Skip to content

A trajtohen dot rrathët e zinj të syve?

08-fluid-9-things-you-don-t-realize-are-causing-dark-under-eye-circles_645471643-sruilk-1024x683-700x467

Meqenese është një shqetesim estetik i përberë nga disa faktorë, atehere edhe zgjidhja nuk është e vetme, por ka disa elementë të duhur për çdo problem. Kur bëhet fjalë për trajtimin e rrathëve të syve nuk duhet të jetë patjetër problem te rrudhat anës syrit nga harku i zi i syrit apo mungesa e substancës. Zakonisht, kjo u ndodh të tërëve, me kalimin e moshës kjo konsiderohet si problem estetik, por në fakt kjo është pjesa më e lehtë për t’u trajtuar. Rrudhat e mimikës zgjidhen shumë lehte nëpërmjet injektimit me botulinium toksin, apo një acid hyaluronik  i pakryqëzuar, e përsëritur në disa seanca. Gropa e zezë e shkaktuar nga absorbimi dhe migrimi i dhjamit mbushet me acid hialuronik me formulë të vogël, dhe kryqëzim të lehtë. Dhjami tretet me Lipoliza në disa seanca, elastoza reduktohet me mezoterapi dhe piling po në disa seanca.

I gjithi ky kompleks procedurash quhet Blefaroplasty joinvazive apo Blafaroplasty pa kirurgji dhe u është dedikuar të gjithë atyre që nuk preferojnë operacionin dhe dëshirojnë një zgjidhje sa më pak invazive sa më të shëndetshme dhe të qëndrueshme në kohë. Blafaroplastia kirurgjikale ka avantazh shpejtësinë e rezultatit të dëshiruar por nuk trajton, dhe si çdo procedurë kirurgjikale estetike ka një limit në kohë 3-7 vjet, pas të cilës duhet të ripërtërish operacionin por në një lekurë edhe të cikatrizuar tashmë. Të dyja abordimet si kirurgjikale ashtu edhe jo kirurgjikale kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Një paciente përpara se të vendosë për çdo lloj trajtimi është mirë të konsultohet me mjekun dhe të njohë të gjitha mundesitë që i ofron mjekësia sot.

Klikoni këtu për të lexuar artikullin e plotë

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News