Përpara dhe mbas trajtimit do të evitohet administrimi:
– I antibiotikëve
– Aspirins dhe AINS
– Konsumi i alkolit 2 javë përpara dhe mbrapa injektimit
– Ekspozimi i vazhdueshëm në diell të fortë.
Cdo lloj eforti që sjell si pasojë skuqen e fytyrës për të mos zvogëluar apo konkuruar efektin e BTX (për dy javë) Menjëherë pas procedurës evitohet masazhi në fytyre dhe disa këshilla më specifike për çdo paciente dhe në varësi të zonës së trajtuar.
BTX është zgjidhja perfekte për rrudhat e mimikës. Procesi i aging-ut apo moshimit, eshte shumë më kompleks. Në këtë proces përfshihet; ndryshimi i ngjyrës si dhe i përbërjes së lëkurës nga ekspozimi në diell, pagjumësia, lodhja. Ndryshimet gravitacionale, ndryshimet e kockës, dobësime të ligamenteve, migrimi i dhjamit, ndryshimet hormonale etj. Janë disa kufinj kohor në te cilat ndodhin këto ndryshime moshe të detyruara për të gjithë. Proces që ne e njohim mirë. Dhe njohuritë tona i përdorim në funksion të një rezultati sa më të mirë për pacientin.
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi