Skip to content

Trajtimi mjeksor dhe estetik I celulitit

celuliti-04

Cfare eshte celuliti?

Celulit eshte emri qe perdoret per te pershkruar, aspektin e lekures si lekure portokalli.  Neuniformiteti i siperfaqes se lekures ndodh meqenese qelizat e enjtura te dhjamit shtyjne dhe ngjeshen ne fibrat e indit lidhor. Lekura ka ngjyre me te zbehte, eshte me pak e tonifikuar, humbet vitalitetin duket si e

 c’hidratuar, e gervishtur dhe me relief topa topa si lekura e portokallit apo gjiza.

Me shume se 80-90 perqind e femrave qe kane kaluar pubertetin ,  kane celulit

Dhe 10% e meshkujve.

Sinonimi me I perhapur eshte lekure si e portokallit.

Gjenetika, seksi, mosha, trashesia dhe vitaliteti I lekures tuaj percakton sa celulit keni dhe sa I dukshem eshte.

Me kalimin e kohes, moshes, apo I pershpejtuar nga stili I jetes abusive, stresues, sedentar, mungesa e gjumit, shendeti jo I mire, lekura juaj humb elasticitetin dhe e ben me te dukshme pamjen e celulitit. Po ashtu edhe shtimi ne peshe favorizon apo thekson pamjen e celulitit.

Nje observim personal ne shume vite pervoje me celulitin , nje nga faktoret me te rendesishem ne shfaqje apo perkeqesim jane stresi, shkarkimi I shpejt I kortizolit dhe si rrjedhim tendenca per te mbajtur uje extracellular dhe predispozita familjare apo personale per  insuficience venose.

Celuliti nuk eshte semundje, por shumica e njerezve kane turp ta tregojne, mbulohen. Nuk ndikon direct shendetin por kthehet ne nje faktore turpi, mungese vetbesimi dhe terheqjeje sociale. Meqenese ka kete impact ne gjendjen emocionale dhe mendore te individit eshte e natyrshme qe mjeksia dermatologjia dhe mjeksia estetike ti kushtojne vemendje.

Trajtimet jane te shumta ne disposition si mjeksore dhe jo mjeksore, por efekti eshte ne pergjithesi I perkohshem. Kerkon investim te perhershem.

Nje stil jete I shendetshem , lenja e duhanit apo djete me sasi te ulet yndyrnash ndihmojne, por nuk trajtojne.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar gjithashtu disa trajtime për celulitin, duke përfshirë Cellfina®, Cellulaze® dhe Qwo®. Këto mund të përmirësojnë pamjen e gropëzave në lëkurën tuaj.

Kirurgia estetikë përdor  gjithashtu një sërë trajtimesh për të reduktuar përkohësisht shfaqjen e celulitit. Këto trajtime përfshijnë:

  • Ionotermia. Trajtimi për reduktimin e celulitit  nepermjet Ionithermise përfshin mbulimin e zonës së prekur me një baltë ose argjilë të veçantë, pastaj mbështjelljen e saj në plastikë përpara se të aplikoni një rrymë elektrike. Nuk është vërtetuar se është efektive.
  • Masazh i thellë për të tendosur lëkurën.
  • Terapia me valë akustike për të thyer celulitin me valë zanore.
  • Trajtim me lazer për të ndihmuar në trashjen e lëkurës.
  • Mesoterapia, në të cilën një gjilpërë injekton drogë në celulit.
  • Kremrat dhe locionet që përmbajnë kafeinë ose 0.3% retinol.

Metoda kirurgjikale

  • Liposuction për të hequr yndyrën. Megjithatë, është yndyrë e thellë, jo domosdoshmërisht celulit.
  • Subcision, Cellfina, Metode ne te cilen kirurgu apo dermatologu juaj perdor nje gjelper apo bisturi e cila e futur nën lëkurë thyen shiritat[ Indet lidhese) e fortë duke shkaktuar celulit.
  • Trajtimet Estetike mjeksore, të cilat mund ta bëjnë përkohësisht celulitin më pak të dukshëm.
  • Vakum terapi. Shtrengimi dhe ëshimi i saktë i inditte lekures i ndihmuar me vakum per te tendosur dhe unifikuar paraqitjent e lekures.
  • Lipoliza
  • Lipoliza plus mezoterapi anticelulitike
  • Karboksiterapia
  • Piling trupi
  • Liposonik Hifu.
  • Vakum
  • Vakum Radiofrekvence
  • Microneedle
  • Radiofrekuenca,
  • Ultratinguj,
  • Drita infra të kuqe
  • Pulse radiale për të ngrohur lëkurën.

Ne kliniken tone ne i ofrojme te gjitha keto mundesi. Kemi obseruar qe kombinimi i dy ose disa metodave sipas rastit te pacjentit ka rezultate me te mira , me kohegjata dhe pacjentet tane jane shume te kenaqur.

Nje nga metodat me te preferuara eshte karboxiterapia sistemike . Injektimi i CO2 , pacjentit i pershtaten dozat, kohezgjatja dhe intensiteti i nevojshem , me i mire per te, me nje injektim te vetem. Eshte nje metode shume efikase por jo per te gjithe. Mbi 75% e pacjenteve shikojne nje rezultat te dukshem nje jave pas seances se trete. Seancat rekomandohen te behen nje here ne jave per te perfituar nje rezultate sa me te shpejt. Nese pacjenti eshte tek ata 75%- 82% te pacjenteve qe karboxiterapia ka efekt, vazhdohen edhe 9 trajtime te tjera njehere ne jave. Trajtimi i mbarvajtjes konsiston ne 12 seanca te tjera cdo 45 dite.  Sigurisht qe mund te aplikohet si mezoterapi, por diskonforti nuk justifikon rezultatin e preferuar.

Trajtimi eshte shume efikas, komod per pacjentin, me rezultate sekondare shume te pelqyeshme, por duhet bere nga nje dermatolog i specializuar per shkak te riskut te lart.celsi i suksesit eshte gjetja e parametrave te duhur individual per cdo pacjent.

Metode tjeter e preferuar eshte kombinimi i lipolizes me mezoterapi. Po njesoj efektet dallojne ne 3 -4 jave, protokolli i trajtimit eshte si me lart permendur.

Vakum, Radiofrekvenca jane po metoda te preferuara. Rezultatet e tyre jane te shpejta dhe te dukshme por nuk mbajne shume ne kohe.

Nje kombinim shume i preferua eshte karboksiterapi, lipolize mezoterapi dhe piling trupi.

Pacjenti i shikon shpejt rezultatet. Eshte pa efekte sekondare , komod, dhe rezultatet mbajne per kohe shume me te gjate se sa te gjitha terapite ne vecanti apo kombinimet e tjara te terapive.

Nje tjeter, nga procedurat me te pelqyeshme nga pacjentet tane eshte Liposonik Hifu per trajtimin e celulitit , behet tre seanca trajtimi me distance 1 muaj nga njera tjetra. Rezultatet shikohen qe ne fillim, por jane shume te dukshme mbas 2,5 – 3 muaj. Pastaj ribehet nje seance ne 4 muaj , 6 muaj. Trajtimi eshte i thjesht per pacjentin, pa dhimbje. Kohezgjatja e shkurter. Duhet bere nga staf mjeksor i specalizuar per te evituar prekven e muskujve , sidomos nervave.

Po ashtu e kombinuar me karboxiterapin rezultatet jane edhe me te dukshme dhe mbajne per kohe me te gjate.

Piling eshte nje metode shume e preferuar. Rezultatet e perfituara ne kualitetin e lekures , ne aspektin estetik jane si rezultat i rigjenerimit te lekures. Shume i shendetshem. Koha e rekuperimit 2-3 dite cdo jave. Rekomandohen 4-6 seanca cdo jave konsekutive, persritje 2 here ne vit. Rezultatet pa mbarvajtje zhjasin 2 vjet, me mbarvajtje deri ne 5 vjet. Per tu konsideruar eshte kostoja e trajtimit. Sigurisht duhet te behet nga nje dermatolog qe njeh shume mire lekuren, dhe ka shume eksperience ne endermologji piling, meqenese procesi i sherimit ne lekuren e trupit eshte edhe me i veshtire dhe i panjohur se sa ne fytyre.

Ose kombinimi i piling me metodat e siperpermendura.

Megjithate cdo rast eshte individual, ndaj mbasi bejme mire anamnezen , vendosim terapine me te mire per secilin pacjent ne vecanti.

Sa shpejt pas trajtimit do të filloj të shoh rezultate?

Është e rëndësishme të mbani mend se ju jeni unik stili juaj i jetes eshte unik dhe  trupi juaj është unik. Rezultatet tuaja do të varen nga trajtimet që ju dhe ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor vendosni se janë më të mirat. Për shembull:

• Terapia me valë akustike mund të kërkojë gjashtë javë trajtim dhe rezultatet mund të zgjasin nga dy deri në gjashtë muaj.

Piling duhen minimalisht 3 seanca qe te duket rezultati. Duhen bere 6 senca konsekutive dhe pastaj nje seance cdo 2 muaj. Metoda eshte shume e shendetshme, rezultatet e perfituara ne cilesine e lekures jane afatgjate 2-5 vjet me mbarvajtje dhe 2 vjet pa mbarvajtje. Per tu marre ne konsiderate eshte kostoja e trajtimit.

Vakum radiofrekvence , rezultati fillon te dalloje ne 6 seancat e para, duhen minimalisht 16 seanca.

Radiofrekvence , rezultati fillon te dalloje 3-6 jave trajtim ne varesi te frekvences se trajtimit, duhen 18 seanca dhe pastaj seanca te tjera mbarvajtjeje, rezultati mban 2-18 muaj.

Lipoliza, rezultati eshte i dukshem 1 jave pas seances se trete te trajtimit, duhen min 12 seanca dhe per mbarvajtje 1 seance cdo 45 dite.

Karboxiterapia , rezultati dallon 1 jave pas seances se trete, duhen 12 seanca consekutive dhe pastaj mbarvajtje 1 seance cdo 45 dite per te ruajtur rezultatin.

Liposonik Hifu, Duhen rreth2, 5 – 3 muaj per te pare rezultatet, dhe duhen seanca Konsekutive 1 here ne muaj mbarvajtjeje. Nuk ka ende studime per kohezgjatjen e rezultatit

• Trajtimi me subcision mund të japë rezultate një muaj pas trajtimit të parë. Ne nje studim te bere ndonjehere rezultati i perfituar zgjat edhe 3 vjet. Per tu konsideruar eshte koha e zhate e rekuperimit , dhimbja dhe diskonforti i larte i pacjentit.

• Kremrat me retinol0,3 5 kërkojnë të paktën gjashtë muaj përdorim përpara se të shihni rezultate të dukshme. Problemi eshte perthithja e larte sistemike e retinolit sidomos meqenese siperfaqet e trajtuara jane mbi 10 cm.

• Ushtrimi fizik mund të zgjasë të paktën dy deri në tre muaj.

Ne Konkluzion

Ne konkluzion , menyra me e mire e trajtimit eshte ajo individuale ne bashkepunim me mjekun tuaj vendosni kush eshte metoda me e mire per ju.

Mund te permiresohet ndjeshem por duhet patur gjithmone nen kontroll. Priteshmerite e pacjentit duhet te jene realiste.

Per nje rezultat me te mire dhe per kohe me te gjate rekomandohen kombinimi me i pershtatshem per ju i disa prej metodave te mesiperme.

Mjeksia estetike eshte gjithmone ne kerkim dhe studim te metodave te reja me efikasitet me te larte dhe kohezgjatje me te larte.

Related News