Skip to content

Trajtimi i Melasmës

melasma

Në një nga ditët kur shfaqet emisioni “Pasdite në Top Channel”, isha e ftuar për të dhënë këshilla dhe sugjerime rreth trajtimit të lëkurës gjatë një periudhe delikate siç është pranvera, kur gjithçka që përtëritet i gëzohet diellit – por ama edhe “vuan” pasojat dhe efektet anësore të tij.

Një nga këto efekte anësore është edhe melasma. Sapo hyn Marsi, pyetjet më të shpeshta që i bëhen një dermatologu janë ato për njollat kafe apo melazmën.

Ndryshe nga shumë gazetarë të tjerë në emisione specifike ku kam qenë e ftuar, prezantuesja Jonida Shehu më bëri disa pyetje shumë profesionale për të gjithë dimensionet e problemit të melasmës.

MELASMA SHFAQET SI PROCES NATYRAL PËR MBROJTJEN E LËKURËS NGA DËMTIMET E DIELLIT.

Melasma është sipërfaqësore, e mesme dhe mikse. Përkeqësohet nga trajtimi jo i duhur.

MELASMA TRAJTOHET LEHTË DHE SHPEJT NGA ÇDO DERMATOLOG.

Dermatologu e trajton mjaft lehtë dhe një trajtim i tillë mund të zgjasë nga 7- 45 ditë. E vështirë është të mbash rezultatin nëse nuk trajton arsyen e shfaqjes.

Bashkë me trajtimin estetik të melazmës, duhet riorganizuar edhe ritmi biologjik ditor.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News