Alopecia, rënia e flokut, është një nga patologjitë më komplekse në mjekësi, gjë që e bën trajtimin e saj një sfidë jo vetëm për dermatologjinë, por për mjekësinë në tërësi.
Cilat janë shkaqet e rënies së flokut?
Shkaqet janë me natyrë të shumëllojshme: metabolike, hormonale, autoimune, sëmundje kutanate, sëmundje sistemike kronike, sëmundje neurologjike, sëmundje neuropsiqike, sëmundje infektive, etj.
Patologjia e rënies së flokut si rregull është shumë komplekse, rrallëherë po u kap që në fazat e fillimit mund të jetë e thjeshtë, por kushdo qoftë patologjia, procesi i rënies është gjithmonë autoimun. Trupit i duken të huaja bulbet e tij të flokut. Në disa raste, rënia e flokut mund të vijë pas një sëmundjeje kutanate (të lëkurës) apo sistemike, si: lupus ertematos, lichen, infeksione me kërpurdha, lichenifikime, tiroide, etj. Për një trajtim të suksesshëm është thelbësore gjetja e shkakut apo shkaqeve dhe trajtimi i individualizuar në tërësi, jo vetëm i rënies së flokut dhe shkaqeve, por edhe i mirëqenies së pacientit.
Diagnostikimi i llojit të alopecisë bëhet nga mjeku dermatolog, në një konsultë shumë të detajuar, në të cilën duhet t’u kushtohet vëmendje aspekteve etioptogjenike:
- Alopeci areata
- Alopeci difuze metabolike
- Alopeci difuze androgjenike
- Alopeci toksike
- Alopeci neurologjike
- Alopeci difuze elfuvium telogjen
- Alopeci sekondare
- Apo kombinimi i tyre.
Trajtimi i alopecisë është gjithmonë kompleks dhe ndërdisiplinor.
Duhen marrë në konsideratë:
analiza hormonale cilësore dhe sasiore
ekografi ovariane
investigime metabolike
konsultë neuro-psiqike
gjendja emocionale e pacientit
ndonjë humbje personale-familjare
sëmundje sistemike
Trajtimi është gjithmonë kompleks, individual, gjithëpërfshirës:
Trajtim wellbeing
Trajtime ose dhe ekuilibrim neuropsiqik
Trajtim metabolik
Trajtim relaksues
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi