Cfare eshte dhe si trajtohet Rozacea apo Aknea Rozace? Ja zgjidhja!

Cfare eshte dhe si trajtohet Rozacea?

Rozacea është një sëmundje kronike, me etiologji të panjohur, që prek pjesën qëndrore të fytyrës. Të pakten 13 milion njerëz dihet që janë të prekur nga Rozacea në botë. Mendohet që numri të jetë shumë herë më i madh dhe në rritje. Zakonisht shfaqet tek adultet (të rriturit), por ka edhe raste tek infantet dhe karakterizohet nga një skuqje në nivelin e lëkurës së fytyrës me prodominancë në hundë dhe faqe.

Klinikisht Rozacea karakterizohet nga dy komponentë:
1- Një ndryshim vaskular në enët sipërfaqësore të gjakut në fytyrë, i cili rezulton në eritem (skuqje) të përkohshme apo permanente.
2- Një shpërthim akneiforme me (Pucrra) papula pustula kiste dhe hiperplazi të gjendrave sebaceous.

Shpesh shoqërohet me Akne të thjeshtë dhe Demodecidoze, por në ndryshim nga aknea e thjeshtë nuk ka komedone (pika të zeza apo të bardha). Gjithmonë e më shpesh po shikohen raste severe të Rozacea së bashku edhe me Akne Konglobate dhe Keratoze Folikulare. (Në vecanti në vendet mesdhetare si Shqiperia) Predispozita gjenetike e pacientit për Keratoze folikulare konsiderohet si një nga shfaqjet e rozaces, gjithashtu ka edhe një teori ende të pavertetuar që vet Demodexi të jetë shkaku i shfaqjes së Rozaceas. Po ashtu është vënë re qe shfaqja dhe agravimi janë më të shpeshta tek personat që punojnë për kohë të gjatë në kompjuter dhe në ambjente pa ajer. Si pershembull punonjësit e kafe internet, IT, Ekonomistë dhe punonjësit e qendrave tregtare.

Po ashtu përdorimi i kortikosteroideve për kohë të gjatë apo i produkteve kosmetike me kortikosteroid bëhet shkak për shfaqjen dhe agravimin e rozaces.

Diagnoza e Rozaceas behet relativisht lehtë nga mjeku dermatolog: në bazën e një skuqje të faqeve dhe ose jo hundës shfaqen disa enjtje të vogla të kuqe ndonjëherë edhe me qelb.

Rozacea Evoluim (ecuria)

Rozacea ka një ecuri të veten e cila lehtësohet apo ndalohet nëpërmjet trajtimit por nuk është definitive apo e përhershme.

Fillimisht rozacea manifestohet si skuqje e përkohshme e qendrës së fytyrës (1/3 të mesme) mesi i ballit, mollëzat, hunda dhe faqet. Kjo skuqje e përkohshme zhvillohet në skuqje të përhershme.

Etapa tjetër karakterizohet nga zhvillimi i përhershëm i ketij fondi të kuq të fytyrës. Mbi enët e gjakut të dilatuara fillojnë të shfaqen lezione të ngritura mbi reliefin e lekurës dhe me qelb. Ndryshimet e reliefit, keto si enjtje te vogla fillojnë të bashkohen dhe të shtrihen nga zona qëndrore e fytyrës  në zona periferike si balli, veshët, dhe më vonë qafë, shpatulla, krahë,  sy etj.

Komplikim i Rozaceas apo fazë tjetër zhvillimi është Rinofima (hundë e skuqur e trashur dhe rezultat i enjtjes së gjendrave sebacee)

Kur enjtja e përhershme instalohet është mirë që pacienti t’i drejtohet mjekut Dermatolog. Duhet filluar trajtimi.

Si trajtohet rozacea?

Linja e parë e trajtimit është evitimi i gjithë faktorëve percipitues apo agravues. Kjo bëhet nën rekomandimin dhe observimin e dermatologut duke iu pershtatur situates së pacientit dhe stilit të jetës së tij dhe perfshin:

  • Përdorimin e domosdoshëm të fotoprotektorit dimër verë.
  • Evitimi i produkteve të ngrohta si çaj, supë etj.
  • Evitohen masazhet e fytyrës, avulli, sauna, eforti fizik, etj.
  • Regjim higjene të perditshme i rekomanduar dhe i mbajtur nën kontroll nga dermatologu.
  • Vihen re episodet e shfaqies së rozaceas dhe korelimi me faktorët shkaktues apo agravues.

Trajtimi Mjeksor është lokal dhe sistematik plus terapi plotesuese.

Trajtimi Lokal

Përfshin krem, gel solutione me antibiotik, acid azelaik , tretinoin, etj.

Trajtimi Sistemik

Antibiotik

Izotretinoin

Elektrokirurgji

Kirurgji

IPL

Piling Kirurgjikal

Trajtimi i Patologjive Shoqëruese apo Agravuese.

Rozacea nje semundje që mbahet nën kontroll

Megjithëse Rozacea nuk është një sëmundje totalisht e shërueshme, ajo trajtohet me rezultate të shkëlqyera dhe pastaj mbahet nën kontroll shumë mirë nën rekomandimin e vazhdueshëm të një dermatologu.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi