Papillomat rritje te vogla eksreshcente ne lekuren e qafes, aksilave, qepallave dekoltese dhe zonave gjenitale, pergjithesisht ne ngjyren e lekures por ndonjehere jane dhe ne ngjyre kafe apo brune dhe shpesh ngaterrohen me nishanet. Varen jashte lekures si zbukurime ne pemen e krishtelindjes. Papillomat jane tumore te buta benigne te provokuara nga Virus HPV.
Trajtimi ideal për 90% të problemeve të lëkurës
Peeling Kirurgjikal, informacion i detajuar nga Dr. Rudina Thanasi
E vetmja procedurë mjekësore e njohur që në lashtësi, të paktën 6000 vjet përpara ekzistencës së mjekësisë moderne, ku për shkak të rezultateve dhe njohurive që kërkonte, vlerësohej dhe lejohej të performohej vetëm nga sharmani i perandoreshës, vetëm tek anëtarët e familjes së ngushtë perandorake. I konsideruar si privilegj vetëm për hyjnitë. Peeling kirurgjikal apo Medium-Deep Peeling është një procedurë kirurgjikale minimalisht invazive, e cila heq kimikisht dhe fizikisht shtresat e lëkurës së vdekur dhe të gjallë deri në hipodermë, por dhe ndikon sipas dëshirës dhe nevojës edhe pjesën e mbetur të lëkurës. Shkakton ndryshime rigjeneruese dhe rindërton lëkurën e re në tone dhe teksture vetëm me një seancë.Continue reading
Si të zgjasim rininë tonë – Mezoterapia
Mezoterapia është një specialitet mjekësor që përfshin injektimin e individualizuar dhe të përshtatur sipas kushteve mjekësore, të substancave homeopate, natyrale, vitaminoze, minerale dhe farmaceutike në sasi mikroskopike në lëkurë, me efekt vetëm lokal. Mund të përdoret për eliminimin e celulitit, nxitjen e përshpejtuar të dobësimit, rinimin e lëkurës dhe duarve, trajtimin e lëkurës së varur dhe të dyfishtë, trajtimi i dhimbjes, gushës dyfishe, lipomave, mialgjive, dhimbjeve osteo-artikulare, etj.
Kam njolla kafe në fytyrë dhe sapo kam lindur. A trajtohen?
Pyetje nga paciente: Pershendetje Doktoreshe!
Sapo jame bere nene dhe jam e interesuar per trajtimin e fytyres per heqjen e njollave kafe pasi kam shume te tilla.
Trajtimi behet vetem ne klinike apo mund te behet edhe ne kushte shtepie?
Pergjigje nga Doktoresh Rudina Thanasi
Fillimisht bëhet një konsultë mjeksore. Ju rekomandohet një trajtim i personalizuar i cili ndiqet në shtëpi sipas rastit nga 2 deri në 6 javë. Nëse njollat jane sipërfaqsore ky trajtim
është mëse i mjaftueshëm. Nëse janë të thella, atëhere sipas rastit ju rekomandohen trajtime të tjera në shtëpi apo piling kimik i mesëm i thellë, i cili bëhet në klinkë por
përkujdesja vazhdon në shtëpi