Botulinium Toxin A per trajtimin e djersitjes se tepert (Hiperhidrozes) Hiperhidroza eshte termi mjeksore per djersitjen e tepert, jo te vullnetshme nen krah( axile) duar, kembe, fytyre, zona midis trungut dhe kofshes ( Groin) dhe gjoks, Individet qe kane Hiperhidrozis zakonisht kane edhe nje histori familjare djersitjeje te tepert.
Hiperhidroza ne duar axile dhe fytyre behet shpesh nje problem social. Injeksionet me BTX A jane nje zgjidhje efikase perfekte elegante dhe e pakushtueshme per personat qe I shqeteson djersitja e tepert. Trajtimi me Botulinium Toxine I hiperhodrozes eshte shume efektive per 95% te pacienteve.
Kur duket rezultati? Sa eshte kohezgjatja?
Cfare duhet patur kujdes mbas trajtimit BTX A per djersitjen e tepert? Kush jane efektet sekondare?
Botulinium Toxina bllokon sinjalet e gjendrave te djersitjes eccine dhe keshtu redukton ndjeshem djersitjen. Qellimi i trajtimit eshte qe te beje djersitjen me normale, te menaxhueshme. Pacientit i rekomandohen ne disa raste disa analiza apo konsulta specialiteti per te detektuar shkakun e mbrendshem te shfaqjes se djersitjes se tepert
Perpara trajtimit per tu administruar doza e duhur , behet nje test minor me jod dhe puder talk, qe evidenton zonat me me teper djersitje dhe intensitetin e Hiperhidrozes. Meshkujt zakonisht kane nevoje per doza me te medha se sa femrat. Injektimi me BTX A behet direkt ne gjendrat e djersitjes edhe 2 cm rreth e rrotull per te evituar kompensimin natyral . Kjo ndihmon qe perkohesisht te evitohen impulse qe shkaktojne djersitjen e tepert dhe marrja e funksionit te djersitjes nga gjendrat rreth e rrotull.
Rezultati fillon te duket per 2-14 dite. Ne fakt per nje sy te stervitur eshte i dukshem menjehere ne momentin e trajtimit. Zakonisht efekti i trajtimit te hiperhidrozes zgjat nga 4-12 muaj. Ne vendet e nxehta dhe mesdhetare zgjat 4-8 muaj mesatarisht.
Megjithese trajtimi i Hiperhidrozes me BTX A eshte nje trajtim i perkoheshem dhe duhet perseritur gjithmone dhe ne i rekomandojme pacientit te ribeje trajtimin pas 6-8 muajsh, ndodh shpesh qe pacientet tane mbas seances se dyte te mos kene me nevoje per trajtim, te pakten per disa vite. Nese rezultati nuk eshte ende i dukshem per 4 jave pacienti duhet te kontaktoje mjekun per nje touch up. Nje mini trajtim ndonjehere eshte i nevojshem per stabilizimin e efektit.
Pacienti nuk duhet te beje sport apo effort fizik per 48 ore. Nuk duhet te perdor deodorant per 48 ore. Nuk duhet te ferkoje apo masazhoje zonat e trajtuara per 12 ore.
Efektet sekondare qe kane lidhje me vendin e injektimit , si enjtje, skuqje, nxirje, nxehtesi. Nese shfaqen sindroma si te Gripit, dhimbje koke, lodhje, dobesim muscular duhet njoftuar menjehere mjeku. Jane simptoma te perkoheshme por mjeku mundet t’ju ndihmoje ti kaloni me lehte.