Skip to content

Puçrat apo akneja me tri faza, kurimi që ju rinon me 10 vite

rudinathanasi.com_fe7b_Template-133-700x700

Shumë prej nesh, mendojmë që kemi lexuar mjaftueshëm për akne, por me siguri kur të keni lexuar këtë intervitë, do të mendoni totalisht të kundërtën! Përmes këshillave të dermatologes së njohur, DR. Rudina Thanasi  do të mësoni të dini si trajtohen aknet siç duhet sidomos aknenë konglobate ose aknetë e vështira, si dhe komplikacionin e rrezikshëm, që vjen prej tyre.

Përmes këshillave të dermatologes së njohur, DR. Rudina Thanasi  do të mësoni të dini të trajtoni siç duhet aknenë konglobate ose aknetë e vështira, si dhe komplikacionin e rrezikshëm, që vjen tyre. Nëse trajtoheni siç duhet, lëkura juaj do të jetë më mirë se vite më parë,  por më shumë e rendesishme është shëndeti. Pse, nuk duhet neglizhuar dhe a dimë ne të trajtojmë në mënyrën e duhur edhe kujdesin e përditshëm, ndaj lëkurës. Disa sekrete të vogla dhe të vërteta të mëdha i gjeni në këtë intervistë të Dr. Rudina Thanasit, e cila përveçse dermatologe  venerologe, Dermatolog Kozmetolog,  eshte edhe autore mjeksore dhe kerkues  shkencore…

Çfarë quajmë akne?

Padyshim që ekzistojnë përkufizime për këtë lloj sëmundje dhe mund të gjendet lehtësisht në internet. Por, a e dimë ne se çfarë janë aknetë? Ligji për të drejten e autorit apo ligji i ” plagjiatures” kerkon qe c do mjeke specialist te kete perkufizimin e tije per cdo pershkrim semundjeje, sindromi apo simptome, teme per te cilen ai shprehet si specialist, ne baze te njohurive shkencore dhe eksperiences se punes. qofte edhe per nje provim per te marre te drejten e titullit specialist ekziston ky kusht.

 Doktori duhet ta ketë personal përkufizimin, ne baze te njohurive te marra ne fakultet, njohjes me perkufizimet dhe mirkuptimet e Koloseve te mjeksise, referuar Profesorit nga i cili ka mesuar specialitetin, informacionit te marre gjate ngritjes p[rofesionale, dhe te rejave te shkences .

 Mbi  te gjitha keto shtohet edhe  eksperienca dhe observimet e punes me pacient.  ” Ate qe s’e kupton qarte as nuk e shpjegon dot  edhe aq me pak e trajton sic duhet”, gjithmone ne limitin e asaj qe mundemi te dime aktualisht. Mjeksia nuk eshte nje shkence ekzakte. dermatologjia moderne eshte nga shkencat me te gjalla dhe me zhvillimet me te vrullshme keta 20 vitet e fundit.  Akne është një semundje e lekures, familjare dhe genetike, inflamatore e folikulit sebacee dhe folikulit pilos, qe shfaqet ne prezencen e nje c rregullim keratinizimi . Akneja me e thjeshte eshte aAknea Vulgare  ajo e adoloshenteve e cila shfaqet ne formen e komedoneve te mbyllura ( pikat e bardha) te hapura ( pikat e zeza) dhe  disa formationeve  papuloze( pucrave) apo pustuloze ( pucrave me ” qelb”)mbi sipërfaqen e lëkurës. Ankea vulgare ne fazen e saje te pare dhe te dyte eshte komedomiane, me komedone të mbyllura dhe komedone të hapura. Komedonet e mbyllura jane ato qe ne gjuhen popullore u themi  pikat e bardha dhe Komedonet e hapura jane ” pikat e zeza” ne gjuhen e perditshme. D.m.th  Aknea fillon me komedonet e mbyllura të bardha dhe pastaj lehtësisht agravohet me pikat e zeza dhe radha e tretë janë kur dalin  ato që ne i themi puçra, ne gjuhen e perditshme dhe papula ne gjuhen mjeksore. Zakonisht në popull,  flasim  apo konsiderojme qe kemi akne kur na shfaqen papulat apo pucrat. Njerzit zakonisht nuk i vene re dy stadet e pare te aknes po fillojnë te konsiderojne shqetesim formen  e trete apo te katert me pustula apo edhe me keq me kiste.  Pastaj, vjen akneja severe/ akne tardive/ aknea e te rriturit që quhet dhe akneja konglobate. Konglobate do te thote ekzistenca e te gjithe formave te mesiperm sebashku. Ke kiste,  ke nodule (Gunga) ke më tepër se tre forma. Zakonisht kistet  dhe nodulet janë ato që dalin në brendësi apo siperfaqe edhe dhembin apo jane intensivisht prurigjinose ( kruhen)  dhe atehere akneja quhet : konglobate ose akneja e rëndë, që konsiderohet shumë e rrallë. Por, jo në Shqipëri! Tjetër, është dhe akneja rosacea, ose aknea e kuqe, fiks siç e ka emrin. Ka autorë që e vlerësojnë si një entitet më vete, ka dhe autorë, të cilët e vlerësojnë si pjesë të aknesë konglobate.  Ne te dyja rastet shfaqet ose agravohet ne akne konglobate. Aknea Rozacee  zakonisht, si fillim dalin vetëm disa enë gjaku, në sipërfaqe, si degëza të vogla, që kur i shtyp , nen presionin e gishtit, largohen.

Shumë shpesh mund të ngatërrohen me cuperozën. Kur fillon dhe agravohet, bëhen kështu si kokrriza mishtore te kuqe  në sipërfaqen e lekures, ndonjehere shume te dhimbshme. ne nje faze me te vone shfaqet edhe Rinofima ( hunda mishtore e trashur, me shume  pore te medha dhe pika te zeza ne brendesi qe nuk shtrydhen dot.)

Kur, agravohet edhe më shumë bëhet akne forme fulminante hemorragjike. Dmth, këto bëhen si laguna gjaku le të themi, dhe këto laguna gjaku janë të tilla, jo domosdoshmërisht kur i ngacmon ndodh kështu.  Në Shqipëri shoqërohet shpesh me aknetë konglobate. Kjo, është një nga format më të vështira të aknesë, por ka edhe më të vështirë se kaq, pasi ekziston një komplikacion që quhet hidrosadinita dhe shoqërohet me të dyja llojet e akneve. Hidrosadinita, eshte nje komplikim i aknese, shpesh here i padjagostikuar, shume rezistente ndaj trajtimit, i dhimbshem dhe me tendence te forte mbiinfektimi dhe cicatrizimi. Pacienti, ndodh shpesh qe thotë se; “nuk kam asnjë gjë, por më ndodh që në zonën e bikinit apo në zonën e sqetullave , tek vithet, te zonat e mbështetjes, më dalin disa puçra te cilat lene shenja . Gjithnjë më del nga një puçër te qimet  apo pas depilimit edhe pastaj më ikën”. Kjo quhet hidrosadinita. Ky është një komplikacion sever i aknesë konglobate.  Hidrosadinita konsiderohet edhe një formë edhe shumë herë më e rrallë, se sa akneja konglobate, por që nuk është e tillë në Shqipëri. Kështu, e kemi mësuar të paktën nëpër libra, që kjo si patologji është një specifikë për lëkurën aziatike.Ne kuptim me te thjesht, Hidrosadinita, është  si një qese, me sebium ne nje folikul pilos ( bulbi i qimeve)  te inflamuar ( enjtur) me fibrozë.  Në qoftë se aty mbivendoset  edhe një nga ato bakterie, të cilat nuk janë specifike për evropianët, por janë shumë normale të zonave ekzotike, atëherë situata agravohet jashtëzakonisht shumë dhe e ben hidrosadiniten supurative. hidrosadinita supurative eshte shume e veshtire per tu trajtuar, rezistente ndaj antibiotikeve edhe ne doza dhe kohzgjatje te madhe dhe shpesh e neglizhuar behet nje risk i larte per shendentin. Bën çikatriçe të forta, të thella, përhapet gjithandej nëpër trup. Bëhet edhe shkak për humbjen e jetës nëqoftëse, nuk trajtohet dhe kurohet në mënyrën e duhur. Ne keto raste eshte shume e nevojshme bashkpunimi i hematologut me mjekun dermatolog.  E rendesishme per tu theksuar eshte fakti se hidrosadinita agravohet ne traume, dhe ben edhe fistula qe komunikojne me njera tjetren nen siperfaqen e dukshme te lekures, ndaj duhet absolutisht evituar nderhyrja me bisturi, pasi behet shkak per perhapjen dhe agravimin e situates se pergjithshme te shendetit.  Ne fazat e para te shfaqjes se hidrosadinites mundet te ngaterrohet rendom me nje kist te thjesht dhjamor, gje qe e veshtireson diagnostikimin e saj.

Ky, me sa duket është një problem shumë i madh, edhe për shqiptarët, që zgjedhin të shkojnë me pushime në një vend ekzotik?

Në qoftëse doktori e njeh dhe e depiston, hidrosadiniten , atehere nuk është më një problem. Por, duhet patur shumë parasysh edhe ky dimension i lartpermendur.  Pacienti mbasi eshte djagnostikuar korrekt i shpjegohet situata dhe sidomos cfare s’duhet te beje dhe nga se te kete kujdes.

 Si  duhet te veproje ne rastet qe duhet te shkoje ne ndonje vend ekzotik dhe sigurisht edhe prognoza e semundjes bashke me limitet e trajtimit te saj. Hidrosadinita del aty ku ka hapësirë, eshte zone pilose si  zonën inginale, aksilare apo edhe në zonën e vitheve, kryesisht  tek personat që me hirsutism  por jo gjithmone. Vete keto zona per shkak te erresires, ngrohtesise lageshtires dhe presionit krijojne kushte maksimale per mbiinfektim.

Jo çdo puçër, që del në zonën leshtore, le të themi është e tillë?

Puçrat që dalin zakonisht në këtë zonë dhe vetabsorbohen duke lene cicatrice, janë hidrosadinitë. gje qe sjell qe hidrosadinita në vetvete mund të jetë një paradiagnostikim i aknesë konglobate. Një person, i cili ka një puçër në këtë zonë, i cili thotë më ka dalë rreth qimes, mu infektua dhe pastaj më iku por ka ngelur nje shenje e vogel , probabiliteti eshte i madhe te kete hidrosadinite.

Diagnostikimi korrekt behet nga mjeku dermatolo.  çikatriçja ngelet si rezultat i inflamacionit shumë të madh plus predispozites karakteristike te ketyre personave per te bere cikatrice, specifike per fotopip lekure 3 e siper. Një doktor me eksperiencë e shikon që ky pacient edhe nëse nuk i është shfaqur akoma aknea dhe hidrosadinita. informon pacientin dhe bashke ndertojne nje terapi preventive.  Ka dhe një formë tjetër, që është edhe pak më e rëndë, që konsiderohet tmerrësisht shumë e rrallë, por prapë nuk është shumë e rrallë në Shqipëri. Akne NUKAE, e cila  i përfshin të tëra këto forma. Midis gjoksit krijohen disa puçra,  të cilat rrjedhin ndonjëherë nga brenda dhe kur shtrydh apo i ngacmon ato krijojne fistula komunikuese dhe lënë disa çikatriçe të tmerrshme  mutiluese dhe shumë  te vështira per tu trajtuar, por jo të pamundura. Mund të jenë si çikatriçe përbrenda, por mund të bëhen si keloid ( nje cikatrice e cila tejkalon disa here masen e lezionit fillestar) përsipër.  Keloid eshte nje jë çikatriçe  e cila tejkalon disa here masen e vete lezionit fillestar.

A janë 100 për qind të trajtueshme? Po koha, a është penalizuese. Në kuptimin, që sa më shpejt ta kapim si problem, aq më mirë është?

Përkundrazi, nuk ka lidhje fare koha. Me e rendesishmje eshte qe pacienti mos i ngacmoje  as vete as ta ndihmojne te tjeret Ka disa lloj protokollesh, unë kam krijuar protokollin tim personal, i cili është shumë efikas.( Pervec hidrosadinites e cila deri tashme mbahet shume mire nen kontroll por s mundem te them qe sherohet).  Është një pjesë trajtimi, që le të themi është intensive, deri në pesë muajt e parë pastaj kerkon vazhdueshmeri dhe mbajtje nen kontroll te situates deri ne 2 vjet. Në fillim  pacienti mësohet se si të kujdeset për fytyrën, sepse problemi më i madh që kanë personat, që kanë akne është se i ngacmojnë ato. Apo shkojnë në vende të çuditshme dhe bejne trajtime te cuditshme , zakonisht fiks c fare s duhet,  gjë që e agravon situatën. Specifike pacienti me akne , qofte edhe akne forme e lehte eshte perdorimi i nje morie  maskash,  scrub esh, kremrash, ect  nga me te cudidtshmet dhe fantaziozet . Shkaku eshte ankthi dhe gjendja e rende emocionale qe krijohet per shkak te aknese.  Padurimi i shtyn  pothuajse të gjithë pacientet me akne te  bëjnë fiks atë që nuk duhet të bëjnë.  Ekzistojne edhe 3 lloje akneshe te cilat vete pacienti i vetprodhon duke e keqtrajtuar situaten me trajtime empirike.

Çfarë bëjmë e dimë, çfarë nuk duhet të bëjmë kur kemi akne ?

E para nuk duhen ngacmuar. Shqetësimi është se qendrat sebaçe, komunikojnë me njëra-tjetrën. Jane nje network i padukshem.  Ti shtrydh një pucërr këtu dhe në fakt ti i ke ngacmuar të tëra. Prandaj, del direkt një tjetër ose shumë të tjera. Dhe, zakonisht ndonjëherë ti as nuk e shikon një puçër kur i ushtron presion, por ti shikon direkt çikatricen.

Karakteristike janë puçrat në zonën peribukale, që tregojnë se personi e ka ngacmuar fytyren. Ka një kod të fshehtë midis doktorëve, që tregon se pacienti i shtrydh puçrat. Puçrat nuk dalin asnjëherë në zonën e poshtme të buzës dhe në mjekër. Nëse  dalin do të thotë, që pacienti i ka ngacmuar puçrat.

Cila është arsyeja apo shkaku i aknesë?

Nuk dihet arsyeja e vërtetë. Akneja eshte nje semundje inflamatore, ne prezencen e nje crregullimi keratinizimi, genetike familjare e gjendrave sebacee te lekures,  por  nje nga faktoret triger, apo shfaqes ne krijimin e disa konditave shume faktoriale  ( nxites)  konsiderohet disbalanca apo fluksi jo konstant i androgjeneve.  Arsye pse pacientet me akne kane edhe ndryshime te forta humori te paparashikueshme.

 Aknea ekziston si predispozite apo premtim i heshtur joshqetsues edhe perpara krijimit te konditave perfekte per tu shfaqur, gje qe mundet te beje edhe parandalimin e  manifestimit te saj.  Thjesht jane te paket pacientet qe i drejtohen nje mjeku dermatolog vetem per kontroll pa patur nje shqesim te madh. Shpesh shkak qe pacienti ti drejtohet mjekut dermatolog si per aknene konglobate edhe aknene rosacea behet mbivendosja e  demodecidozes.

Demodecidoza shkaktohet nga demodeksi  Që është, një parazit, perfaqsuesi me i shpeshte dhe i parrezikshem i akarjeneve te shtepise,i cili gjendet ne menyre natyrale, në tërë ambientet në të cilat ne jetojmë dhe për një arsye ende të paditur nga mjekësia, ky mbivendoset mbi aknene . behet shpesh shkak per shfaqjen e aknese apo  agravon situatën ekzistuese edhe më shumë. Po të shikosh në rrugë, janë disa njerëz, të cilët duken sikur gjithandej janë duke ju shpërthyer puçrat. Dhe, kjo zakonisht është një demodeçidozë, një parazit i cili, mbivendoset tek këto aknetë dhe lë larvat aty. Problemi më i madh nuk është paraziti, pasi ai trajtohet shumë kollaj, por larvat janë shumë herë më të vështira, pasi mund të shpërthejnë kudo dhe janë të paparashikueshme. Akneja është shumë interesante. Dhe kjo është po prapë një pjesë shumë e rëndësishme që duhet shpejguar për publikun. Akneja eshte me hope apo flukse.  Ka momente, në të cilën një pacient është në trajtim dhe vazhdojnë dhe i dalin “puçrat” i shpërthejnë dhe ka një moment që një pacient nuk është në trajtim  ben cdo gje qe sduhet dhe akneja është mirë dhe kaq. Ëkziston gjithmonë në puse. Keto puse vazhdojne edhe pergjate trajtimit vetem se jane me te temperuara.  Normalisht, trajtimi është i tillë, që pasi lëkura bëhet shumë mirë për tre deri në pesë muaj, pastaj duhet mbajtur rezultati një vit e gjysmë deri në dy. Gjithmonë, duke shfrytëzuar atë që quhet memorie qelizore.

Mund të më thoni në terma të përgjithshëm trajtimin që ju ndiqni për këta pacientë me akne dhe sidomos per pacientet me akne konglobate?

Trajtimi bëhet sipas rastit.  Standard.,  faza e pare e trajtimit zgjat nga 14 ditë, deri në 45 ditë, Kjo pjese e trajtimit eshte  standarte. Që do të thotë, pacientit i jepet larësi i duhur për momentin e duhur, për pacientin në fjalë. Laresi perdoret dy herë në ditë dhe merret si pjesë e trajtimit dhe jo thjesht si larës për fytyrën, i jepet trajtim topik, në sipërfaqe të lëkurës për të qetësuar pak situatën.

N.q.s ka dermodeçidozë trajtohet demodecidoza e para, n.q.s jo, atehere  bëhet një trajtim vetëm për “puçrat” lokale. Me solucione të ndryshme, të cilat janë përtharëse.  Duke filluar nga acidi benzoic ne acidin azelaik apo eritromicine topike. Gjithashtu, i sugjerojme pacientit nese është femër të bëjë edhe një vizitë te gjinekologu plus eco gjinecologjike. dhe per perfaqsuesit e te dy sekseve u rekomandohet edhe nje investigim i androgjeneve. Kjo pjese eshte e rekomandueshme por jo e detyrueshme.  Po ashtu i kerkohen disa investigime te pergjithshme, nepermjet te cilave kontrollohet cdo 45 dite ecuria e trajtimit dhe sa i suportueshem eshte trajtimi sistemike per pacientin ne fjale, me qellim shendeti i pergjithshem si prioritet.  Faza e dyte eshte intensive dhe zgjate 45 dite deri ne 4 muaj. pjesa tjeter e trajtimit 18-24 muaj eshte mbajtja nen kontroll e situates.

Sa ndikon faktori hormonal në akne?

Aknea, dëshiroj ta theksoj, nuk eshte kurre hormonale. Është një sëmundje në nivelin e lëkurës, sigurisht që ka një predispozitë gjenetike, ka dhe një predispozitë familjare, por nuk është hormonale. fliksi jo i vazhdueshem crregullimi i androgjeneve eshte faktor i fuqishem triger. Po ashtu edhe gjendja emocionale. Por akneja eksiston edhe pa to.  Po nuk pate akne, mundet te kesh crregullim total androgjenes po edhe gjithe ovarin mikrokistik dhe prape nuk shfaqet akneja.

Si trajtohet aknea?  Fazat e trajtimit.

Trajtimi, në muajin e pare bëjmë të stabilizohet pak situata e pacientit, ta mësojmë se si të kujdeset për fytyrën, sepse kjo është pjesa më e madhe e punes. Më e rëndësishmja eshte te sigurohemi patjetër të kemi bashkëpunimin e pacientit. N.q.s pacienti nuk bashkëpunon, suksesi është i pamundur. Dhe, unë sigurohem në fillim nese pacienti me akne  e ka vendosur qe do te trajtohet apo thjesht do te ndihet pak me mire, a është pacient apo  klient. Unë si doktor mund të jap trajtimin më të mirë në botë, nëse pacienti nuk e realizon është e pamundur  te mberrijme ne nje rezultat te pelqyeshem. Te gjitha lloje e aknese  janë sëmundje me predispozitë gjenetike dhe nuk kemi ku shkojmë nese trajtimi s behet si duhet. E dyta trajtimi eshte shume serioz dhe impenjues, me rezultate te shkelqyera por i pakuptimte nese lihet ne mes, atehere duhet rifilluar nga e para, dhe s ka kuptim te marresh ilace kot, po s ke ndermend ti shkosh deri ne fund. E treta, kur flitet per predispozite familjare bëhet fjalë që ti duhet të permirsosh një meromie qelizore. Nuk është e lehtë, kështu që më duhet patjetër bashkëpunimi i pacientit,  dhe korrektesia e tije, kështu që në trajtimet e para unë, mësoj pacientin se si të kujdeset në mënyrë të përditshme për fytyrën e tij. Nuk i bëj asnjë gjë të jashtëzakonshme. Thjesht i tregoj që, kush është larësi i duhur, si duhet ta lajë fytyrën. Cili duhet të jetë sensacioni, që duhet të ketë, i dorës me fytyrën, çfarë kremi duhet të përdorë apo absolutisht jo, mbasi lahet, si duhet ta mbrojë fytyrën, çfarë duhet të bëjë dhe sipas rastit  i jape edhe një trajtim të jashtëm. Siç lartpermenda ky trajtim topik mundet te jete , për dermodeçidozën, ose për papulat dhe pustulat. Ky është trajtimi i parë. N.q.s, pacienti, e ka mbajtur  shumë mirë trajtimin dhe në bazë të rezultatit te  analizave, atëherë fillojmë trajtimin sisitemik nga goja. E vlen per tu permendur qe nuk duhet filluar menjehere trajtimi sistemik ne pacientet me akne sepse shpesh per shkak  te fluktacionit te androgjeneve por edhe bllokut social qe krijon aknea, jane  me humor te ndryshueshem lehte dhe pa durim. rralle here ne fazen e pare te trajtimit mundet te perfshije edhe antibiotike specifike per aknene. Deshiroje te theksoje se antibiotiket per trajtimin e aknese konglobate por edhe te gjitha akneve jane linja me e lehte e trajtimit dhe merren me vite jo per efektin e tyre si antibiotik por per efektin sekondare te tharjes se sebjumit dhe si pasoje edhe antiinflamatore dhe antifibrolitik. Por jane pjesa e lehte e trajtimit si zevendesues me te lehte te terapise direkte. Prandaj trajtimi ose fillohet dhe cohet deri ne fund ose s fillohet fare.

Ka nje trajtim  te aknese pa efekte sekondare apo më të lehtë për organizmin  se sa keta antibiotike per me shume se nje vite apo te tjera trajtime?

Po , ajo si trajtohen aknet ne menyren me efikase pa efekte sekondare me rezultate te shpejta dhe te qendrueshme eshte piling kimik i mesem i thelle. I cili eshte edhe pjesa vendimtare e trajtimit konkret  te dukshem te aknese. Pasi fillon te beje piling te mesem te thelle, qe ne seancen e pare pacienti e shikon edhe vete qe e sigurt akneja eshte e trajtueshme. Behet shume optimist dhe fillon te ndjeki me perpikmeri trajtimet e rekomanduara.  Megjithate per rezultate te qendrueshme duhet te kombinohet edhe me trajtimet nga goja dhe mbarvajtjen topike. Sa me shpejt eshte gati per piling kimik te mesem te thelle, aq me shpejt duken rezultatet. sa me shume ben piling aq me shume shkurtohet sasia dhe kohzgjatja e marrjes se medikamenteve dhe e vete aknese. ekziston vetem nje problem. piling kimik i mesem i thelle eshte nje procedure kirurgjikale dhe nuk mundet to behet nje pacienti i cili nuk eshte i pergatitur te perkujdeset per lekuren.  Per kete duhet kohe dhe bashkpunim. Po ashtu piling kimik i mesem i thelle ka nje down time.  Por eshte padiskutimisht e vetmja pjese e shendetshme dhe pa efekte sekondare ne trajtimin e aknese.

Si ndikon lidhja hormonale tek aknea?

Faktori  hormonal androgjenik eshte triger i fuqishem. i cili pacienteve u ndikon ne shfaqjen dhe puset e akneve por edhe me shume implikon jeten sociale dhe personale. Pacienti nuk e kupton pse eshte nervoz pa arsye apo pse bie ne depresion pa arsye. Kjo sjell konflikte si ne familje ashtu edhe shoqeri, por konflikti i pare eshte me veten. po ashtu pamja ne pasqyre e deshperon edhe me shume dhe behet nje rreth vicioz nga i cili nuk dilet kollaj. Paraqitja e lekures ndonjehere i ben te ndihen te padeshiruar, pa arsye, dhe mbyllen ne vetvete, ndersa ne te vertete  po per shkak te  fluksit te androgjenikeve keta pacient jane me shume terheqes per seksin e kundert.  Tek meshkujt  flukset e shperthimeve te androgjeneve ndikojnë edhe më shumë, ndaj akneja kur është tek meshkujt ka ne pergjithesi shperthime edhe me te forta  sesa tek femrat. Dicka per tu specifikuar eshte edhe nervoziteti apo mbyllja ne vetvete e pacienteve me akne konglobate, ndryshimi i lehte i forte dhe i pakontrolluar i gjendjes se tyre emocionale. Sidomos tek meshkujt per arsye te trigerit androgjenik keta pacient jane shpesh hiperreaktive emocional, ndaj kur jane ne moshe te re, nje pjese e rendesishme e informacionit mbi semundjen por edhe e  trajtimit eshte tu shpjegoje prnderve dhe vete pacienteve arsyen e gjendjeve te ndryshueshme emocionale te forta. Njehere qe pacienti dhe prinderit e dine shkakun qe nxite keto ndryshime te forta emocionale, fillon edhe nje permiresim i jetes se tyre sociale. konshtientizimi u jep mundesine te jene me ne kontroll te menyres se si reagojne ne perditshmerine e tyre. Lajmi i mire eshte qe ne momentin qe stabilizohet aknea, stabilizohen apo zbuten edhe ndryshimet e forta emocionale. .Rritet vetbesimi,  Behen me sociale, permiresohet vete cilesia e perditshmerise se tyre.  Kjo eshte e vlefshme si per meshkujt ashtu edhe per femrat.  Te femrat është pak më e kollajtë, para ciklit, pas ciklit shikohet një ndryshim, por pusete jane me te qete. Zakonisht femrave u rekomandojme edhe nje kontroll gjinekologjike, eko gjinekologjike per depistimin e ovarit mikrokistik , gjithmone nese ekziston, po ashtu  edhe 2 hormone te cilat ndikohen nepermjet induksionit nga androgjeniket

Infeksionet seksuale a janë ndikuese për agravimin e akneve?

Jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. D.m.th, çdo gjë e cila e streson trupin, është një faktor stresues për trupin dhe inflamacionet, sigurisht ndikon në  te teren. Një sëmundje nuk është kurrë e një organi, nuk është kurrë e  vetem një funksioni, është e të tërë trupit. Ky është leksioni i parë, që të mëson profesori i fiziopatologjisë. Një sëmundje nuk është kurrë e një organi. Por, jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë, zakonisht ndikojnë flukset formonale, por si faktor triger, si faktor shfaqës.

A është një puçër, sinjal për një problem?

I padiskutueshëm. Për më tepër kur del në fytyrë. Si fillim krijon nje paqetesi, e cila mundet te sjelli nje  një block social te rëndësishëm. Çdo simptomë është një tregues, duke filluar që nga dhimbja, që nga kruajtja, asnjë gjë nuk ndodh rastësisht. Të gjitha janë si zile të vogla, që janë duke të çuar, te doktori. Ose të të tërheqin vëmendjen që duhet të fillosh të kesh kujdes për veten, apo te ndryshosh dicka nga e perditeshmje jote.  Puçrat zakonisht qe  dalin në fytyrë, jane një gjë që të shqetëson.

Kur kalon periudha dy vjeçare e trajtimit si vazhdon trajtimi i pacientit që kishte akne?

Pas kesaj periudhe 2 vjecare pergjate te ciles pacienti ka mbajtur rezultatin e perfituar ne fazen e dyte dhe intensive te trajtimit, po ashtu eshte bere vete specialist se si te perkujdeset per lekuren gjate gjithe jetes, trajtimi nderpritet, per minumumi 6 muaj.

Ne raste te rralla pacientit mund ti shfaqet nje puse e lehte. Atehere rimerret nje trajtim ose me shume rekomandim mbarvajtjete per lekuren nen observimin e dermatologut edhe per 6 muaj. Ku eshte protokolli im, që ka ardhur si pasojë e rrjedhojës, e nevojes personale si  pacient me akne  Konglobate severe me njohurite dhe eksperiencen si  doktor dermatolog por edhe Dermatolog Kosmetik. Pacienti i parë i këtij protokolli  per akne konglobate forme severe dhe rezistente ndaj trajtimit, kam qenë vetë une. Ky protokoll është zbatuar për herë të parë mbi mua personalisht, pastaj mbi dy tre persona shumë të afërt dhe shumë të dashur per mua, që kishin një akne  konglobate ne forme shumë të rëndë çikatrizuese dhe mutilante dhe me vone kjo pervoje eshte vene ne funksion te pacienteve te mije.

Rezultatet besoj kanë qenë mahnitëse, duke parë edhe pacientët tuaj, që sigurisht përveçse janë tashmë fanatikë të trajtimit vetëm nga ju, sjellin dhe të tjerë pas tyre?

Rezultatet besoj kanë qenë mahnitëse, duke parë edhe pacientët tuaj, që sigurisht përveçse janë tashmë fanatikë të trajtimit vetëm nga ju, sjellin dhe të tjerë pas tyre?

Po, rezultatet jane shume te mira. Ne perfundim trajtimi behet me shume kujdes per shendetin, dhe efektet sekondare jane edhe me te pelqyeshme se sa ato primare, me shume se vec trajtimi i aknese.  Cdo pacient trajtohet individualisht.

Roli i dermatologut duket se është i pazëvendësueshëm. Pasi, ne mund të marrin shumë lloj kremrash vetë, sipas disa këshillave që kemi dëgjuar dhe të gjitha herët mund të gabojmë në përzgjedhje, edhe pse na duket se tashmë e dimë se çfarë duhet të përdorim?

Roli i dermatologut duket se është i pazëvendësueshëm. Pasi, ne mund të marrin shumë lloj kremrash vetë, sipas disa këshillave që kemi dëgjuar dhe të gjitha herët mund të gabojmë në përzgjedhje, edhe pse na duket se tashmë e dimë se çfarë duhet të përdorim?

Ne si mjek dermatolog në fund të fundit japim fiks ato që janë në farmaci. apo te rekomandonjme formula personale qe pergatiten ne farmaci.

Çfarë ne dimë është në bazë të eksperiencës, njohja e lekures dhe simptomatologjise na jep mundesine te te përshtasim fiks atë produkt  nga gama e shumllojshmerise se produkteve qe eshte perfekt për ty, për fytyrën tënde  pikerisht në këtë moment. I njejti produkt  pas një muaji mund të mos jetë më i duhuri. Mund të ndodhë që, atë që ty të duhet, ti mund ta kesh në çantë dollap, apo në tualet, por nuk mund të zgjedhësh momentin perfekt. Zakonisht, pas dy viteve trajtimi lëkura është perfekte, kur  pacienti e respekton si duhet sepse vazhdueshmëria është shumë e rëndësishme.  Zakonisht shume pacient thone se pas trajtimit te aknese lekura e tyre eshte edhe me cilesore se sa perpara se te semureshin. Personalisht konsideroj qe perfitimi me i madhe i nje pacienti pas ketije trajtimi eshte fakti se gjithmone do te dije se si te vetkujdeset per lekuren gjate gjithe jetes se tyre……..

INTERVISTE – Artikull nga Dr. Rudina Thanasi

Related News