Skip to content

Si te injektoni fillera dermale me acid hialuronik

rud-450x450

Në ambientet e Grand Dental Hospital, do të mbahet kursi i trajnimit për stomatologët dhe mjekët e fushave të tjera, të cilët duan të mësojnë si të injektojnë filler dermalë me acid hialuronik.

Ata, atë ditë, përveç teorisë, do të kenë mundësi të ndjekin injektime në praktikë në pacientë, ku trajnerja Rudina Thanasi, bashkë me Dr. Rubin Zhordën me një eksperiencë 9-vjeçare do të demonstrojnë injektime “live” tek pacientët…

Dr. Rudina Thanasi, dermatologe, mjeke dermo-estetike, si dhe kërkuese shkencore, do të jetë në dispozicionin e të gjithë stomatologëve, të cilët kanë dëshirë që të shtojnë në gamën e tyre të shërbimeve në klikinën private edhe injektimet dermo-estetike.

Më 3 mars, në ambientet e Grand Dental Hospital, në afërsi të rrethrrotullimit të Zogut të Zi, do të mbahet kursi i trajnimit për stomatologët dhe mjekët e fushave të tjera, të cilët duan të mësojnë si të injektojnë filler dermalë me acid hialuronik.

Ata, atë ditë, përveç teorisë, do të kenë mundësi të ndjekin injektime në praktikë në pacientë, ku trajnerja Thanasi, bashkë me Dr. Rubin Zhordën me një eksperiencë 9-vjeçare do të demonstrojnë injektime “live” tek pacientët.

Mjekët që do të marrin pjesë në këtë kurs trajnimi premierë, mund të marrin me vete edhe ndonjë pacient dhe të bëjnë të mundur realizimin e injektimit të parë estetik po atë ditë. Mjekët tashmë që duan të ndjekin kursin kanë mundësi ta bëjnë këtë pa shumë shpenzime në Shqipëri, duke kursyer kohë dhe para, për bileta avioni.

Web-i më i ri i Dr. Thanasit është i hapur tashmë dhe çdo mjek do të ketë hyrje falas tek membership dhe mund ta shikojnë e dëgjojnë të gjithë kursin, sa herë të duan të interesuarit.

Ndërkohë, është e mundur t’i dërgojnë në web doktoreshës, pyetjet e tyre për pacientët që do të kenë dhe problemet që do të hasin.

Njëherë në muaj, për gjashtë muaj do të keni një live webcast me Dr. Thanasin për çdo pyetje rreth kursit dhe rasteve të pacientëve. Kjo gati quhet master për dermo-filler, jo thjesht kurs.

Dr. Rudina Thanasi, a është korrekte që një dentist të bëjë ndërhyrje estetike?

Kjo pyetje po me bëhet shumë shpesh nga doktorë, pacientë dhe stomatologë në rrjetet sociale.

Pra, nëse munden stomatologët të bëjnë injektime me acid hialuronik në buzë, apo zonën naso-labiale.

Zona naso-labiale dhe buzët janë indikimi i parë për çdo lloj filleri (substancë mbushëse) dhe po ashtu, për injektimet me acid hialuronik në përgjithësi.

Çdo mjek, qoftë ai dermatolog, kirurg plastik apo mjek estetik, kështu fillon apo ka filluar njohuritë e tij me filler në dermo-kozmetikë.

Nuk është hera e parë që më bëhet kjo pyetje!

Për herë të parë kam mbajtur kurse trajnimi për injektimin me acid hialuronik në Athinë në 2010, së bashku me Dr. Liras dhe më vonë, me Dr. Tsagkari.

Dua të përmend, se ndër mjekët stomatologë të parët “studentë” të mi dhe ndjekës të vazhdueshëm të work-shop-eve të mia dhe kolegëve të mi, kanë qenë nga figurat më të respektuara dhe suksesshme në Athinë dhe Greqi.

Dy ishin shefë katedre, kirurgë bucomaxilofacial.

Kurset e trajnimit patën shumë sukses, u rritën në frekuencë, po ashtu filluan edhe në Selanik dhe Peleponez, për shkak të interesimit të madh.

Performanca e mjekëve “studentë” u rrit shumë dhe kurset u bënë për specialistë në dermo-filler dhe jo vetëm me acid hialuronik.

Me sa di unë, ky ka qenë një nga kurset e para që përfshinte në pjesëmarrje mjekët stomatologë dhe më pas, fenomeni u përhap edhe në kryeqytete të tjera të Evropës.

Me kënaqësi dhe krenari mundem të them që shumë prej doktorëve “studentë” të mi janë nga mjekët më të suksesshëm dermo-kozmetikë në Athinë dhe Evropë.

Disa tashmë janë trajnerë dhe mësues trajnerësh për injektimin me acid hialuronik. Një prej tyre është edhe Dr. Rubin Zhorda, i pari stomatolog “student” i imi shqiptar, ndjekës i vazhdueshëm i kurseve dhe tashmë prej vitesh bashkëpunëtor i imi.

Derisa stomatologët grekë dhe evropianë munden, atëherë pse jo stomatologët shqiptarë? Për më tepër që njohin shumë mirë dinamikën e buzëqeshjes.

Pjesa tjetër i përket dëshirës së tyre për t’u perfeksionuar, sa kuptojnë lëkurën, seriozitetit dhe etikës së punës dhe padiskutim.

A pati kundërshtime nga komuniteti i mjekëve?

Sigurisht që pati, çdo gjë e re tremb. Por, të mos harrojmë diçka shumë të rëndësishme: Restylane, që është filleri i parë me acid hialuronik, në prill të 2016 bëri 20-vjetorin, të cilin e festoi në AMWC në Montekarlo, Principata e Monako-s.

Midis shumë pjesëmarrësve kisha edhe unë nderin dhe kënaqësinë të isha e ftuar.

Ishte edhe një prilegj të takoja kolegë dhe bashkëpunëtorë të vjetër dermatologë dhe kirurgë plastikë.

Kujtuam me nostalgji që deri në vitet 2006- 2008 kjo fushë dermo-kosmetika, atëherë quhej inxhinieri gjenetike, pastaj kirurgji estetike dhe tashmë kozmetikë, dermo-kozmetikë dhe ata që e përqafuan ishin të paktë.

Tashmë, për shkak të rritjes së mahnitshme mbi 600% në vite, pas krizës ekonimike të 2008 është një nga fushat më në zhvillim dhe me pjesëmarrjen dhe përfshirjen e mjekëve nga çdo specialitet i mjekësisë.

Gjithëpërfshirje, e cila sjell risinë, këndvështrimin dhe njohuritë e gjithë fushave të mjekësisë.

Kjo ka rritur edhe performancën.

Tashmë me një filler dhe botulinium toksinë mund të realizohen face-lifte pa kirurgji, bikektomi pa kirurgji, rinoplasti pa kirurgji, zvogëlime moshe pa kirurgji, blefaroplasty pa kirurgji.

Performanca është e mahnitshme dhe e paimagjinueshme, po ta mendosh se, deri në 2006 edhe ata të pak mjekë të cilët e përqafuan dhe u bënë pjesë e kirurgjisë estetike, sot dermatokosmetikës, injektonin me acid hialuronik vetëm zonën naso-labiale dhe buzët.

ÇFARË DO TË MËSONI…

  • Pak dermatologji
  • Anatomia e zonës
  • Nivelet histopatologjike
  • Si të zgjedhim fillerin perfekt për zonën perfekte
  • Llojet e filler-ave
  • Çfarë duhet evituar
  • Si të marrim vendimin e duhur
  • Si ta injektojmë
  • Zonat e rrezikshme
  • Anestezi
  • Estetika midis mjekësisë dhe artit
  • Pyetje-përgjigje

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News