Skip to content

Aknet – Roli i Dermatologut (pergjigje nga nje interviste)

gotacne-700x471

Roli i dermatologut duket se është i pazëvendësueshëm. Pasi, ne mund të marrin shumë lloj kremrash vetë, sipas disa këshillave që kemi dëgjuar dhe të gjitha herët mund të gabojmë në përzgjedhje, edhe pse na duket se tashmë e dimë se çfarë duhet të përdorim?

Ne si mjek dermatolog në fund të fundit japim fiks ato që janë në farmaci. apo te rekomandonjme formula personale qe pergatiten ne farmaci.

Çfarë ne dimë është në bazë të eksperiencës, njohja e lekures dhe simptomatologjise na jep mundesine te te përshtasim fiks atë produkt  nga gama e shumllojshmerise se produkteve qe eshte perfekt për ty, për fytyrën tënde  pikerisht në këtë moment. I njejti produkt  pas një muaji mund të mos jetë më i duhuri. Mund të ndodhë që, atë që ty të duhet, ti mund ta kesh në çantë dollap, apo në tualet, por nuk mund të zgjedhësh momentin perfekt. Zakonisht, pas dy viteve trajtimi lëkura është perfekte, kur  pacienti e respekton si duhet sepse vazhdueshmëria është shumë e rëndësishme.  Zakonisht shume pacient thone se pas trajtimit te aknese lekura e tyre eshte edhe me cilesore se sa perpara se te semureshin. Personalisht konsideroj qe perfitimi me i madhe i nje pacienti pas ketije trajtimi eshte fakti se gjithmone do te dije se si te vetkujdeset per lekuren gjate gjithe jetes se tyre……..

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News