Lipoliza nëpërmjet injeksioneve përfaqëson një teknikë të re për rimodelimin trupor dhe shkrirjen e depozitave aberrante të dhjamit në fytyrë dhe trup. Lipoliza nëpërmjet injeksioneve quhet edhe liposkulpturë. Teknika është ekstremisht efikase. E imagjinuar nga Franz Hasenghander në Europë 2001, e vënë në praktikë po nga vetë ai në 2002. Një teknikë e cila u vërtetua aq efikase, sa në 2004 u themelua “Shoqata Ndërkombëtare e Lipolizës nëpërmjet injeksioneve” – e vetmja teknikë që ka marrë aprovimin e FDA-së në një kohë shumë të shkurtër.
Benefite nga lipoliza nëpërmjet injeksioneve ka çdo zonë e trupit me depozita anormale dhjami, që nga gusha, faqet, abdomeni, duart e dashurisë, toraksi posterior, qafa, kofshët, vithet, krahët, rreth gjunjve, këmbët, rreth kaviljes, lipomat, si dhe depozitat e dhjamit të migruara pas liposukcionit apo riparimi i depozitave të dhjamit pas liposukcionit. Numri i seancave është i ndryshueshëm në funksion të kushteve të pacientit, madhësisë së depozitave të dhjamit dhe reagimit individual të pacientit. Në përgjithësi, rekomandohen 6-12 seanca/zonë në intervale 2 javore. Në rastet e nevojës për rezultate të shpejta, bëhen 3-6 seanca në 4 javë, nëse kushtet e pacientit janë të përshtatshme. Trajtimi i shpeshtë me të cilin shoqërohet është mezoterapia për tërheqjen e lëkurës dhe tonifikimi i saj.
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi