Skip to content

Çfarë është Dermatiti Seboreik (ekzema seboreike) dhe Zbokthi? Kur shfaqen dhe si trajtohen ato?

caspa

Dermatiti seboreik dhe Zbokthi janë një predispozitë kronike e lekurës të cilat të dyja shpesh shkaktojnë të kruajtura dhe lëkura të bardha në koke. Diagnoza diferenciale bëhet pothuajse gjithmonë midis këtyre dy kushteve të lekurës.

Zbokthi është një çrregullim jo inflamator dhe pas lëkurave të bardha të zbokthit, lëkura poshtë është e paprekur.

Dermatiti seboreik është sëmundje inflamatorie dhe eritematose. Poshtë lëkurave të dermatitit ka gjithmonë lëkurë të enjtur dhe zona të vogla të kuqe lëkure.

Zonat e predispozitës të prekura nga Dermatiti Seboreik.

Dermatiti seboreik gjithmonë fillimisht shfaqet në zona që janë më kryesoret  seboreike (atje ku është aktiviteti më i madh i gjendrave seboreike) si lëkura e skalpit (kokës) fytyrës dhe trunkut (gjysma e sipërme e trupit) po ashtu mund të gjendet në vetulla, qërpike, rrudhat naso labiale, mustaqe, mjekërr dhe zonën presternale. Pllakat e dermatites seboreike mundet të jenë të mëdha, të trasha  dhe me limit shumë mirë të përcaktuar, mund të shkrihen me njera-tjetren, bëhen të verdha dhe me yndyrë. Dermatita seboreike mundet të prekë zonën intramamare (mes gjoksit) kërthizen, mes fillimit të kofshëve dhe trunkut edhe vithet. Në këtë rast djagnoza diferenciale bëhet me psoriazis. Mundet të bëjë folikulite dhe të impetiginizohet sekondarisht.

Dermatita sekondare mundet të krijojë edhe eritrodermi exfoliative të gjeneralizuar (nje skuqje , enjtje dhe pllaka lekure ne te gjithe trupin).

Per nje kuptim më të thjeshtë dermatiti Seboreik është një” Zbokth me i acaruar” më i rëndë.

Mosha e shfaqjes së Dermatites Seboreik.

Dermatita seboreik shfaqet në çdo moshë nga infanti deri tek i moshuari.

Megjithese fillimisht shfaqet në zonat dhe moshën kur gjendrat seboreike kanë aktivitetin e tyre kryesor, përsëri nuk është gjetur ndonjë shkak shkencor që seborea të ndikojë në shkakun apo shfaqjen e Dermatites Seboreike.

Kur shfaqet tek femijët deri në një vjeç, ekziston mundësia e vetshërimit apo e mos shfaqjes pas episodit të fëmijërisë së hershme.

Shkaqet e shfaqjes së dermatitës seboreike.

Etilogjia është shumë faktoriale. Ajo përfshin ne një lloj mënyre përfshirjen e sebiumit dhe mikroorganizmit Pitisporum oval (i cili ndodhet në mënyre të natyrshme në lekurë, por disa nëntipe duket të jenë patogjene) që sipas hipotezave është shkaktari i Dermatites Seboreike. Aktiviteti lipazeve, lagështia, rënia e imunitetit, sëmundjet autoimune apo imunodeficiente , stresi duket të jenë faktorë patogen apo triger në shfaqjen dhe agravimin e Dermatites Seboreike. Po ashtu njihet një predispozitë familjare në shfaqjen e DS. Ajo shfaqet me shpesh ne personat e njohur me Dermatite Atopike.

Diagonozat Diferenciale

  • Alopecia jocikatrizuese
  • Eruption medicamentos
  • Dermatiti exfoliative i gjeneralizuar i infanteve
  • Blefatite margjinal seboreik
  • Psoriasis
  • Eritrodermia ( ne raste shume te rralla)
  • Tinea corporis

Trajtimi i Dermatites Seboreike

 Dermatiti Seboreike ka faza shfaqjeje më intensive dhe momente qetësimi. Ështe një sëmundje që mund të trajtohen shumë mire episodet dhe të mbahet nën kontroll nga një dermatolog. Nuk shërohet perfundimisht. Po nuk duhet neglizhuar, keqtrajtuar sepse format e rënda dhe të gjeneralizuara janë shumë veshtirë per t’u djagnostikuar dhe trajtuar. Vëmendje e veçante i duhet kushtuar edhe evitimit të faktorëve stresues dhe sëmundjeve të tjera bazës.

Trajtimi behet  lokal nëpërmjet

  • Shampove, mjeksore apo jo
  • Solutioneve
  • Ketokonazol
  • Keratolitekeve
  • Lithium sukcinat

Trajtimi sistemik

  •  Ketokonazol
  • Antibiotik
  • Izotretinoin
  • Ultraviolet

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News