Skip to content

A janë 100 % të trajtueshme Aknet? A ndikon koha se kur i dallojme ato?

video-undefined-2147502400000578-729_636x358

Përkundrazi, nuk ka lidhje fare koha. Me e rendesishmje eshte qe pacienti mos i ngacmoje  as vete as ta ndihmojne te tjeret Ka disa lloj protokollesh, unë kam krijuar protokollin tim personal, i cili është shumë efikas.( Pervec hidrosadinites e cila deri tashme mbahet shume mire nen kontroll por s mundem te them qe sherohet).  Është një pjesë trajtimi, që le të themi është intensive, deri në pesë muajt e parë pastaj kerkon vazhdueshmeri dhe mbajtje nen kontroll te situates deri ne 2 vjet.

Në fillim  pacienti mësohet se si të kujdeset për fytyrën, sepse problemi më i madh që kanë personat, që kanë akne është se i ngacmojnë ato. Apo shkojnë në vende të çuditshme dhe bejne trajtime te cuditshme , zakonisht fiks c fare s duhet,  gjë që e agravon situatën. Specifike pacienti me akne , qofte edhe akne forme e lehte eshte perdorimi i nje morie  maskash,  scrub esh, kremrash, ect  nga me te cudidtshmet dhe fantaziozet . Shkaku eshte ankthi dhe gjendja e rende emocionale qe krijohet per shkak te aknese.  Padurimi i shtyn  pothuajse të gjithë pacientet me akne te  bëjnë fiks atë që nuk duhet të bëjnë.  Ekzistojne edhe 3 lloje akneshe te cilat vete pacienti i vetprodhon duke e keqtrajtuar situaten me trajtime empirike.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News