Lipoliza nëpërmjet injeksioneve përfaqëson një teknikë të re për rimodelimin trupor dhe shkrirjen e depozitave aberrante të dhjamit në fytyrë dhe trup. Lipoliza nëpërmjet injeksioneve quhet edhe liposkulpturë. Teknika është ekstremisht efikase. E imagjinuar nga Franz Hasenghander në Europë 2001, e vënë në praktikë po nga vetë ai në 2002. Një teknikë e cila u vërtetua aq efikase, sa në 2004 u themelua “Shoqata Ndërkombëtare e Lipolizës nëpërmjet injeksioneve” – e vetmja teknikë që ka marrë aprovimin e FDA-së në një kohë shumë të shkurtër.Continue reading
Alopecia-rënia e flokut dhe trajtimi i tullacërisë-Pelada nga Dr. Rudina Thanasi
Alopecia, rënia e flokut, është një nga patologjitë më komplekse në mjekësi, gjë që e bën trajtimin e saj një sfidë jo vetëm për dermatologjinë, por për mjekësinë në tërësi. Continue reading
Njollat kafe, çfarë janë dhe si trajtohen? Nga Dr. Rudina Thanasi
Një nga shqetësimet kryesore kur vjen stina e verës janë njollat kafe në fytyrë. Përveç anës shëndetësore dhe estetike, shpesh ato shkaktojnë pasiguri dhe mbyllje në vetvete. Në raste serioze, edhe depresion të thellë, deri në tentativa vetëvrasjeje.Continue reading
Çfarë lloj lëkure kam! (I) – Njohuri të përgjithshme
Lëkura është një organ i gjallë, me një aktivitet si ai i zemrës apo organeve të tjera. Çdo gjë që ndodh në trup shfaqet në lëkurë. Çdo gjë që i ndodh lëkurës shfaqet në trup. Lëkura është organi më i madh i trupit, pesha e saj përfaqëson rreth 6% të peshës trupore.
Çfarë lloj lëkure kam? (II) – Lëkura me tendencë të yndyrshme
Me dëshirën për të ndihmuar pacientët që nuk kanë mundësi të vizitojnë vazhdimisht një dermatolog, por edhe për të informuar këdo që është i interesuar, po bëj një klasifikim më të detajuar të llojeve të lëkurës zakonisht problematike, si dhe rekomandimet përkatëse.
Çfarë lloj lëkure kam? (III) – Lëkura vërtet e yndyrshme, seborreike
Lëkura intensivisht seborreike karakterizohet nga një sekrecion shumë i bollshëm sebiumi. Zakonisht, zona rreth cepave të hundës, mollëzat në afërsi të hundës, midis vetullave, vetullat dhe kurora e kokës janë të acaruara dhe kanë zbokth. Për këta pacientë trajtimi është shumë më serioz dhe i vështirë për t’u menaxhuar vetë. Rekomandohet që në situatat “e krizës” të këshillohen me një specialist dermatolog deri në normalizimin e situatës.
Çfarë lloj lëkure kam? (V) – Lëkura me tendencë të thatë
Çfarë lloj lëkure kam? (IV) – Lekura e thate
Çfarë lloj lëkure kam? (VI) – Lëkura shumë e thatë apo e kartonizuar
Karakteristikë e kësaj lëkure është shkalla e lartë e tharjes. Lëkura duket si karton. Plaket shpejt dhe çfarëdo që t’i bësh nuk ndihesh dot rehat. Shpesh këta pacientë janë të papërqendruar, në dukje superaktivë për të shmangur ndërgjegjësimin e bezdisë së vazhdueshme që krijon kjo lloj lëkure. Jo rrallë bëjnë shumë alergji apo ekzema të fisuruara. Neuropatitë janë normale në këta pacientë, sidomos pas të 40-tave.
Si te parandalosh shfaqjen e qukave dhe njollave kafe ne kushtet e shtepise?
1 Evitohet ekspozimi ne djell midis oreve 11-17.
2 Vendoset krem fotoprotektor mundesisht me spf 50 UVA dhe UVB cdo 2 ore.










