Skip to content

Cila është arsyeja apo shkaku i aknesë?

xc-700x327

Nuk dihet arsyeja e vërtetë. Akneja eshte nje semundje inflamatore, ne prezencen e nje crregullimi keratinizimi, genetike familjare e gjendrave sebacee te lekures,  por  nje nga faktoret triger, apo shfaqes ne krijimin e disa konditave shume faktoriale  ( nxites)  konsiderohet disbalanca apo fluksi jo konstant i androgjeneve.  Arsye pse pacientet me akne kane edhe ndryshime te forta humori te paparashikueshme.

 Aknea ekziston si predispozite apo premtim i heshtur joshqetsues edhe perpara krijimit te konditave perfekte per tu shfaqur, gje qe mundet te beje edhe parandalimin e  manifestimit te saj.  Thjesht jane te paket pacientet qe i drejtohen nje mjeku dermatolog vetem per kontroll pa patur nje shqesim te madh. Shpesh shkak qe pacienti ti drejtohet mjekut dermatolog si per aknene konglobate edhe aknene rosacea behet mbivendosja e  demodecidozes.

Demodecidoza shkaktohet nga demodeksi  Që është, një parazit, perfaqsuesi me i shpeshte dhe i parrezikshem i akarjeneve te shtepise,i cili gjendet ne menyre natyrale, në tërë ambientet në të cilat ne jetojmë dhe për një arsye ende të paditur nga mjekësia, ky mbivendoset mbi aknene . behet shpesh shkak per shfaqjen e aknese apo  agravon situatën ekzistuese edhe më shumë. Po të shikosh në rrugë, janë disa njerëz, të cilët duken sikur gjithandej janë duke ju shpërthyer puçrat. Dhe, kjo zakonisht është një demodeçidozë, një parazit i cili, mbivendoset tek këto aknetë dhe lë larvat aty. Problemi më i madh nuk është paraziti, pasi ai trajtohet shumë kollaj, por larvat janë shumë herë më të vështira, pasi mund të shpërthejnë kudo dhe janë të paparashikueshme. Akneja është shumë interesante. Dhe kjo është po prapë një pjesë shumë e rëndësishme që duhet shpejguar për publikun. Akneja eshte me hope apo flukse.  Ka momente, në të cilën një pacient është në trajtim dhe vazhdojnë dhe i dalin “puçrat” i shpërthejnë dhe ka një moment që një pacient nuk është në trajtim  ben cdo gje qe sduhet dhe akneja është mirë dhe kaq. Ëkziston gjithmonë në puse. Keto puse vazhdojne edhe pergjate trajtimit vetem se jane me te temperuara.  Normalisht, trajtimi është i tillë, që pasi lëkura bëhet shumë mirë për tre deri në pesë muaj, pastaj duhet mbajtur rezultati një vit e gjysmë deri në dy. Gjithmonë, duke shfrytëzuar atë që quhet memorie qelizore.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News