Skip to content

Si trajtohet aknea? Fazat e trajtimit.

acne-model-split-face-your-patients-dont-have-700x349

Trajtimi, në muajin e pare bëjmë të stabilizohet pak situata e pacientit, ta mësojmë se si të kujdeset për fytyrën, sepse kjo është pjesa më e madhe e punes. Më e rëndësishmja eshte te sigurohemi patjetër të kemi bashkëpunimin e pacientit. N.q.s pacienti nuk bashkëpunon, suksesi është i pamundur. Dhe, unë sigurohem në fillim nese pacienti me akne  e ka vendosur qe do te trajtohet apo thjesht do te ndihet pak me mire, a është pacient apo  klient.

Unë si doktor mund të jap trajtimin më të mirë në botë, nëse pacienti nuk e realizon është e pamundur  te mberrijme ne nje rezultat te pelqyeshem. Te gjitha lloje e aknese  janë sëmundje me predispozitë gjenetike dhe nuk kemi ku shkojmë nese trajtimi s behet si duhet. E dyta trajtimi eshte shume serioz dhe impenjues, me rezultate te shkelqyera por i pakuptimte nese lihet ne mes, atehere duhet rifilluar nga e para, dhe s ka kuptim te marresh ilace kot, po s ke ndermend ti shkosh deri ne fund. E treta, kur flitet per predispozite familjare bëhet fjalë që ti duhet të permirsosh një meromie qelizore. Nuk është e lehtë, kështu që më duhet patjetër bashkëpunimi i pacientit,  dhe korrektesia e tije, kështu që në trajtimet e para unë, mësoj pacientin se si të kujdeset në mënyrë të përditshme për fytyrën e tij. Nuk i bëj asnjë gjë të jashtëzakonshme. Thjesht i tregoj që, kush është larësi i duhur, si duhet ta lajë fytyrën. Cili duhet të jetë sensacioni, që duhet të ketë, i dorës me fytyrën, çfarë kremi duhet të përdorë apo absolutisht jo, mbasi lahet, si duhet ta mbrojë fytyrën, çfarë duhet të bëjë dhe sipas rastit  i jape edhe një trajtim të jashtëm. Siç lartpermenda ky trajtim topik mundet te jete , për dermodeçidozën, ose për papulat dhe pustulat. Ky është trajtimi i parë. N.q.s, pacienti, e ka mbajtur  shumë mirë trajtimin dhe në bazë të rezultatit te  analizave, atëherë fillojmë trajtimin sisitemik nga goja. E vlen per tu permendur qe nuk duhet filluar menjehere trajtimi sistemik ne pacientet me akne sepse shpesh per shkak  te fluktacionit te androgjeneve por edhe bllokut social qe krijon aknea, jane  me humor te ndryshueshem lehte dhe pa durim. rralle here ne fazen e pare te trajtimit mundet te perfshije edhe antibiotike specifike per aknene. Deshiroje te theksoje se antibiotiket per trajtimin e aknese konglobate por edhe te gjitha akneve jane linja me e lehte e trajtimit dhe merren me vite jo per efektin e tyre si antibiotik por per efektin sekondare te tharjes se sebjumit dhe si pasoje edhe antiinflamatore dhe antifibrolitik. Por jane pjesa e lehte e trajtimit si zevendesues me te lehte te terapise direkte. Prandaj trajtimi ose fillohet dhe cohet deri ne fund ose s fillohet fare.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News