Skip to content

Këshilla Mjeksore 2 Trupi Dhe Shëndeti Pyet Dr. Rudina Thanasin

keshilla2

Kam vetem akne ne nje zone afer gojes ne faqen e djathte te fytyres pothuajse gjithmone qe 3 vite dhe nuk hiqen.

Flutura akneja edhe ajo me e thjeshta eshte kronike familjare. Fatmiresisht ne rastin tend , si duket nuk e ke ngacmuar, dhe nuk te eshte perhapur neper fytyre. Akneja eshte me pulse, ndodnjehere eshte mire pa arsye dhe ndonjehere eshte e acaruar edhe kur nen trajtim. Do te te rekomandoja ti drejtohesh nje dermatologu q eke besim dhe ta trajtosh se bashku me te

Prsh, cfare kremi te perdor per rosacea duket sikur cdo gje me acaron fytyren.

 Personalisht nuk rekomandoje te perdoren kremra ne fytyrat me cfaredolloj akneje, pervec kremit mbrojtes nga djelli , I cili vendoset me tamponim si veshje mbrojtese per fytyren, sidomos ne rastin e aknese rozacee. Nese ndjen nevojen per hidratim , perdor nje uje termal apo hydrosol disa here ne dite. Ju lutem shikoni ne faqen time te instagramit, jane disa video te shkurta se si vendoset uji termal dhe mbrojtesi I djellit.Po ashtu te lutem drejtoju nje mjeku specialist dermatolog

Si te kemi nje fytyre te paster dhe pa pucrra

 Armela,  Lekura eshte organ I gjalle, shume I ndjeshem dhe I ndikuar nga cdo rrethane ambjenti apo situate emocionale, ndaj per nje lekure perfekte te duhet ndihma e nje specialist qe ja nje gjuhen lekures dhe ta transmeton informacionin e duhur ty

Menyra me e mire per te patur nje fytyre te paster dhe pa pucra eshte te zgjedhesh nje dermatolog qe te pelqen dhe ke besim. Pasi zgjodhe dermatologun tend   shko tek ajo/  ai cdo 30 apo 45 dite per konsulte , te te rekomandoje kujdesin e duhur per fytyren tende necdo situate.

 Prsh jam 33 vj ka rrudha perrth syve dhe ne ball qfar te perdor a mund te eliminohen me krema

 Arjeta rrudhat rreth syve dhe ne ball quhen rrudhat e mimikes. Linja e pare e trajtimit eshte injektimi me botulinium toksine apo Botoks ne gjuhen e perditshme.

Nuk ka krem qe I trajton. Ka disa kremra shume me te shtrenjte se sa vete Botoxi te cilat ti qetesojne per rreth 90 min por rishfaen perseri.

Me perdorimin e sakte te  kremit mbrojtes nga djelli mund ti ndalosh theksimin por jo eliminimin.

Procedura te tjera ndihmuese do ishin mezoterapi fytyre per rrudha, mezolife, injektime me acid hialuronik, peeling I mesem I thelle. Krem me tretinoin , I cili perdoret perseri nen rekomandimin e specialistit dermatolog.

 Kam lekuree sh sensitive dhe nuk perdor thuajse asnje product.. sdi cte perdor

Aleksa per lekuren shume te ndjeshme do rekomandoja perdorimin e ujit termal apo hydrosol lulesh ( hyr ne instagramin tim dhe shiko disa video te shkurtra se si perdoret)  dhe mbrojtes nga djelli per fytyra atopike. Po ashtu lresit e fytyres duhet te jene lares pa shplarje per fytyra atopike.  Me e mira eshte te rekomandohesh me nje specialist dermatolog cdo 45 dite.

Pershendetje kam njolla te kafta ne lekure dhe me jan shperndare ne gjithe trupin.

Aleksa njollat kafe ne lekure qe te jane shperndare ne te gjithe trupin, ne princip duhet te jene Pitiriasis Versikolor, megjithate te nevojitet nje djagnistikim I duhur nga specialisti dermatolog. Ne cdo rast zgjidhen, vetem nese eshte ndonje hiperpigmentim sekondare I ndonje semundjeje micelagjenose. Te lutem drejtohu specialistit dermatolog.

Related News