Trajtimi është kryesisht simptomatik, kundër dhimbjes. Shumë efektivë janë kremërat anestezikë lokalë meqenëse qetësojnë dhe stabilizojnë membranën qelizore, antiinflamatorët, si lokalë, edhe nga goja. Po ashtu, edhe aciclovir capsule dhe comprimate. Por acicloviri capsule apo komprimat, ka efekt nëse administrohet vetëm brenda 3 ditëve të para pas shfaqjes. Aciclovir krem apo xhel lokal tek më shumë se 70% e njerëzve vetëm e rëndon më shumë situatën.
Po ashtu, shpesh shfaqet nevoja për terapi dhimbjeje, kur lë pas hiperestezi (mbindjeshmëri) apo korrektim estetik të konturit të buzës për shkak të shenjave cikatrizuese dhe hiper apo hipopigmentimeve (ndryshimit të ngjyrës më e pigmentuar apo më pak e pigmentuar).