Skip to content

Për lekurën: A e dini se

skin

A e dini se…?

Rritja mesatare ditore e një thoi është:

Në duar – 0,086 mm

Në këmbë – 0,05 mm

Rritja e përditshme normale e flokut është:

Floku i kokës – 0,2-0,3 mm

Qimet e mjekrës – 0,4-0,6 mm

 

Rënia e përditshme e flokut: 40-120 fije në ditë

Trashësia e flokut të njeriut: 0,07–0,17 mm, në varësi të zonës së trupi dhe ngjyrës natyrale të tij.

A e dini se…?

Numri total i fijeve të flokut në kokë është 80 000 – 140 000.

Numri total i tij në trup është 20 000

Gjithë sipërfaqja e trupit është e mbuluar nga flokë dhe push, përveç:

Buzëve, pjesës së brendshme të duarve, shputës së këmbës, disa zona të gishtave, organeve gjenitale eksterne.

Flokët bjondë 140 000

Flokët e zinj 102 000

Flokët kaf 109 000

Flokët e kuq   88 800

Lëkura është e përbërë nga:

Epiderma
Derm
Hipoderma

A e dini se…

Ngjyra e lëkurës nuk është rastësi. Ngjyra është tregues i shëndetit dhe vitalitetit apo i mungesës së tij.

Ngjyra e verdhë është për shkak të shtresës kornoze të epidermës (qelizave të vdekura);
Ngjyra e bardhë është për shkak të shtresës granuloze, substancë e shtresës sipërfaqësore të epidermis;
Ngjyra e kuqe si e gjakut i detyrohet rrjetit vaskular të gjakut të dermës, shtresës së
gjallë të lëkurës;
Ngjyra kafe- brune është për shkak të melaninës, pigmentit të lëkurës.
Në buzë, faqe dhe veshë lëkura është më intensivisht e kuqe për shkak se këtu janë shumë më të holla shtresat epiteliale.

A e dini se…?

Shumë sëmundje mund të diagnostikohen që nga ngjyra e lëkurës.

Siç e shikoni, i vetmi pigment i vërtetë në lëkurë është melanina. Të gjitha ngjyrat e mësipërme janë tregues i vitalitetit, rinisë së lëkurës apo mungesës së saj. Të gjitha ngjyrat që vijnë si pasojë e kombinimit të melaninës dhe ngjyrave të tjera, janë pasqyrë e gjendjes shëndetësore të trupit.

Related News