Skip to content

Si Trajtohen aknet konglobate? (shkeputur nga nje interviste)

Dermatologist-700x373

Trajtimi bëhet sipas rastit.  Standard.,  faza e pare e trajtimit zgjat nga 14 ditë, deri në 45 ditë, Kjo pjese e trajtimit eshte  standarte. Që do të thotë, pacientit i jepet larësi i duhur për momentin e duhur, për pacientin në fjalë. Laresi perdoret dy herë në ditë dhe merret si pjesë e trajtimit dhe jo thjesht si larës për fytyrën, i jepet trajtim topik, në sipërfaqe të lëkurës për të qetësuar pak situatën.

N.q.s ka dermodeçidozë trajtohet demodecidoza e para, n.q.s jo, atehere  bëhet një trajtim vetëm për “puçrat” lokale. Me solucione të ndryshme, të cilat janë përtharëse.  Duke filluar nga acidi benzoic ne acidin azelaik apo eritromicine topike. Gjithashtu, i sugjerojme pacientit nese është femër të bëjë edhe një vizitë te gjinekologu plus eco gjinecologjike. dhe per perfaqsuesit e te dy sekseve u rekomandohet edhe nje investigim i androgjeneve. Kjo pjese eshte e rekomandueshme por jo e detyrueshme.  Po ashtu i kerkohen disa investigime te pergjithshme, nepermjet te cilave kontrollohet cdo 45 dite ecuria e trajtimit dhe sa i suportueshem eshte trajtimi sistemike per pacientin ne fjale, me qellim shendeti i pergjithshem si prioritet.  Faza e dyte eshte intensive dhe zgjate 45 dite deri ne 4 muaj. pjesa tjeter e trajtimit 18-24 muaj eshte mbajtja nen kontroll e situates.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News