Skip to content

Një përkujdesje në 7 hapa për lëkurën e thatë

maxresdefault-700x394

Hapi i parë
Rekomandohet larja me ujë të ftohtë.

Hapi i dytë
Një maskë akulli pas larjes, e cila mbahet 3-5 minuta do të bënte mrekulli për fytyrën tuaj.Absolutisht jo: larje me sapun, ujë të ngrohtë, solucione alkaline dhe glicerine.

Hapi i tretë
Pastrimi dhe heqja e make-up nga faqet (vetëm faqet demakiohen), bëhet me:

  • Krem të yndyrshëm demakiazhues
  • Qumësht demakiazhues
  • Apo solucion për fytyrën

Variant tjetër
Mund të pastrohen edhe me një solucion të lehtë alkoolik 20-30%, por menjëherë mbas kësaj aplikohet një krem i yndyrshëm.

Absolutisht jo: kremërat me bazë sterate, vetëm nëse jeni nën trajtimin dhe vëzhgimin rigoroz të mjekut tuaj specialist dermatolog.

Hapi i katërt
Maskat janë zgjidhja juaj. Të rekomanduara janë:

Maskat me të verdhë vezë të ftohta
Maskat me kataplazmë dhe vaj ulliri
Maskat me parafinë të ngrohtë
Ndonjëherë, një herë në 2 javë mund të vendosni edhe krem nate.

Hapi i pestë
Gjithmonë pas maskave shpëlahet fytyra me ujë të akullt apo mbahet një maskë me akull.
Pudra përdoret rrallë dhe pak. Nuk duhet të jetë absorbente. Kujdesi për lëkurën e thatë është i vështirë, por këto perla të vogla do t’jua bëjnë më të lehtë dhe do t’ju ndihmojnë të përmirësoni cilësinë e jetës.

Për më shumë informacione na ndiqni në rudinathanasi.com në rubrikën Dermatologjia për të gjithë, ku kemi çdo ditë informacione të vlefshme për ju.

Hapi i gjashtë
Konsumimi i lëngjeve duhet të futet në dietën tuaj të përditshme, në veçanti gjatë gjysmës së parë të ditës: 2.5 litra në ditë me gllënjka të vogla.

Hapi i shtatë
Vajrat, frutat me fitoestrogjen do t’ju ndihmojnë shumë gjatë gjithë jetës. Një lugë çokollatë e zezë në mëngjes.
Një grusht bajame të bardha të mbajtura në ujë për 12 orë, duhet të hyjë në përditshmërinë tuaj.

Trajtimet mjekësore të rekomanduara dhe shumë efikase për ju janë:

Koktejle rigjallëruese
Mezoterapi me AH fluid dhe volumetri të paktën 2 herë në vit (lexo Volumetri, rudinathanasi.com) apo në vazhdimësi në artikujt e ardhshëm.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News