Padyshim që ekzistojnë përkufizime për këtë lloj sëmundje dhe mund të gjendet lehtësisht në internet. Por, a e dimë ne se çfarë janë aknetë? Ligji për të drejten e autorit apo ligji i ” plagjiatures” kerkon qe c do mjeke specialist te kete perkufizimin e tije per cdo pershkrim semundjeje, sindromi apo simptome, teme per te cilen ai shprehet si specialist, ne baze te njohurive shkencore dhe eksperiences se punes. qofte edhe per nje provim per te marre te drejten e titullit specialist ekziston ky kusht.
Doktori duhet ta ketë personal përkufizimin, ne baze te njohurive te marra ne fakultet, njohjes me perkufizimet dhe mirkuptimet e Koloseve te mjeksise, referuar Profesorit nga i cili ka mesuar specialitetin, informacionit te marre gjate ngritjes p[rofesionale, dhe te rejave te shkences .
Mbi te gjitha keto shtohet edhe eksperienca dhe observimet e punes me pacient. ” Ate qe s’e kupton qarte as nuk e shpjegon dot edhe aq me pak e trajton sic duhet”, gjithmone ne limitin e asaj qe mundemi te dime aktualisht. Mjeksia nuk eshte nje shkence ekzakte. dermatologjia moderne eshte nga shkencat me te gjalla dhe me zhvillimet me te vrullshme keta 20 vitet e fundit. Akne është një semundje e lekures, familjare dhe genetike, inflamatore e folikulit sebacee dhe folikulit pilos, qe shfaqet ne prezencen e nje c rregullim keratinizimi . Akneja me e thjeshte eshte aAknea Vulgare ajo e adoloshenteve e cila shfaqet ne formen e komedoneve te mbyllura ( pikat e bardha) te hapura ( pikat e zeza) dhe disa formationeve papuloze( pucrave) apo pustuloze ( pucrave me ” qelb”)mbi sipërfaqen e lëkurës. Ankea vulgare ne fazen e saje te pare dhe te dyte eshte komedomiane, me komedone të mbyllura dhe komedone të hapura. Komedonet e mbyllura jane ato qe ne gjuhen popullore u themi pikat e bardha dhe Komedonet e hapura jane ” pikat e zeza” ne gjuhen e perditshme. D.m.th Aknea fillon me komedonet e mbyllura të bardha dhe pastaj lehtësisht agravohet me pikat e zeza dhe radha e tretë janë kur dalin ato që ne i themi puçra, ne gjuhen e perditshme dhe papula ne gjuhen mjeksore. Zakonisht në popull, flasim apo konsiderojme qe kemi akne kur na shfaqen papulat apo pucrat. Njerzit zakonisht nuk i vene re dy stadet e pare te aknes po fillojnë te konsiderojne shqetesim formen e trete apo te katert me pustula apo edhe me keq me kiste. Pastaj, vjen akneja severe/ akne tardive/ aknea e te rriturit që quhet dhe akneja konglobate. Konglobate do te thote ekzistenca e te gjithe formave te mesiperm sebashku. Ke kiste, ke nodule (Gunga) ke më tepër se tre forma. Zakonisht kistet dhe nodulet janë ato që dalin në brendësi apo siperfaqe edhe dhembin apo jane intensivisht prurigjinose ( kruhen) dhe atehere akneja quhet : konglobate ose akneja e rëndë, që konsiderohet shumë e rrallë. Por, jo në Shqipëri! Tjetër, është dhe akneja rosacea, ose aknea e kuqe, fiks siç e ka emrin. Ka autorë që e vlerësojnë si një entitet më vete, ka dhe autorë, të cilët e vlerësojnë si pjesë të aknesë konglobate. Ne te dyja rastet shfaqet ose agravohet ne akne konglobate. Aknea Rozacee zakonisht, si fillim dalin vetëm disa enë gjaku, në sipërfaqe, si degëza të vogla, që kur i shtyp , nen presionin e gishtit, largohen.
Shumë shpesh mund të ngatërrohen me cuperozën. Kur fillon dhe agravohet, bëhen kështu si kokrriza mishtore te kuqe në sipërfaqen e lekures, ndonjehere shume te dhimbshme. ne nje faze me te vone shfaqet edhe Rinofima ( hunda mishtore e trashur, me shume pore te medha dhe pika te zeza ne brendesi qe nuk shtrydhen dot.)
Kur, agravohet edhe më shumë bëhet akne forme fulminante hemorragjike. Dmth, këto bëhen si laguna gjaku le të themi, dhe këto laguna gjaku janë të tilla, jo domosdoshmërisht kur i ngacmon ndodh kështu. Në Shqipëri shoqërohet shpesh me aknetë konglobate. Kjo, është një nga format më të vështira të aknesë, por ka edhe më të vështirë se kaq, pasi ekziston një komplikacion që quhet hidrosadinita dhe shoqërohet me të dyja llojet e akneve. Hidrosadinita, eshte nje komplikim i aknese, shpesh here i padjagostikuar, shume rezistente ndaj trajtimit, i dhimbshem dhe me tendence te forte mbiinfektimi dhe cicatrizimi. Pacienti, ndodh shpesh qe thotë se; “nuk kam asnjë gjë, por më ndodh që në zonën e bikinit apo në zonën e sqetullave , tek vithet, te zonat e mbështetjes, më dalin disa puçra te cilat lene shenja . Gjithnjë më del nga një puçër te qimet apo pas depilimit edhe pastaj më ikën”. Kjo quhet hidrosadinita. Ky është një komplikacion sever i aknesë konglobate. Hidrosadinita konsiderohet edhe një formë edhe shumë herë më e rrallë, se sa akneja konglobate, por që nuk është e tillë në Shqipëri. Kështu, e kemi mësuar të paktën nëpër libra, që kjo si patologji është një specifikë për lëkurën aziatike.Ne kuptim me te thjesht, Hidrosadinita, është si një qese, me sebium ne nje folikul pilos ( bulbi i qimeve) te inflamuar ( enjtur) me fibrozë. Në qoftë se aty mbivendoset edhe një nga ato bakterie, të cilat nuk janë specifike për evropianët, por janë shumë normale të zonave ekzotike, atëherë situata agravohet jashtëzakonisht shumë dhe e ben hidrosadiniten supurative. hidrosadinita supurative eshte shume e veshtire per tu trajtuar, rezistente ndaj antibiotikeve edhe ne doza dhe kohzgjatje te madhe dhe shpesh e neglizhuar behet nje risk i larte per shendentin. Bën çikatriçe të forta, të thella, përhapet gjithandej nëpër trup. Bëhet edhe shkak për humbjen e jetës nëqoftëse, nuk trajtohet dhe kurohet në mënyrën e duhur. Ne keto raste eshte shume e nevojshme bashkpunimi i hematologut me mjekun dermatolog. E rendesishme per tu theksuar eshte fakti se hidrosadinita agravohet ne traume, dhe ben edhe fistula qe komunikojne me njera tjetren nen siperfaqen e dukshme te lekures, ndaj duhet absolutisht evituar nderhyrja me bisturi, pasi behet shkak per perhapjen dhe agravimin e situates se pergjithshme te shendetit. Ne fazat e para te shfaqjes se hidrosadinites mundet te ngaterrohet rendom me nje kist te thjesht dhjamor, gje qe e veshtireson diagnostikimin e saj.
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi