Skip to content

Çfarë lloj lëkure kam? (VI) – Lëkura shumë e thatë apo e kartonizuar

rudinathanasi.com_5711_kolazh-700x525

Karakteristikë e kësaj lëkure është shkalla e lartë e tharjes. Lëkura duket si karton. Plaket shpejt dhe çfarëdo që t’i bësh nuk ndihesh dot rehat. Shpesh këta pacientë janë të papërqendruar, në dukje superaktivë për të shmangur ndërgjegjësimin e bezdisë së vazhdueshme që krijon kjo lloj lëkure. Jo rrallë bëjnë shumë alergji apo ekzema të fisuruara. Neuropatitë janë normale në këta pacientë, sidomos pas të 40-tave.

Për një person me lëkurë të thatë, dermatologu duhet të jetë miku më i mirë për jetë. Çuditërisht, por edhe e mirëkuptueshme, është se këta pacientë ndihen aq të pashpresë, sa rrallë i drejtohen një klinike të specializuar dermatologjike. Kërkon kujdes të vazhdueshëm dhe mirëmbajtje të vazhdueshme.

Kjo lloj lëkure, edhe pse është tmerrësisht shumë e thatë, prapë nuk pranon krem. Kremi rri si veshje përsipër. Duket paradoksale, por eksfolimi i vazhdueshëm, peeling kimik në kushtet e shtëpisë, peeling kirurgjikal tek specialisti dermatolog, derisa të mbërrihet në lëkurë të gjallë dhe të stimulohet derma, është i domosdoshëm.

Qëllimi

Këtu do t’ju ofrojmë një arsenal me mundësira për t’u kujdesur lehtë në kushtet e shtëpisë nga sekretet e mbledhura gjatë përvojës tonë, përvojës së të tjerëve, për t’ju përmirësuar cilësinë e jetës së përditshme.

Si të kujdesemi në kushtet e shtëpisë në 8 hapa të thjeshtë?

Hapi i parë

Faqet lyhen sa më shpesh me krem me bazë:

  • Lanoline
  • Kolesterine
  • Lecitine
  • Gjalpë vegjetal

Hapi i dytë

Banjot e nxehta janë të mrekullueshme për këta pacientë

Mundësisht kremi të vendoset i nxehtë.

Hapi i tretë

Në vazhdimësi kanë nevojë për spraj me ujë kërmilli 10-30 herë në ditë.

Hapi i katërt

Maskat me parafinë të nxehtë.

Kataplazma me vaj.

Maskat kaolin me yndyrë shtazore.

Maska gjalpi me fitoestrogjen bëjnë mrekulli përkohësisht tek këta pacientë.

Hapi i pestë

Maska hiqet me ujë të nxehtë.

Hapi i gjashtë

Kompresa të nxehta të alternuara me maska me akull çdo ditë për 30 minuta.

Hapi i shtatë

Kurrë nuk flihet natën me krem, sado paradoksale tingëllon.

Hapi i tetë

Dhoma e gjumit duhet të jetë gjithmonë në një temperaturë 22 gradë për këtë lloj lëkure.

Këto këshilla do t’jua bëjnë jetën më të lehtë dhe do t’ju ndihmojnë të keni një paraqitje të pëlqyeshme.

Trajtimet mjekësore të këshilluara janë:

  • Peeling kimik kirurgjikal
  • Peeling kimik i mesëm
  • Peeling kimik kirurgjikal
  • Peeling sipërfaqësor pothuajse gjatë gjithë kohës
  • Fitofotopeeling
  • Mezoterapi për stretchmarks
  • Mezoterapi për fragedizimin e lëkurës
  • Volumetri
  • Mezoterapi me acide të forta me oligoelementë dhe fluid AH
  • Përsëri Peeling kirurgjikal

6 seanca peeling kirurgjikal në vit për këtë pacient janë MUST DO dhe 6 seanca fragedizimi. Për më shumë informacion ju mirëpresim në rudinathanasi.com
Terapi sistemike estrogjen apo fitoestrogjen.

6 seanca peeling kirurgjikal në vit për këtë pacient janë MUST DO dhe 6 seanca fragedizimi. Për më shumë informacion ju mirëpresim në rudinathanasi.com
Terapi sistemike estrogjen apo fitoestrogjen.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News