Skip to content

Alopecia-rënia e flokut dhe trajtimi i tullacërisë-Pelada nga Dr. Rudina Thanasi

Alopecia-areata-body1-1024x575

Alopecia, rënia e flokut, është një nga patologjitë më komplekse në mjekësi, gjë që e bën trajtimin e saj një sfidë jo vetëm për dermatologjinë, por për mjekësinë në tërësi.

Cilat janë shkaqet e rënies së flokut?

Shkaqet janë me natyrë të shumëllojshme: metabolike, hormonale, autoimune, sëmundje kutanate, sëmundje sistemike kronike, sëmundje neurologjike, sëmundje neuropsiqike, sëmundje infektive, etj.

Patologjia e rënies së flokut si rregull është shumë komplekse, rrallëherë po u kap që në fazat e fillimit mund të jetë e thjeshtë, por kushdo qoftë patologjia, procesi i rënies është gjithmonë autoimun. Trupit i duken të huaja bulbet e tij të flokut. Në disa raste, rënia e flokut mund të vijë pas një sëmundjeje kutanate (të lëkurës) apo sistemike, si: lupus ertematos, lichen, infeksione me kërpurdha, lichenifikime, tiroide, etj. Për një trajtim të suksesshëm është thelbësore gjetja e shkakut apo shkaqeve dhe trajtimi i individualizuar në tërësi, jo vetëm i rënies së flokut dhe shkaqeve, por edhe i mirëqenies së pacientit.

Diagnostikimi i llojit të alopecisë bëhet nga mjeku dermatolog, në një konsultë shumë të detajuar, në të cilën duhet t’u kushtohet vëmendje aspekteve etioptogjenike:

  • Alopeci areata
  • Alopeci difuze metabolike
  • Alopeci difuze androgjenike
  • Alopeci toksike
  • Alopeci neurologjike
  • Alopeci difuze elfuvium telogjen
  • Alopeci sekondare
  • Apo kombinimi i tyre.

Si trajtohet alopecia?

Trajtimi i alopecisë është gjithmonë kompleks dhe ndërdisiplinor.

Duhen marrë në konsideratë:

analiza hormonale cilësore dhe sasiore
ekografi ovariane
investigime metabolike
konsultë neuro-psiqike
gjendja emocionale e pacientit
ndonjë humbje personale-familjare
sëmundje sistemike

Trajtimi është gjithmonë kompleks, individual, gjithëpërfshirës:
Trajtim wellbeing
Trajtime ose dhe ekuilibrim neuropsiqik
Trajtim metabolik
Trajtim relaksues

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News