Trajtimi bëhet sipas rastit. Standard., faza e pare e trajtimit zgjat nga 14 ditë, deri në 45 ditë, Kjo pjese e trajtimit eshte standarte. Që do të thotë, pacientit i jepet larësi i duhur për momentin e duhur, për pacientin në fjalë. Laresi perdoret dy herë në ditë dhe merret si pjesë e trajtimit dhe jo thjesht si larës për fytyrën, i jepet trajtim topik, në sipërfaqe të lëkurës për të qetësuar pak situatën.
N.q.s ka dermodeçidozë trajtohet demodecidoza e para, n.q.s jo, atehere bëhet një trajtim vetëm për “puçrat” lokale. Me solucione të ndryshme, të cilat janë përtharëse. Duke filluar nga acidi benzoic ne acidin azelaik apo eritromicine topike. Gjithashtu, i sugjerojme pacientit nese është femër të bëjë edhe një vizitë te gjinekologu plus eco gjinecologjike. dhe per perfaqsuesit e te dy sekseve u rekomandohet edhe nje investigim i androgjeneve. Kjo pjese eshte e rekomandueshme por jo e detyrueshme. Po ashtu i kerkohen disa investigime te pergjithshme, nepermjet te cilave kontrollohet cdo 45 dite ecuria e trajtimit dhe sa i suportueshem eshte trajtimi sistemike per pacientin ne fjale, me qellim shendeti i pergjithshem si prioritet. Faza e dyte eshte intensive dhe zgjate 45 dite deri ne 4 muaj. pjesa tjeter e trajtimit 18-24 muaj eshte mbajtja nen kontroll e situates.
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi