Skip to content

Dermatologjia për meshkuj

South-Face-Skin-Bournemouth-Mens-Dermatology

 Dermatologjia per meshkuj

Sëmundjet dermatologjike prekin burrat fiks ashtu si prekin edhe femrat, u krijojnë po të njëjtin stres dhe pakënaqësi. I vetmi ndryshim qëndron në faktin se meshkujt drejtohen tek dermatologu vetëm atëherë kur situata është e rënduar. Por jo e njëjta situatë është kur bëhet fjalë për trajtimin e flokëve dhe sëmundjeve venerologjike. Meshkujt shkëlqejnë në seriozitetin e mbajtjes së trajtimit.

Dermatologjia për burrat është po e njëjta shkencë si dhe për femrat, vetëm natyra e konsultave ndryshon. Konsultat më shpesh të kërkuara nga meshkujt janë për alopecinë androgjenike, aknen konglobate, aknen fulminante, dermatitin seborreik, rozacenë, ekzemën, melazmën, psoriazisin dhe kancerin e lëkurës. Specifike për Shqipërinë, sipas përvojës sime, është shpeshtësia e sëmundjeve të aknes konglobate, aknes fulminante, hidrosadinitës dhe agresiviteti i tyre. Patologji të konsideruara nëpër botë shumë të rralla, në Shqipëri janë pothuajse të rëndomta.

Është gjithmonë e më shumë në rritje interesi i meshkujve për dermato-estetikën, anti-aging dhe estetikën.

Kushdo qoftë subjekti i konsultës, qasja jonë është gjithmonë me kujdes, profesionalizëm, duke respektuar konfidencialitetin e konsultës dhe trajtimit mjekësor.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News