatriçe të vogla, por të përhapura gjithandej nëpër fytyrë, por nuk ka lëkurë të shëndetshme fare.

 

Për sa kohë mund të themi që arrihet rezultati i parë nga fillimi i trajtimit?

Kur fillohet trajtimi intensiv, për 3 muaj deri në 5 muaj, ke 50 deri 70 për qind të rezultatit të arritur. Problemi është shumë i zgjidhshëm, por kur pacienti fillon dhe shikon që ekziston mundësia për më mirë, fillojnë dhe rriten pretendimet. Ka pacientë, të cilët në fillim thonë, unë sikur gjysmën e këtyre të heq do të isha shumë i kënaqur, por vjen një moment që kanë të hequr 70 për qind dhe thonë, po shiko se kam një këtu, kam dhe një këtu, etj. Këtu mbërrin niveli i pretendimit. Pra, mund të mbërrijmë edhe më shumë. Pastaj, përqindja e rezultatit është pak më e vështirë, pasi bëhet fjalë për detaje shumë herë më të vogla.

 

Unë e di që këshilla ka pafund për stilin e jetesës. Por, unë do të doja një këshillë prej jush, në lidhje me këtë çështje?

Gjithmonë, kur bëhet fjalë për këshilla apo rekomandime, duhet parë personalisht, pasi askush nuk ka të njëjtën lëkurë me dikë tjetër, dy njerëz njësoj nuk janë, dy njerëz me të njëjtin stil jetese nuk janë. Zakonisht, kur bëhet anamneza dhe shikohen të tëra aspektet e jetës, dmth, si ushqehet, kur zgjohet, sa është i ekspozuar në diell, sa është i ekspozuar kundrejt substancave toksike, si është gjendja psikologjike dhe sa mundet ekonomikisht. Kur bëhet fjalë për detaje, pjesa ekonomike është edhe kjo një pjesë e rëndësishme. Dmth sa mundemi dot të përfshihemi brenda buxhetit, që mund t’ja lejojë vetes.

 

Unë do të bëj një pyetje, që lidhet në fakt më buxhetin. Cili është ky buxhet, që mund të konsiderohet i mjaftueshëm për të paktën trajtimin mjekësor të aknesë?

Nëqoftëse ekziston një procedurë, e cila është jashtëzakonisht shumë e mirë, vetëm e shëndetshme, ka efekte sekondare edhe shumë herë më të mira se sa ato që kërkon dhe kostoja është minimale, është peeling i mesëm i thellë. Dmth kap një gamë aq të gjerë dhe ka një impakt aq të mirë. Ky 50 përqindëshi fitohet, në mos më shumë me peeling të mesëm të thellë dhe rekomandohet patjetër 6 seanca. Brenda një muaji e gjysmë. Mirë është që, të kapet edhe memoria qelizore, 45–ditëshi, sidomos kur bëhet fjalë për çikatriçe të vjetra, që pacienti është mësuar ta shikojë veten me çikatriçe. Atëherë, përveç asaj që përfitohet si rezultat shëndetësor dhe estetik duhet të jetë edhe bashkëpunimi i duhur dhe ai 45-ditëshi i shkëmbimit të memories qelizore.

Po, nëse nuk e marrim fare parasysh koston, sepse mund të ketë njerëz, të cilët duan të investojnë në këtë pjesë. Çfarë do t’i sugjeronit?

E vërtetë është. Edhe për ata, që pjesa ekonomike nuk është prioritet. Dhe, atyre rekomandimin e parë, që i jap është, të paktën tre seanca peeling të mesëm të thellë, njëra pas tjetrës. Sigurisht, nuk bëhet dot vetëm me peeling, por ky do të ishte minimum bazal. Kam edhe nga ata pacientë, të cilët duan direkt trajtimin për çikatriçe. Dhe, ne këtë e ofrojmë, njëlloj si me trajtimin e strijave. Është një trajtim shumë i mençur, është një trajtim që quhet mesolife dhe që është produkt, personal, i klinikës tonë. Ai është direkt trajtimi për çikatriçe, shenja dhe strija. Dhe, vlera e një seance është afërsisht dy herë e gjysmë më e shtrenjtë se një seancë peeling. Por, efekti është i mrekullueshëm. Është një trajtim shumë inteligjent, pasi përdor të gjithë informacionin qelizor të lëkurës. Në fakt, ajo që injektohet, nuk ngelet aty por çfarë bën, është që rigjeneron vetë qelizat e lëkurës…

 

Çfarë substance injektoni?

Substancat janë të tëra të njohura. Të tëra të aprovuara nga FDA. Të tëra janë ditur nga mesoterapia edhe përpara dhe të aprovuara nga FDA për trajtimin e strijave dhe për shenjat e aknesë, por kombinimi i tyre është personal. Efekti është i menjëhershëm. Por, ky lloj efekti është edhe nga inflamacioni. Pacienti nga dita e dytë dhe e tretë është super i lumtur. Sepse, ndjesia pas injektimit është sikur një gjë po të zien nga pak dhe ka një si enjte, të rritet temperatura e lëkurës lokale, edhe vetë injeksioni stimulon kolagjenin, atë të duhurin në këtë rast dhe nis dhe prish atë kolagjenin që nuk na pëlqen. Si të thuash balancon. Maksimalizohet potenciali i vetë qelizës për t’u rilindur e shëndetshme. Pas dy-tre ditësh pacienti është i lumtur, mendon që ju hoqën komplet çikatriçet, megjithëse unë u them prit, sepse rezultatin final do ta shikosh për tre javë. Fillon pas tre javësh dhe në fakt vazhdon të rindërtohet edhe për 18 muaj, por nga dita e katërt, që i ka ikur pak inflamacioni, konsideron se nuk i pati shumë efekt. Megjithëse, në foto dallohet diferenca shumë e madhe. Javën e dytë, fillon prapë të jetë shumë i lumtur, se shikon efektin dhe javën e tretë mezi pret që të vijë që të bëjë seancën tjetër. Mesolife e rekomandoj një here, në tre javë. Sepse, ta bësh më shpesh nuk ka kuptim, është shpenzim në para, kur bëhet fjalë për çikatriçet e aknesë, sepse efektin e tregon në tre javë. Mundet të kombinohet, mund të bësh një seancë mesolife dhe dy seanca peeling dhe sigurisht, ky do të ishte perfeksioni. Mesolife është trajtimi më i mirë i mundshëm, që mund të bësh për çikatriçet e aknesë. Megithatë, ekzistojnë dhe mënyra të tjera dhe kombinimi është shumë i mire, pasi potencializojnë njëra-tjetrën dhe ka dhe dy mënyra të tjera, që janë goxha të njohura në publik. Dehiscenca është për dike, që do një rezultat të mirë të dukshëm, që përdorej dikur. Dikur bëhej një trajtim i tillë, ku bëhej një prerje e vogël dhe shkëputeshin, dmth lëkura shkëputej nga muskuli, sepse aty krijohen çikatriçe të vogla, sikur ke qepur një arnë me pe dhe zëre se ke qepur edhe astarin, edhe pjesën e sipërme.

Dhe, pasi bëhet kjo, bëhet edhe injektim me acid hilauronik për dy arsye; një për të ngritur lart nivelin e lekurës dhe të mos duket çikatriçja dhe e dyta, për të krijuar atë jastëkun e famshëm, që krijohet mes kolagjenit të mirë dhe acidit hialuronik, që qëndron aty dhe nuk lejon që të ribëhet çikatriçja. Kjo metodë është pak traumatizuese, unë personalisht nuk e preferoj, megjithëse kjo ka qenë metoda me të cilën e kanë filluar trajtimin e akneve këtu e 15 vite më parë.

Procedurat e tilla, që eliminojnë çikatriçet, njëherë kanë nevojën, që të përsëriten pas njëfarë kohe, si trajtimet e tjera dermo-estetike?

Nëse flitet vetëm për acidin hialuronik, po, duhet ripërsëritur procedura, sepse mban si një acid hialuronik i zakonshëm, madje në zonat me akne mban pak më pak. Por, nëse e ke bërë siç duhet, pra ke krijuar dehiscence apo shkëputje si duhet, pa krijuar traumë, pasi është një ekuilibër, është si një mes i artë, pasi vetë dehiscenca mund ta krijojë çikatriçen edhe më të madhe sa ishte më para. Edhe vetë injektimi me acidin hialuronik mund ta bëjë çikatriçen në kohë edhe më të madhe. Duhet gjetur ai “mesi i artë”, në të cilën ti edhe mbush, por edhe dehiscon apo shkëput, në mënyrë elegante. Kur bëhet siç duhet, edhe pse ka ikur efekti i acidit hialuronik, si filler, prapë 40 për qind të rezultatit minimalisht e ke të përfituar përgjithmonë, pasi jo vetëm ke mbushur, por ke ringjallur përmes injektimit acidin hialuronik të vetë trupit. Pasi, mund të bësh mrekullira me acidin hialuronik.

Kam parë njerëz, që kanë hequr gjendrra në fytyrë dhe në fund të trajtimit nuk ka pasur asnjë shenjë. Si ka mundësi që një puçër mund të lërë shenja aq të mëdha, ndërsa një prerje apo gjendërr mund edhe të rikuperohet?

Ka një ndryshim shumë të madh, pasi kur bëhet fjalë për akne, bëhet fjalë për inflamacion, është një sëmundje inflamatore. Nëqoftëse, ti ke trajtuar një kancer të lëkurës, lëkura e fytyrës, duke patur goxha sebium ka aftësi të rindërtohet totalisht. Është zona, ku çdo traumë mundet të ribëhet, është zona në trupin tonë, ku ka aftësinë më të madhe për t’u ribërë. Është e ndërtuar kështu, meqenëse ajo është e vetmja në mënyrë konstante në kontakt me ambientin e jashtëm. Kur bëhet fjalë për aknenë, është një patologji inflamatore, por gjithnjë nën nivelin e lëkurës. Ka shumë teori, por nuk dihet ekzaktësisht. Dihet që është një patologji inflamatore e qendrës sebaçe plus një mekanizëm të çrregulimit të keratinizimit. Gjithashtu, është ngrohtë, është lagësht. Krijohen kushtet për riinfektim për demodeçidozë, i cili është një nga akarianët e shtëpisë më të përhapur. Por, arsyet nuk dihen, por fillon dhe bëhen agresivë, kur personi ka akne. Është pikërisht kjo pjesa inflamatore, ajo pjesa që lë shenjë dhe inflamacioni është zakonisht i kuq nga natyra. Inflamacioni ty të shërben dhe është i dobishëm për lëkurën, pasi pastron. Pasi, edhe ato qeliza kancerogjene, të cilat nuk i ke hequr përmes kirurgjisë, vetë inflamacioni funksionon si një kimioterapi selektive. Edhe më e mirë, se vetë kimioterapia që përdoret. Se duhet kuptuar njëherë se çfarë është inflamacioni, ato doktorët e brendshëm, le të themi. Ka dy kaskada inflamatore; linja të mëdha inflamative të cilat funksionojnë si linja mbrojtëse, janë si doktorët e brendshëm, le të themi. Dhe, në rastin kur ti operon, inflamacioni që ti ke aty, që zakonisht në fytyrë zgjat rreth 6 ditë, në ballë zgjat rreth 12 ditë, varet nga mënyra se si është, është shumë i dobishëm për trupin, pasi funksionon si kimioterapi selektive pë trupin. Dmth, se qelizat nuk i mat dot dhe ajo vetë është kurative dhe pacienti e di, që duhet të kujdeset për plagën, duhet ta ruajë nga dielli, duhet ta pastrojë. Kur bëhet fjalë për aknenë, ekziston një koncept shumë i gabuar, që po të dalësh në diell të ikën akneja, që është fiks e kundërta, por që të qetësohet, pasi dielli është një anti inflamator. Por, nga ana tjetër, një sipërfaqe e kuqe, përthith rrezet e diellit më fort dhe dielli është shkaktari kryesor që krijohen çikatriçet. Në qoftëse do të kishte thjesht inflamacion, por jo ekspozim në diell, posibiliteti për të krijuar çikatriçe do të ishte shumë herë më i vogël.

Në vendin ku krijohet akneja, me inflamacion apo puçrra me qelb, në mënyrë më popullore, cila është këshilla e parë, që ti jep?

Fotoprotektor fizik, jo thjesht fotoprotektor me kristale…

Që do të thotë?

Prej disa vitesh të tërë fotoprotektorët modernë kanë kristale, të cilat përthyejnë dritën. Por, ata janë të ndërtuar për sipërfaqe uniforme. Gjithnjë funksionon. Dielli nuk do t’ja dijë se çfarë ke vënë ti! Janë disa ligje fizike, të cilat nuk i eviton dot. Janë gjithandej në natyrë dhe nuk evitohen dot, se dikush ka bërë një shkencë shumë të mirë. Pra, nuk përthithet, por pasqyrohet. Dhe fotoprotektorët funksionojnë zakonisht, në bazë të pasqyrimit të këtyre kristaleve. Por, kur sipërfaqet janë të ndryshme, në ngjyrë dhe në formë, rdhe absorbimi i diellit do të jetë i ndryshëm. Të paktën, nuk mundesh të ndërhysh dot në formë, por mundesh të ndërhysh në ngjyrë, kështu që duhet patjetër një fotoprotektor që të ketë mbrojtje fizike. MAKE UP SKENE. Ka tani forma solide fotoprotektorësh, të cilat mbrojnë jashtëzakonisht shumë mirë, sidomos kur bëhet fjala për çikatriçe apo kur bëhet fjala për melazmë.

Sa herë ne themi “make-up”, duket si një mit më vete dhe ku nuk duhet aplikuar të paktën gjatë përditshmërisë në rrugët e Tiranës, e të Shqipërisë, le të themi. Cili është komenti juaj për këtë?

Pikërisht në Tiranë duhet vënë make-up më shumë se kurrë. Çfarë mundet të bëjë make-up, që ndoshta lëkura jote nuk mund të oksigjenohet shumë mirë, në fakt të gjitha format e make-up-it modern janë me antiradikale, që e lejojnë lëkurën të marrë frymë. Por, edhe kjo ka një limit, por nga ana tjetër, në rast se pluhurat e Tiranës mbivendosen në make-up, siç ua rekomandoj pacientëve të mi ta vendosin disa herë në ditë, mund të krijojë një puçër nga sipër. Por, kjo puçra nga sipër zgjidhet shumë kollaj, por atë dëm që bën dielli, jo dielli në vetvete, por përthithjet e ndryshme, nuk e bën make-up-i. Ngaqë, akneja është e kuqe, ajo përthith shumë më tepër dritë, se sa një sipërfaqe me ngjyrë më të çelët. Është fizikë e thjeshtë dhe aty krijohet çikatriçe, pikërisht për këtë arsye. Make-up-i është i domosdoshëm.

Si ta zgjidhim make-in e duhur?

Nëse nuk do të shpenzosh lekë për fytyrën, gjëja më e lirë që mund të bësh për veten është që të shkosh te një dermatolog, të të ndryshojë produktet për mirëmbajtjen çdo muaj. Ose të paktën, një herë në një muaj e gjysmë. Nuk duhet të kesh një problem që të shkosh te një dermatolog, por të të japë larësin e duhur, në momentin e duhur, fotoprotektorin e duhur në momentin e duhur, make-up-in e duhur në momentin e duhur.

Cila është zgjedhja juaj personale, për të trajtuar çikatriçen?

Unë për të trajtuar çikatriçen preferoj një kombinim midis mesolife dhe peeling. Me trajtimin e peeling të mesëm të thellë dhe një kombinim midis këtyre të dyjave, sigurisht i adaptuar, sipas pacientit. Rezultati që merret nga në tëra këto procedura është i akumulueshëm, gjë që është shumë e mrë. Por, kur bëhet në momentin e duhur, procedura e duhur atëherë, është maksimumi që mund të merret nga të tëra këto si procedura dhe po prapë preferoj volumetrinë, me acidin hialuronik të pagërshetuar.

 

Ky lloj trajtimi me acidin hialuronik të pagërshetuar duhet të përsëritet herë pas here?

Varet, jo domosdoshmërisht. Këtu bëhet fjalë, që po flasim për detaje tashmë. Por, edhe ato vetë të bëra siç duhet, kanë një efekt të akumuluar. Procedura është zakonisht ajo që sugjerohet për protokollin anti-age ndërkombëtar. Ky lloj protokolli do të thotë; tre peeling të mesëm të thellë dhe tre seanca volumetrie, çdo gjashtë muaj. Por, ky do të ishte perfeksioni, sepse kjo do të thotë, ti të jetosh 80 vjeç me lëkurën e një 25-vjeçareje. Gjë tjetër, që është shumë e rëndësishme dhe unë ua them pacientëve, pasi shpesh ka shumë pacientë, të cilët vijnë direkt dhe duan vetëm trajtim për çikatriçen. Për sa kohë unë personalisht nuk jam e bindur, që aknenë e kanë të stabilizuar, ua rekomandoj që si fillim të ndjekin trajtimin e aknesë dhe pastaj të fillojmë me çikatriçet. Megjithatë, ka pacientë që insistojnë dhe për këtë rast, një zgjidhje e mesme e përpjesshme, e cila funksinon edhe për aknenë, ëdhe për çikatriçet, është po prapë: peeling i mesëm të thellë.

Duket si traumatike trajtimi me peeling të mesëm të thellë?

Nuk është fare traumatike, janë të gjitha legjenda urgane. Ndaj dhe unë kam vendosur shpesh në blog apo rrjete sociale edhe poza edhe video. Por, zakonisht e dinë se çfarë presin. Por, ky do të ishte një kompromis i mundshëm midis njërës dhe tjetrës. Nëse, ti ke vatra, të cilat i ke akoma të nxehta dhe nuk e ke stabilizuar aknenë dhe fillon injektimet lokale, qoftë me mesolife, qoftë me acidin hialuronik, qoftë me aciditin hialuronik të pagërshetuar apo me mesoterapi të thjeshtë, etj… ti mund të riaktivizosh për shkak të traumës aknenë konglobate, gjë që nuk do të ishte shumë e keqe. Do të ishte gjë shumë e mirë, pasi këtë moment ti e shfrytëzon për të bërë një peeling të mesëm të thellë dhe njëkohëssisht trajton dhe aknenë.

Unë do të bëj një pyetje, që ka lidhje me moshën?

Nuk ka një limit moshe. Kurse, kur flasim për trajtim nga goja, kur bëhet fjalë për çikatriçet e kuqe, ka nevojë për një trajtim nga goja, që të jetë antiinflamator, sepse ke të bësh me inflamacion. Sigurisht, ne kemi mundësi ta zgjidhim inflamacionin në mënyrë lokale, por dhe shumë shpejt dhe në mënyrë lokale nuk është shumë i rekomandueshëm, sepse bën të njëjtën gjë, që bën dhe dielli, kështu që dhe ai duhet marrë me rezerva. Duhet gjetur edhe këtu mesi i artë, që t’ja qetësosh inflamacionin, por jo që t’i krijosh boshllëk.

Në këtë rast çfarë rekomandoni?

Unë rekomandoj një trajtim lokal antiinflamator, me substanca antiinflamatore, po edhe antifibrolitike, sepse edhe këto janë shumë të rëndësishme, d.m.th, ti duhet të heqësh inflamacionin, por edhe duhet të prishësh kolagjenin e padëshiruar, le të themi. Dhe, njëkohësisht një antiinflamator nga goja. Kur bëhet fjalë për çikatriçet e vjetra, më tepër se sa një trajtim direkt që ka të bëjë me aknenë ose me shenjat e aknesë, çfarë unë preferoj për pacientin është, le të themi, një rivendosje në formë perfekte të atyre hormoneve, në mënyrë natyrale, pa administrim hormonesh, por duke ndryshuar pak stilin e jetës së pacientit, që të favorizojë rritjen e imunitetit dhe ndihmon kapacitetin e trupit për tu rigjeneruar. Treçereku i ilaçeve, që unë rekomandoj gjenden në ushqimore dhe jo në farmaci.

Trajtimi i aknesë është shumë i gjatë?

Nuk është dhe aq i gjatë, dy vjet nuk janë kaq shumë. Patjetër, duhet bashkëpunim i pacientit, nëse nuk bashkëpunon pacienti, doktori nuk mund të bëjë dot ndonjë gjë të madhe.

Dhe, ilaçet që jepen janë të forta?

Janë shumë të forta, janë linja e parë e aknesë. Duhet ta dimë të tërë është izotretinoini, i cili është një derivat i vitaminës E, është një ilaç shumë i mirë, po dish ta përdorësh, ta mbash nën kontroll, ose të përdor, ose e përdor ti atë. Nëse di ta përdorësh dhe mjeku është shumë i ambientuar me të, atëherë izotretinoini mundet VETËM, jo vetëm që ka një impakt shumë të mirë në organizëm, por edhe mund të përshpejtojë rigjenerimin e lëkurës dhe të të gjithë organizmit, sepse është imunomodulator. Por, duhet ditur sesi të përdoret. Sigurisht, si çdo ilaç ka efekte sekondare. Pjesa më e mirë e izotretinoinit është që si të thuash shpëlahet nga organizmi brenda 28 ditëve, edhe më shpejt. Megjithatë, meqenëse është një imunomudulator dhe është një stimulues i mitozës, ne atëherë evitojmë ta japim te rastet e pacientëve, të cilët duan të mbesin shtatzënë. Dikur bëhej fjalë për 18 muaj, tani është parë, që nuk ka efekt 18 muaj, po të paktën 6 muaj apo 3 muaj, përpara se të mbetej personi shtatzënë. Në persona realë nuk ka krijuar kurrë probleme, të paktën që ti di unë. Por në vitro, në laborator është parë që krijon mutacione te qelizat e reja.

 

Te vetë pacienti, që le të themi gëzon shëndet të plotë dhe kur NUK ka lidhje me një shtatzëni të mundshme, le të themi. Çfarë efekti sekondar krijon?

Nga të thënat, para dhjetë vitesh, ishte një pacient në Paris, i cili në kohën që po trajtohej me aknenë konglobate, vrau veten. U hodh nga ballkoni, ishte një adoleshent. Dhe, që atëherë në përdorimin e izotretinoinit u vendos në etiketën shoqëruese: KUJDES NGA DEPRESIONI… Në mendimin tim personal, sepse unë kam 10 vite që e përdor, përkundrazi, dmth kur një person fillon dhe e përdor tretinoinin, është më i lumtur, për shkak të rezultatit të trajtimit. Por, nuk duhet harruar, se vete akneja është një block i madh social. Dhe është një nga shkaqet kryesore të tentativave për vetëvrasje. Akneja severe, forma kulminante, nuk e di se ku e kam parë, pacienti zakonisht është pak “me hënë”, i themi ne. Në gjuhën popullore. Dmth, janë ose shumë të mbyllur ose shumë agresivë dhe unë zakonisht i pyes pacientët. Sepse, dikur konsiderohej se akneja konglobate është vetëm tek meshkujt, por ajo nuk është vetëm tek meshkujt. Është parë gjithnjë një rritje e testosteronit, por testosterone kanë edhe femrat, nuk kanë vetëm meshkujt. Dhe është parë, që ekziston një të themi një hipersensibilizim emocional. Le të themi, që personi është ose shumë agresiv me botën ose shumë agresiv me veten. Dhe, unë zakonisht pacientët i pyes se kush është predispozita jote më e madhe dhe zakonisht kanë një sasi të madhe të kortizolit në mengjes, në orën 08:30, kur sapo janë zgjuar dhe akoma nuk kanë konsumuar asgjë. Rekomandoj shumë dhe dehasin, i cili është një derivat dhe është përgjegjës, është ai hormon, që është direkt përgjegjës për rënien e flokëve, për rrallimin e flokëve. Pra, është tipike për një pacient, tashmë duke u rikthyer mbrapa, është tipike, në bazë të eksperiencës mund të kuptosh një person, i cili ka predispozitë për akne konglobate, që në adoleshencën e hershme, duke parë cilësinë e flokëve, pasi në zonën afër veshit flokët janë më të rrallë. Ndërsa, e theksoj gjithnjë që një sëmundje nuk është kurrë e vetëm një organi.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi