Skip to content

Infeksionet më të rrezikshme për jetën e të sapolindurit nga Dr. Rudina Thanasi

12squarepp_w550_h550

Infeksionet me te rrezikshme per jeten e te sapolindurit nga Dr. Rudina Thanasi!

Sindroma TORCHES TORCHES është një akronim për disa nga infeksionet kongjenitale me faktorë etiopatogjenikë të ndryshëm, të cilët ndikojnë më ndjeshëm në gjendjen e shëndetit të të sapolindurit dhe në cilësinë e jetës së tij. Toksoplasmoza, Other ( të tjera) Varicela Zoster, Parvovirus B19 Rubeola Citomegalovirus (që është shkaktari etiopatogjenik me vdekshmërinë më të lartë), Herpes Simplex, HIV, Enterovirus, Virusi Epstain Barr Sifiliz.

Sindroma “Blueberry muffin baby”

Është manifestimi më i zakonshëm i infektimit të të sapolindurit. Kjo simptomë mund të ekzistojë në infektimin me Rubeola kongjenitale, Citomegalovirus, Toksoplasmozë, mund të ekzistojë në leucemi, Eritroblastozë fetalis, Neuroblastomë dhe në Sindromën e Trasfuzionit të Binjakëve. Emrin e merr nga shfaqja e disa njollave apo papulave blu-të kuqe apo të kuqe të forta në zonën e fytyrës, trupit apo lëkurës së kokës së të sapolindurit, në momentin e lindjes apo brenda 2 ditëve të para pas lindjes.

Varicela Zoster

Infektimi me VZ ndodh gjatë tremujorit të tretë. Interesante janë disa raste të raportuara të të sapolindurve me Herpes Zoster. Varicela neonatale mund të jetë fatale në 30% të pacientëve, tek të cilët nëna ka shfaqur Zona Zoster 5 ditë përpara lindjes deri në 2 ditë pas lindjes. Trajtimi është i njëjti si në rastin e Herpes Simplex, vetëm dozat ndryshojnë ndonjëherë. Një kombinim acilkloviri, vibaradin intravenoze dhe antibotik për 14–21 ditë. Në rastin e infantit me Varicella Zoster, Rekamonadohet administrimimi i Imunoglobulines Varicela–Zoster, kur nëna ka shfaqur Zona Zoster 5 ditë përpara 2 ditë pas lindjes, për të shtuar shansin e mbijetesës së foshnjes.

Citomegalovirus

Vetëm 10% të infantëve me CMV shfaqin simptoma.  Shkalla e vdekshmërisë tek këta infantë fatkeqësisht është 30%. Nuk e dimë saktë shkallën e mortalitetit te 90% të rasteve pa simptoma, por Citomagalovirusi konsiderohet virusi më i rrezikshëm për neonatin, edhe më i rrezikshëm se Herpses Simpleks. Simptomat klinike në rastin që ekzistojnë janë: Njolla të kuqe të vogla si gjak i mpirë Purpura Erupcion makulopapular Erupcion papulonodular Shumë rrallë vezikula.

Rubeola

Foshnjat e sapolindura që kanë rubeolë paraqesin rrezikshmëri infektimi të nënave të tjera shtatzanë me të cilat bien në kontakt. Trida (Tre simptomat) klasike e rubeolës Katarakt kongjentital Shurdhim Malformim kongjenital zemre

HIV

Fatmirësisht, përqindja e transmetimit të HIV nga nëna te fëmija është 2% tek nënat në trajtim korrekt për HIV. Për t’u mbajtur mend është që foshnjat e sapolindura nuk mund të dallohen dot menjëherë nëse janë apo jo të infektuara me HIV.

Human Parvovirus

19 Është shkaktari i eritemës infektive. Mund të prekë shtatzanën, rrjedhimisht fetusin. Shkakton hidrops dhe vdekje të fetusit. Rreziku është shumë i vogël tek ato shtatzana të paekspozuara deri në javën 16-28-të të shtatzanisë. Ky risk është 2-9%. Fatmirësisht, më shumë se 50% e shtatzanave janë të ekspozuara më përpara ndaj këtij virusi.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News