Skip to content

Njollat kafe, çfarë janë dhe si trajtohen? Nga Dr. Rudina Thanasi

Screen-Shot-2018-03-31-at-11.53.46-PM

Një nga shqetësimet kryesore kur vjen stina e verës janë njollat kafe në fytyrë. Përveç anës shëndetësore dhe estetike, shpesh ato shkaktojnë pasiguri dhe mbyllje në vetvete. Në raste serioze, edhe depresion të thellë, deri në tentativa vetëvrasjeje.

Por çfarë janë njollat kafe?

Njollat kafe janë ato që në mjekësi quhen melazmë.

Melazma është një çrregullim pigmentimi që mund të jetë i përkohshëm ose kronik.

Kur shfaqet?

Melazma shfaqet gjatë periudhës së verës dhe zbehet në dimër.

Ku përqendrohet melazma?

  • Mosha – të rinjtë në moshën më aktive, të shëndetshëm, 20-40 vjeç, rrallë përpara pubertetit. Mund të shfaqet edhe mbas të 50-ave.
  • Seksi – melazma, kryesisht prek femrat 75%-88%, por nuk i fal as meshkujt.
  • Lloji i lëkurës – Zakonisht shfaqet në lëkurat kafe dhe të errëta… Shumë rrallë prek lëkurat e çelura. E zakonshme edhe në para-menopauzë.
  • Zonat e preferencës – Balli, faqet, hunda, mbi buzë, por dhe në zona të tjera të trupit, sidomos tek personat që ekspozohen për një kohë të gjatë në diell.

Sa kohë qëndron melazma pasi shfaqet?

Në rastin e shfaqjes gjatë shtatzanisë, për disa muaj deri në një vit.

Por njëherë që është shfaqur ka predispozitë nga 6-8 vjet.

Rezistentë janë ato që prodhohen nga produktet kozmetike, dhe rastet e format që kanë predispozitë të përhershme.

Sa lloje melazmash janë?

– Sipërfaqësore
– Dermale
– Mikse, lloji më i zakonshëm i melazmës.

 Si trajtohet  melazma?

– Shmanget sa më shumë qëndrimi në diell,
– Krem mbrojtës SPF 30+ jo vetëm me filtra kimikë, por edhe fizikë, gjatë gjithë vitit.
– Përgatitje topike, formula individuale për çdo pacient.
– Disa medikamente dhe suplimente që merren nga goja me rekomandimin e mjekut.
– Peeling i thellë kimik apo kirurgjikal.
– Dhe në varësi të arsyes që shfaqet, detoksifikim dhe riorganizim i ciklit biologjik.
– Pjesa më e vështirë rezulton në ruajtjen e rezultatit nga pacienti.

PYETJET MË TË SHPESHTA PËR MELAZMËN

A është melazma ngjitëse?

Nuk është: ngjitëse, infektive, alergjike, kancerogjene dhe as nuk përparon në kancer,

Kush hormone e prodhon melazmën?

Hormoni seksual estrogjen dhe kryesisht progesteroni.

Cfare është kloazma?

Melazma dhe kloazma (chloasma) janë e njëjta gjë.

 

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

 

Related News