Puçrat që dalin zakonisht në këtë zonë dhe vetabsorbohen duke lënë cicatrice, janë hidrosadinitë. Gjë që sjell hidrosadinita në vetvete mund të jetë një paradiagnostikim i aknesë konglobate. Një person, i cili ka një puçër në këtë zonë, i cili thotë më ka dalë rreth qimes, m’u infektua dhe pastaj më iku por ka ngelur një shenjë e vogel, probabilitetiështë i madh të ketë hidrosadinite.
Diagnostikimi korrekt bëhet nga mjeku dermatolog. Cikatriçja ngelet si rezultat i inflamacionit shumë të madh plus predispozitës karakteristike të këtyre personave për të bërë cikatrice, specifike për fotopip lëkure 3 e sipër. Një doktor me eksperiencë e shikon që ky pacient edhe nëse nuk i është shfaqur akoma aknea dhe hidrosadinita, informon pacientin dhe bashkë ndërtojnë një terapi preventive.
Ka dhe një formë tjetër, që është edhe pak më e rëndë, që konsiderohet tmerrësisht shumë e rrallë, por prapë nuk është shumë e rrallë në Shqipëri. Akne NUKAE, e cila i përfshin të tëra këto forma. Midis gjoksit krijohen disa puçra, të cilat rrjedhin ndonjëherë nga brenda dhe kur shtrydh apo i ngacmon ato krijojne fistula komunikuese dhe lënë disa çikatriçe të tmerrshme mutiluese dhe shumë te vështira per t’u trajtuar, por jo të pamundura. Mund të jenë si çikatriçe përbrenda, por mund të bëhen si keloid (nje cikatrice e cila tejkalon disa here masen e lezionit fillestar) përsipër. Keloid është një çikatriçe e cila tejkalon disa herë masën e vete lezionit fillestar.
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi