Dermatologjia per te rritur
Dermatologjia është shkenca mjekësore që merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, semimukozës dhe mukozës. Lëkura është organi më i madh i trupit tonë dhe i vetmi sistem në trup që në përbërjen e tij ka gjithë organet, sistemet dhe proceset organike në mikrobotë. Nuk ka asnjë shkencë mjekësore tjetër që të ketë aq shumë nëndegë, mbispecializime dhe kompetenca sa dermatologjia, kjo për shkak të ndërlidhjes direkte dhe indirekte me të gjitha degët e mjekësisë dhe zhvillimeve të reja.
Dermatologjia është një disiplinë shumë e gjerë, e cila ka njohur një zhvillim intensiv aktiv këto 20-15 vitet e fundit. Çdo zbulim në çdo fushë tjetër të mjekësisë ka një ndikim direkt në zhvillimin e dermatologjisë dhe na hap një horizont të ri në mirëkuptimin, diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve të lëkurës, por dhe paranjohjen dhe parandalimin e sëmundjeve sistemike. Me çdo deshifrim mekanizmi sëmundjeje, vjen dhe një rrymë zbulimi dhe aplikimi trajtimesh të reja.
Shkenca mjekësore është në një ekspansion të vazhdueshëm progresiv të njohjes, kuptimit, dhe kërkimeve të reja, gjë që çon në mënyra të reja këndvështrimi dhe qasjeje të të gjitha sëmundjeve.
“S’ mundemi t’u shtojmë ditë jetëve, por mundemi t’ju shtojmë jetë ditëve tuaja.” – Prof. Dr. Nedelcu
Në kuptimin tim, nëse trupi do të ishte një qelizë, lëkura do të ishte membrana dhe thërrmija Bosson.
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi