Skip to content

Si te zgjasim rinine tone? 2 Hyaluronic Acid

BACRI_BASTS_1612_Pros_Cons_Oily_Skin-768x384

Si te zgjasim rinine tone?

“ Rrudhat deshmojne vendin ku ka qene buzeqeshja”

– Mark Twein

Rrudhat munden te mbushen kollaj nese ne bazen e tyre vendoset nje substance xhelatinoze me acid hialuronik. Acidi hialuronik eshte nje filler perfekt, nuk jep alergji, nuk duhen bere teste paraprake, dhe efekti dallon menjehere.

Acidi hialuronik gjendet natyrshem ne lekuren tone dhe ne cdo tesut tjeter te trupit.

Procesi natural I konsumit te HA ne lekuren tone, ndersa moshohemi, eshte nje nga arsyet kryesore te shfaqjes se rrudhave siperfaqesore dhe te thella. Eshte interesant fakti qe acidi hialuronik eshte nje makromolekul identike tek gjithselici nga ne dhe kudo ne natyre. E thjeshtezuar acidi hialuronik eshte ne fakt nje makromolekul sheqeri. Ndaj burimi I AH eshte I gjithgjendeshem.

Ne forme natyrale eshte I paqendrueshem. Per te rezistuar ne kohe duhet prodhuar nepermjet nje bakterie ne laborotar steril per te perfituar Mbushesit modern me acid hialuronik. Nuk prodhohet nga kafshet.

Meqenese acidi hialuronik I perdorur si filler apo hidratues eshte identic me acidin tone hialuronik kjo e bene te panevojshme testin e hipersensibilitetit.

Acidi Hialuronik qe perdoret si mbushes apo filler ka dy molekula sheqeri qe kryqezohen sebashku ne zingjire te gjate; Acid Glukuronik dhe Glukozamin A-Acetil.

Acidi hialuronik eshte intensivisht hidrofil gje qe ndihmon ne hidratimin e zones se trajtuar me nje diference te dukshme ne shkelqim dhe rivitalizim.

Diferencen midis llojeve te ndryshme te fillerve ne granulim , viscozitet dhe firma e ben molekula e kryqezimit te ketyre dy molekulave te sheqerit.

Efecti I mbushesit me acid hialuronik varet nga;

  • Lloji I granulimit
  • Viskoziteti
  • Molekula e kryqezuar
  • Mimika e zones se trajtuar
  • Expozimi I vazhdueshem ne djell
  • Eforti fizik
  • Hidrofilizmit te llojit te molekules.
  • Predispozita individuale e pacientit

Efekti mund te qendroj midis 3-18 muaj. Mesatarisht ne pergjithesi qendron 5-12 muaj ne vende te ftohta dhe 3-10 muaj ne vende te ngrohta dhe mesdhetare.

Karakteristike eshte qendrimi I efektit stable deri ne diten e konsumimit te kohezgjatjes se fillerit. Ndryshimi eshte I pernjehereshem nga nje dite ne tjetren.

Efektet sekondare jane shume te rralla( toptha te vegjel) Ne rastin e mospelqimit te efektit mbushes atehere filleri me acid hialuronik tretet me nje microdoze enzyme naturale qe quhet Hialuronidaza e cila jep efekt per 24 ore. Nder Fillerat qe reagojne me mire ndaj hialuronidazes jane Reltylane dhe Juvederm. Kjo karakteristike e fillerave me acid hialuronik e ka bere edhe me komode injektimin e tyre.

Trajtimi me I ri I rrudhave siperfaqesore behet me acid hialuronik fluid I cili hyn ne sistemin e hidratimit te lekures, sidomos per rrudhat fine ne zona shume te levizeshme te fytyres, ku nje filler jo fluid rregullon Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

rrudhat por prish estetiken.

Related News