Skip to content

Çfarë lloj lëkure kam? (IV) – Lekura e thate

xmenopause-dry-skin_1.jpg.pagespeed.ic_.vrAqJjDPA8
Lekura e thate? Për të shmangur këtë gjë rekomandohen alternimi i kremërave ushqyes me ujëra intensivisht hidratues, emulsionet me fitohormone.
Në varësi të shkallës së thatësirës mund të evidentojmë 2 nënklasa: a) Lëkura me tendencë të thatë; b) Lëkura vetëm e thatë. Në varësi të shtresës kornoze, ka 2 nënklasa të tjera: a) Lëkurë e hollë e thatë; b) Lëkurë e trashë e thatë. Ngjyra po ashtu, ofron një tjetër nëndarje:  a) Lëkurë e thatë e bardhë në të verdhë; b) Lëkurë e thatë e përhime në gri.

Kushdo nga këto nënklasa është e vështirë për t’u trajtuar, madje dhe nga mjeku i specializuar. ga vetë pacienti për shkak të natyrës së lëkurës dhe patologjive apo mungesave të shoqëruara me këtë lloj lëkure, trajtimi në shtëpi mundet vetëm të lehtësojë situatën, por jo ta zgjidhë, ashtu siç e kam shpjeguar tek artikulli (Shiko artikullin “Çdo gjë që duhet të dimë për lëkurën”).

Ngjyra e lëkurës tregon se kush nga shtresat e saj është me predominante. Lëkura e thatë dhe me tendencë të thatë ka shumë më tepër qeliza të vdekura në përbërje dhe shtresa e qelizave të gjalla është më e hollë. Duket paradox, por si fillim, trajtimi i kësaj lëkure fillon me një krem apo solucion keratolitik ose imunomodulator. Për të heqeur shtresat e vdekura të lëkurës dhe për të stimuluar dermën (shtresat e gjalla të lëkurës). Vetëm pas kësaj fillojnë të përdoren kremëra të yndyrshëm. Kremi hidratues nuk ka efekt në këtë lloj lëkure, por ujërat termalë dhe ujërat me vajra lëkure janë efikasë. Kryesisht, trajtimi i kësaj lloj lëkure bëhet vetëm me ndihmën e mjekut specialist dermatolog, dermatolog estetist, dermatolog kozmetikë.

Përdoret shpesh një locion me AHA për një kohë mbi 18 muaj. Fytyra lahet gjithmonë me ujë të nxehtë. Në rastet kur pacienti ka akne konglobate, atëherë larja alternohet me ujë të nxehtë dhe kompresa me akull, por trajtimet me fitohormone janë të preferuara.  Trajtimet e vetme efikase për lëkurën e thatë, janë: peeling kirurgjikal (çdo 2-3 muaj, i mbajtur në vazhdimësi me peeling kimik të mesëm), mezolift, mezoterapia për wound- healing ka rezultate të mrekullueshme gjithashtu, mezoterapia për hollimin e lëkurës, injeksione të kombinuara oligominerale me AH fluide të vazhdueshme 3 herë çdo 6 muaj, volumetria 2 herë në vit.
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News